Tema: Perralla!!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-05-07, 21:40   #14
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Si E Zgjati ēifligari Ditėn E Punės

SI E ZGJATI ĒIFLIGARI DITĖN E PUNĖS

Njė ēifligar vendosi tė kontrollonte se si punonin argatėt e ēiflikut tė tij.Nė tė vėrtetė ata punonin shumė. E fillonin punėn qė me natė e linin kur errej fare.Por ēifligarit i dukej se ata punonin pak,se dita qe shumė e shkurtėr.
Njė herė u thotė argatėve:
- Me sa shoh unė ju nuk punoni keq.Fajin e ka dita qė ėshtė e shkurtėr.Mos ndodhet kush midis jush qė mund ta bėjė ditėn mė tė gjatė?
- E bėj unė zotėri, - thotė njė argat i hollė e i gjatė.Unė mund tė sajoj njė makinė qė tė zgjatė ditėn sa tė dojė Zotėria juaj.Veēse kėtė makinė duhet ta vė nė veprim vetėm i zoti i punės,vetė ēifligari.
- Mirė.Fillo nga puna qė tani,pėr pėrgaditjen e makinės tėnde.
- Dhe argati filloi nga puna: preu disa nga drurė,i gdhendi e i bėri tė drejtė,preu disa trungje dhe prej tyre pėrgaditi disa rrota tė cilave u bėri ca dhėmbė dhe kėto rrota i futi nė ca boshte.Pėrgaditi pra,ca ingranazhe tė madhėsive tė ndryshme.Sė fundi pėrgaditi njė dorėz tė madhe.I montoi tė gjitha kėto dhe makina u bė gati pėr punė.
- Tani – i tha argati ēifligarit,- rrotulloje dorėzen dhe dita do tė zgjatet aq sa makina tė jetė nė punė d.m.th. sa tė duash zotrote,veēse nuk duhet ta ndalosh rrotullimin e rrotave tė makinės.
Dhe e vuri vetė nė veprim makinėn qė t’i tregonte zotėrisė sesi punonte makina.Filloi ēifligari tė rrotullonte dorėzen qė rrotullonte edhe rrotat.Puna ishte e thjeshtė por e vėshtirė dhe e lodhshme.Kaloi njė orė. Ēifligarit filluan t’i bien ndjersėt.Hoqi xhaketėn.Filluan t’i digjnin duart, por nuk e ndėrpreu punėn sepse shkurtohej dita.Kėshtu ai punoi deri nė mbrėmje,derisa u err.Dita iu duk shumė e gjatė.
-E sheh zotėri,se dita u zgjat ashtu siē tė premtova?
- Kjo ėshtė e vėrtetė,dita u zgjat bile u zgjat si shumė,- tha ēifligari,- veēse nuk ka mundėsi qė kėtė dreq doreze ta vėrtitė dikush tjetėr?
Mundėsi ka, veēse dita nuk do tė zgjatte aq sa do zotrote.
- E po mirė, - tha ēifligari. – Le tė zgjatet sa tė zgjatet,fundja tė qėndrojė edhe ashtu siē ishte…
Dita zgjati aq sa e kishte bėrė Zoti,dhe ēifligari nuk u lodh mė.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė