Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-05-06, 00:05   #44
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

Dielli dhe hėna



Nė sistemin diellor si dhe nė galaktika ekzistojnė edhe trupa qiellorė pėr tė cilėt njeriu ka informata, siē janė mjegullnajat, satelitėt dhe shumė tė tjerė, tė cilėt ndoshta njeriu nuk do t'i njohė kurrė. Shumė versete tė Kur'anit fisnik flasin pėr dallimin:

"Dhe kemi vėnė ndriēuesin qė flakėron (diellin)". (Nebe'ė. 13)

"Edhe dielli udhėton pėr nė kufirin e vet. Ai ėshtė pėrcaktim i Ngadhėnjyesit, tė Dijshmit". (Jasin. 38)

"Ai e bėri diellin shndėrritės, e Hėnėn dritė dhe asaj ia caktoi fazat, qė ta dini numrin e viteve dhe llogarinė. Allahu nuk krijoi kėtė pėr tjetėr, pos me qėllim tė caktuar. Ai ia sqaron argumentet njė populli qe kupton". (Junus. 5)

"I madhėrishėm ėshtė Ai qė krijoi yje nė qiell dhe vendosi nė tė dritė (diell) e hėnė qė ndriēon". (El Furkanė, 61)

Dielli ėshtė njė trup i madh i gaztė, i pėrbėrė nga hidrogjeni, heliumi dhe nga 60 elemente tė tjera qė janė shėnuar nė sistemin e Mendelievit. Diametri i Diellit arrin nė 1.390.000 km dhe ėshtė 109 herė mė i madh se i Tokės. Ndėrsa sipėrfaqja e Diellit ėshtė 11.930 herė mė e madhe se sipėrfaqja e Tokės, kurse mbėshtjellėsi ėshtė 1.308.800 mė i madh se masa e Tokės, ndėrsa vėllimi i Diellit ėshtė 1.300.000 herė mė i madh se vėllimi i Tokės,

Dielli shendrit vazhdimisht me energjinė e vet nė tė gjitha anėt e hapėsirės sė ftohtė qiellore. Edhe pse mė pak se 1/2 e energjisė sė pėrgjithshme diellore arrin nė planetin tonė, megjithatė ajo ėshtė e mjaftueshme pėr njė jetė normale.

Pėr pėrbėrjen kimike tė Diellit nxjerrim pėrfundimin mbi bazė tė analizave spektrale. Hidrogjeni dhe heliumi marrin pjesė me 99% nė ndėrtimin e materies diellore. Elementet e tjera, si: oksigjeni, azoti, kalciumi etj. gjenden nė sasi shumė tė vogla. Kėshtu, nė Diell mund tė veēohen katėr sfera:

1. Qendra - nė tė cilėn dominon temperatura prej 20 milionė °C, kurse shtypja rreth 400 miliardė atmosfera;

2. Fotosfera - e paraqet pjesėn e dukshme tė Diellit qė e jep dritėn. Temperatura sillet rreth 7000°C;

3. Kromosfera - ose atmosfera diellore duket vetėm kur Dielli zihet, gjegjėsisht kur fotosfera ėshtė zėnė nga Hėna;

4. Korona - paraqet pjesėn e jashtme tė atmosferės diellore. Mund tė hetohet vetėm gjatė zėnies sė plotė tė Diellit. Shndrit me dritė tė fortė ngjyrė argjendi.

Dielli ėshtė ylli i vetėm nė sistemin tonė diellor, i cili paraqet burimin e energjisė (nxehtėsisė), tė dritės dhe tė jetės nė tokė. Ai ėshtė trup qendror i kėtij sistemi dhe njėherazi ylli mė i afėrt. Si burim i nxehtėsisė, ai, qė nė stadin e hershėm tė zhvillimit tė njerėzimit, u bė trup i magjepsjeve. Zotat e Diellit hasen te tė gjitha civilizimet e vjetra, kurse njerėzit ndėrtuan tempuj pėr nder tė Diellit, duke i bėrė edhe flijime. Mbeturinat e atyre kulteve tė vjetra, tė modifikuara, mund tė hasen edhe nė shumė religjione bashkėkohore. Por Kur'ani fisnik ėshtė kategorik qė Dielli mos tė adhurohet. sepse ai ėshtė vetėm njėri prej shenjave tė Gjithėkrijuesit, siē pėrkujton verseti kuranor:

"Nga faktet e madhėshtisė sė Tij janė nata, dita, dielli e hėna. Mos i bėni sexhde as diellit, as hėnės! Sexhde bėni vetėm Allahut, i cili i krijoi ato, nėse adhuroni vetėm Atė!". (Fussiiet. 37)

Edhe pėr Hėnėn si trup qiellor kemi versete tė shumta nė Kur'anin famėmadh. Po i pėrrnendim vetėm disa:

"Ai e bėri diellin shndėrritės e hėnėn dritė dhe asaj ia caktoi fazat qė ta dini numrin e viteve dhe llogarinė...". (Junus. 5)

"Edhe hėnės i kemi caktuar fazat derisa tė kthehet nė trajtėn e harkut (rrem i hurmės sė tharė) ". (Jasin, 39)

"l madhėrishėm ėshtė Ai qė krijoi yje nė qiell dhe vendosi nė tė dritė (diell) e hėnė qė ndriēon". (El Furkan. 61)

"Tė pyesin ty pėr hėnėn e re (dhe fazat e saj). Thuaj: ‘Ato janė pėrcaktime tė kohės pėr njerėz dhe pėr haxh..." (EIBekare. 189)

Hėna si trup qiellor paraqet satelitin e vetėm natyror tė Tokės. Hėna ėshtė njėkohėsisht edhe trupi mė i studiuar qiellor nė Sistemin Diellor, prandaj njeriu ka argumente tė shumta pėr Hėnėn. Hėna ėshtė trup qiellor i errėt, i ftohtė dhe i fortė. Ajo nuk pėrmban ujė, nuk ka atmosferė dhe deri mė tani nuk ėshtė konstatuar se ka jetė nė tė.

Tė dhėnat themelore pėr Hėnėn janė:

1. Diametri i Hėnės ėshtė 3474 km dhe paraqet 0.27% tė diametrit tė Tokės, qė ėshtė 400 herė mė i vogėl se diametri i Diellit;

2. Sipėrfaqja e Hėnės ėshtė 37.91 km2, 13 herė mė e vogėl se sipėrfaqja e Tokės;

3. Dendėsia e Hėnės ėshtė 3.3 g/cm;

4. Forca tėrheqėse e Hėnės ėshtė pėr 6 herė mė e vogėl se e Tokės. Pėr kėtė arsye, nėse njė trup nė Tokė peshon 90 kg, po ai trup nė Hėnė do tė peshojė vetėm 15 kg;

5. Largėsia mesatare prej Tokės ėshtė 384.000 km.

6. Nga studimet dhe hulumtimet mė tė rėndėsishme, llogariten: a. Mė 1.7.1959 sateliti sovjetik "Lunik 3" e incizoi pėr herė tė parė pjesėn e padukshme tė Hėnės; b. Mė 2.3.1966 sateliti "Lunik 4" u ul pėr herė tė parė nė Hėnė pa ekuipazh njerėzish; c. Mė 3-21.7.1969 me "Apollo 11", astronautėt amerikanė Nil Amstrong dhe Edvin Alldrin qenė njerėzit e parė qė shkelėn nė Hėnė.

Hėna ka tre lloj lėvizjesh: rreth boshtit tė vet, rreth Tokės (rotacioni), sė bashku me Tokėn rreth Diellit (revolucion).

Kohėzgjatja e rotacionit dhe revolucionit tė Hėnės ėshtė 27 ditė, 7 orė, 43 minuta dhe 11 sekonda.

Buhariu dhe Muslimi nė pėrmbledhjet e tyre tė haditheve i transmetojnė fjalėt e Muhammedit s.a.v.s.: "Dielli dhe Hėna janė dy shenja tė Allahut tė cilat nuk errėsohen pėr shkak tė vdekjes apo jetės tė cilitdo nga njerėzit, por me atė Allahu i frikėson dhe paralajmėron robtė e vet. Kur shihni diē tė ngjashme, lutuni Allahut duke e madhėruar (tekbir), duke falur nafile dhe duke dhėnė lėmoshė (sadaka) derisa tė kalojė errėsira".

Kėto fjalė i ka thėnė Muhammedi s.a.v.s. kur ėshtė zėnė Dielli, me rastin e vdekjes sė djalit tė tij, Ibrahimit. Atėherė njerėzit filluan tė flasin se zėnia ndodhi pėr shkak tė vdekjes sė djalit tė Muhammedit s.a.v.s.

Pėr tė ērrėnjosur besimin e kotė dhe besėtytnitė, Muhammedi s.a.v.s. i ka cituar fjalėt qė i cituam mė sipėr, nė mėnyrė qė t'u tregojė njerėzve se gjithēka ndodh sipas ligjeve dhe pėrcaktimeve tė Allahut tė madhėrishėm.

Pjesėtarėt e Islamit e mbajtėn vitin e Hėnės me 12 muaj hėnorė mbi bazė tė verseteve kuranore:

"...Dhe asaj (hėnės) ia caktoi fazat, qė ta dini numrin e viteve dhe tė dini tė llogarisni...". (Junus. 5)

"Te Allahu numri i muajve ėshtė dymbėdhjetė (sipas hėnės), ashtu si ėshtė nė librin e Allahut prej ditės kur krijoi qiejt dhe tokėn...". (Et Tevbe. 36)

Muhammedi s.a.v.s. thotė: “Viti i Hėnės ėshtė marrė pėr arsye se fillimi i ramazanit dhe i dy bajramave ėshtė lidhur me shikimin e Hėnės”.

Ndryshimet e Hėnės janė tė qarta dhe mund tė llogariten dhe mund tė caktohet saktėsisht fillimi ose mbarimi i muajve.

Padyshim, Dielli si ylli qendror i Sistemit tonė Diellor, ėshtė burim i energjisė, sepse jeta nė tokė do tė ishte e pamundur pa dritėn e nxehtėsinė e tij.

Dielli nuk ėshtė asgjė mė tepėr se njė yll qė jep dritė, nxehtėsi dhe energji. Mu pėr kėtė arsye Allahu i madhėrishėm thotė: "Dhe kemi vėne ndriēuesin qė flakėron".

Fjala siraxh do tė thotė "diēka qė jep dritė e shkėlqim", kurse vehhaxh do tė thotė "diēka qe jep edhe dritė, edhe nxehtėsi-energji".

Nga kėndvėshtrimi i shkencės sė astronomisė, Dielli pėrbėhet nga hidrogjeni, gazi i lėngėt, dhe heliumi. Nga e tėrė masa e Sistemit Diellor, Dielli pėrbėn 99,86%, kurse masėn tjetėr 0,14% e pėrbejnė nėntė planetėt e tjerė tė kėtij sistemi, pėrfshirė kėtu edhe satelitėt e tyre. Kjo masė kaq e madhe dhe ky gravitet kaq i fuqishėm i Diellit i ka "robėruar"-detyruar sigurisht nėntė planetėt e Sistemit Diellor; Tokėn, Marsin, Venerėn, Merkurin, Saturnin, Jupiterin. Neptunin, Uranin dhe Plutonin qė tė sillen rreth tij nėpėr shtigje spirale. Toka, planeti ynė, njė lėvizje tė tillė rreth Diellit e kryen pėr 365 ditė. Dielli ėshtė i mbushur pėrplot me gazra. Bashkė me mbeturinat e elementeve tė tjera, pėrbėjnė dy mijė trilionė (2+10³ŗ) tonė materie.

Pėr ēdo milion atome tė hidrogjenit ka afėr 85.000 atome tė heliumit dhe vetėm pėrafėrsisht 1000 atome tė elementeve tė tjera. Njė varg reaksionesh fuzive nukleare. tė cilat e shndėrrojnė hidrogjenin nė helium, ndodhin nė njė shkallė shumė tė lartė dhe lirojnė sasi tė mėdha tė energjisė nė formė tė nxehtėsisė, dritės, rrezeve etj.

Sipėrfaqja e Diellit ėshtė mbi 12 mijė herė mė e madhe se ajo e Tokės, ndėrsa masa e tij ėshtė 333.000 herė mė e madhe se e Tokės. Largėsia midis Diellit dhe Tokės ėshtė 150 milion km, kurse rrezja e dritės sė Diellit deri nė Tokė arrin pėr 8 minuta e 20 sekonda.


----------------------------------
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė