Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-08-04, 20:20   #37
Loloku
 
Anėtarėsuar: 06-01-04
Vendndodhja: Prishtinė
Postime: 1,707
Loloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėmLoloku i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Loloku
Gabim

Njė Vajzė

Duke tė puthur, pa tė dashur
Nė shpirt ai ty tė plagoi
Buzėpėrgjakur nga tė kuqtė e tu,
si vrasės tinėz shkoi


Krenar qė ty "tė shtiu nė dorė"
Gjith' shokėve emrin tėnd ua tha.
Pranė gotės sė birrės pėr ty folėn
nė park, tė dielave ata.


Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenė sytė e ty nė net bilbilash
Si sheshi i shkretė, ku posa ndodhi
Njė katastrofė automobilash.


Tani kur shkon Rrugės sė Dibrės
Ata me sy tė ndjekin pas
Pataj me bėrryl i bien shokut
"E sheh filanen? E ka pas..."


Dhe ti ul kokėn shpejton hapin
T'arrish tek shoqja sa mė shpejt
Tė pėrsėrisėsh fjalėt standart:
"Ah, njėlloj janė tė tėrė djemtė"


Tė dyja t'ulura pranė radios
Do ndizni heshtur njė cigare
tek supi i saj, nėn fjalė lajmesh
njė ēast dremitja do tė t'marrė


Dhe do tė tė ēojė tek njė rrugė tjetėr
M'e gjerė, m'e bukur dhe mė e re
Atje nė sfond fabrikash, njerėzit
Nga kembėt s'do tė tė venė re.


Atje ku t'ecėsh midis turmash
Nė njė grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t'i bjerė shokut:
"E sheh filanen? Ishim miq..."

I. Kadare


Ftohja

U ftoha nga shumė gjėra
Disa i harrova e disa i lashė
Disa i humba si njė unazė
Nė ēezme a govatė

Vėrtetė e humba tė ritė
Por zemėr marr kur ende i dua gratė
Sikur tė ftohem prej tyre njė ditė
Thoni pėr mua: ndjesė pastė!...


Heshtje

Kujdes me fjalėn, zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri
Pushteti i fjalės ėshtė i veēantė
Gatuan male dhe kakėrdhi.

Me fjalėn rrjedhin pėrrenj me mjaltė
Pikojnė ēezma me helm tė zi
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Nga fjala humbėn Judė e Pilatė
Strategė e mbretėr me mbretėri
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Kur fjala nxiret nga buzėt jashtė
Si dallėndyshja s'vjen nė shtėpi
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Unė fjalėn vetė e shtroj nė kartė
Dhe brenda syve se ē'ėshtė e di...
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

D. Agolli
__________________
Rasti ėshtė mbret, sexi mbretėreshė!
Loloku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė