Tema: Facebook
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-06-13, 21:46   #81
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Exclamation Titulli: Facebook

Si tė evitoni virusin “Zeus” nė Facebook qė mund t’ju boshatisė llogarinė bankare


Nėse klikoni linkun e gabuar nė Facebook, njė virus me emrin "Zeus" mund tė arrijė tė marrė tė dhėnat tuaja bankare dhe t’ju vjedhė tė gjitha paratė qė ndodhen nė tė. New York Times raporton me detaje mbi virusin qė gjendet tashmė prej 6 vitesh nė Facebook.

Pasi njerėzit klikojnė mbi njė link dashakeqės, "Zeus" mbetet inaktiv nė kompjuter deri nė momentin qė dikush akseson njė llogari bankare, duke vendosur emrin e pėrdoruesit dhe fjalėkalimin. Firma e sigurisė Trend Micro i ka gjetur linqet qė lidhen me Zeusin nė shumė vende nė Facebook, pėrfshi edhe nė njė faqe tifozėsh futbolli.

Ekzistojnė tre mėnyra se si mund tė evitoni tė bini pre e kėtij virusi:

1. Evitoni sa mė shumė tė mundeni kompjuterėt Windows. Kevin Smith nga Business Insider shkruan se "Zeusi" shėnjestron veēanėrisht kompjuterėt Windows dhe nuk funksionon nė Mac OS X apo Linux. Sigurisht, tė ndryshosh sistemin operativ nuk ėshtė diēka e lehtė, por ėshtė njė nga mėnyrat se si mund tė evitohet ky virus. Gjithsesi, ka variante tė tjera tė "Zeusit" tė cilat mund tė infektojnė smartfonėt Android dhe BlackBerry.

2. Mos klikoni linqe tė panjohura. Kjo ėshtė kėshilla numėr njė pėr ēdo lloj virusi, prandaj ėshtė e rėndėsishme tė pėrsėritet herė pas here. Shumė njerėz nuk arrijnė ta kuptojnė ende se mjafton njė klikim i gabuar pėr tė infektuar kompjuterin me malware. Rregulli i artė: Nėse nuk e njihni personin qė ju ka dėrguar linkun apo nėse edhe thjesht linku ju duket i ēuditshėm, mos e klikoni. Nė fund tė fundit, nuk ia vlen barra qeranė.

3. Sigurohuni qė banka juaj ofron verifikimin me dy faktorė. Sa mė e sigurt tė jetė uebfaqja e bankės, aq mė tė sigurta janė edhe paratė tuaja. Bisedoni me bankėn dhe pėrpiquni tė gjeni mėnyrėn mė tė sigurt pėr tė aksesuar deklaratat (statements) – tė cilat mund tė jenė pėrmes telefonit apo ballė pėr ballė. Nėse pėrdorni online banking, sigurohuni qė tė bėni gjithmonė "log out."
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė