Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-07-08, 11:42   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pasardhėsit e heronjėve tė “Lahutės sė Malsisė” e zhvendosėn betejėn nė Amerikė

Bijtė e Vocėrr Balės, pėrgjakja me sllavėt

Nė sheshbetejėn e imagjinuar tė Lahutės, nė kėtė truall trimėrie, lindi Nikoll Shala, i cili deri nė moshėn 16 vjeēare do tė merrte mėsimet e urtitė e gjyshit Vocėrr Bala, por Kuēedra nuk do t’i harronte luftrat dhe kundėrshtitė e Vocėrr Balės dhe pasuesve tė tij dhe ia vrau pas shpine bijtė.
Nikolla tek rrėfen historinė e tij, pėrcjell njė dhimbje drithėruese pėr jetėn e tė parėve tė vet, njė pjesė prej tė cilėve patėn fat tragik.Vetėm pse ishin shqiptar ata u shkuan nė plumb.Trualli i Vocėrr Balės ishte pėrgjakur duke ēuar nė jetėn e pėrtejme trimat qė nuk tuteshin ta thėrrisnin veten shqiptarė dhe nuk i lėshonin rrugė serbėve tė ardhur nga Karapatet tė cilėt silleshin si zotė shtėpie nė trojet shqiptare. Ndėrsa rritej nė truallin e trimave tė Lahutės, Nikollė Shala pyeste veten dhe nėnėn e tij tė mirė se ēfarė faji kishin bėrė pasuesit e Vocėrr Balės qė i kishin vrarė?
Trualli ku kishte lindur ishte larė me gjak; Nikolla ndjehej i pasigurtė dhe i ankthshėm nė tokėn e tė parėve. Aty i kishin vrarė babanė, Mark Vocėrr Balėn,(Shala), pa asnjė faj tė kryer, pa gjyq; vetėm pse mbronte identitetin shqiptar. Pėr tė njėjtin faj tė pa kryer kishin vrarė edhe xhaxhanė, Shpend Vocėrr Balėn( Shpend Vocėrr Shala), i kishin vrarė edhe tre vėllezėrit e nėnės, Dedė Gjon Vuklin, Gjergj Gjon Vuklin dhe Nik Gjon Vuklin.Po t’u shtosh kėtyre dhe tė afėrm tė tjerė, komshijtė e vrarė, numri i tė vdekurėve konkuronte atė tė gjallėve.Tė gjithė tė vrarė pa gjyqe, jo nė luftra, ishin vrarė vetėm se ishin shqiptarė dhe kėrkonin tė ruanin identitetin shqiptar.
Kėtė fat e patėn mijėra shqiptarė qė u ndėshkuan pėr qėndresėn nė trojet e veta. I riu Nikoll Shala, i ēonte tė gjitha kėto ngjarje tragjike ndėr mendje, dhe ndjente habi, qė edhe pse i ishin bėrė gjithė ato vrasje, sllavėt bėnin pėrpjekje qė ta bindnin tė punonte pėr ta, nė mėnyrė qė ta kishin mė tė lehtė pėr ta asgjėsuar kur t’i vinte koha e kur ta lypnin rrethanat, siē kishin bėrė me babėn, xhajėn dhe tre dajat. Nė emėr tė bashkim vllazėrimit i kėrkonin tė bėhej kryetar rinie, por ai refuzoi. Qėllimi ishte i qartė; duke vėnė nė krye tė rinisė njė pėrfaqėsues tė njė familje me tradita, sunduesit do ta kishin shumė tė lehtė pėr t’i sunduar shqiptarėt e tjerė, por pėr disa vjet radhazi Nikolla i kundėrshtoi me kurajo.Pas tre vjetėsh filloi presioni qė tė anėtarėsohej nė Partinė Komuniste, por ai prapė i kundėrshtoi duke u thėnė se ende nuk ishte i pėrgatitur pėr tė
marrė detyra e pėrgjegjėsi kaq tė mėdha mbi vete. Tė dėrguarit e “Kuēedrės” bėnin lajka duke i thėnė se ia njihnin aftėsitė dhe ai mund t’i pėrballonte detyra tė tilla, por ai sėrish rezistoi.
Ndėrsa atij, para syve i kalonin tė vrarėt e pafajshėm, dėgjonte thellė nė ndėrgjegje rėnkimet e shpirtrave tė pafajshėm dhe betohej se nuk do ta ndalte luftėn pėr shqiptarizėm.


Drejt ėndrrės amerikane, UDBA pengon

Nikollė Shala po kėrkonte njė shteg pėr tė dalė nga skėterra qė mund t’i merrte jetėn si shumė prej meshkujve tė tjerė tė asaj familjeje.Po si? Nė ē’mėnyrė tė ikte pa rėnė nė sy? Ėndėrronte qė tė vendosej nė Amerikė, ku kishte dėgjuar se ishte vend i lirive, po si?
Nuk thonė kot se rastėsia ėshtė mbret i zgjidhjeve tė vėshtira. Xhaxhai i tij, i thotė njė ditė se qėndrimi i mėtejshėm aty nė Guci ishte i rrezikshėm. Ai pėr vete kishte vendosur qė tė merrte rrugėn e largėt pėr nė Amerikė: ”Po tė duash eja me mua nė Amerikė, ku do tė keshė mė shumė shanse pėr jetėn. Nėse nuk do tė mėrgosh aq larg, shko nė Slloveni, ku jeton Gjeloshi, xhaxhai tjetėr”. I kishte paraqitur kėshtu dy alternativa pėr tė shpėtuar nga jeta e pasigurtė.
Nikoll Shala nuk u mendua gjatė. E mori vendimin aty pėr aty. Zgjodhi Amerikėn. Ishte viti 1967. E rėndė ishte braktisja e trojeve, lėnia pas e varreve tė tė parėve, por duhej siguruar jeta, pa e ndėrprerė betejėn pėr identitet kombėtar. U bėnė kėshtu disa familje bashkė nga fshati Doli i Gucisė dhe vendosėn tė mėrgonin. Ishte grupi i parė qė po linte vendlindjen.. Familjet i bashkonte e zhvendosura “armiqėsia” nė heshtje me shtetin sllav, qė u kishte grabitė lirinė dhe u kishte vrarė tė afėrmit.Nuk kishte asnjė nga familjet qė po lėshonin vendin qė tė mos ishte nė gjak me pushtetin, qė tė mos kishte njė tė vrarė nga shteti sllav.
Organet e shtetit u bėnė kurreshtarė kur mėsuan pėr vendimin qė kishin marrė tė nėntė familjet shqiptare. UDB-ja filloi tė hetonte, tė pyeste, tė investigonte se ēfarė kishin ndėr mend tė bėnim. Ata shqetėsoheshin se mund tė flisnin e tė tregonin se ē’ndodhte nė trevat shqiptare tė pushtuara nga sllavėt, si vriteshin shqiptarėt pas shpine, pa gjyqe e pa kryer kurrė njė faj. Sigurimi Jugosllav interesohej qė tė mėsonte se kush e kishte ftuar nė Amerikė nipin e Vocėrr Balės, kush fshihej pas ftesės. Filluan tė pyesnin secilin prej atyre qė kishin paraqitur kėrkesėn:Kush po ju thėrret nė Amerikė? Ku do tė shkoni? Ku do tė qėndroni? Pse…?
Nikolla tash qė kanė kaluar aq shumė vite nga ajo kohė, arsyeton se “Dyshimi UDB-sė ishte se mos kishte njė skenar pas kėsaj ikjeje; se mos ne vinim nė Amerikė pėr tė denoncuar krimet sllave ndaj shqiptarėve. Sllavėt e parandjenė se ne do tė vinim nė Amerikė qė tė sensibilizonim politikėn dhe shtetin Amerikan ndaj genocidit qė ushtrohej sistematikisht ndaj shqiptarėve, do tė merrnim pjesė nėpėr demonstrata e do tė flisnim e shkruanim nėpėr gazeta.Pėr ata ne ishim mė tė sigurtė aty ku kishim lindur se mund tė na zhduknin kur tė donin siē kishin vepruar me njerėzit tanė.”
Nikolla kujton se edhe nė Itali nuk iu ndanė spiunėt e UDB-sė, qė ua kishin ndjekur gjurmėt. Pasi siguruan kalimin nga vendlindja nė Itali, kėrkuan qė tė mbarteshin drejt Amerikės. Por ditėt kalonin dhe kėrkesa nuk po miratohej. Spiunėt depėrtonin deri nė zyrat e emigracionit nė Romė dhe nxirrnin pengesa tė shumta qė familja e Nikollė Shalės dhe tė tjerat tė mos niseshin drejt Amerikės. Nikolla kujton se pėr tė siguruar kapėrcimin e Atlantikut dhe pėr t’u vendosur nė supershtetin e ėndėrrave u pėrpoqėn qė t’i shfrytėzonin tė gjitha rrugėt e njohjes. U shkruan letra edhe meshtarėve qė ishin nė Guci dhe qė i njihnin mirė si Dom Marjan Gllasnovic, Dom Rrok Matej dhe Dom Millorad Defor, tė cilėt nga ana e tyre i shkruan ambasadės amerikane nė Itali qė t’u njihej e drejta e emigrimit nė Amerikė. Ndėrhyrja energjike e Dom Daniel Gjecaj dhe Patėr Ambroz Martinit nė favor tė familjes Shala e
shkallmuan murin e pengesave qė ngritėn agjentėt serbė. Madje, Patėr Daniel Gjecaj shkoi vetė nė ambasadėn amerikane nė Romė dhe sqaroi pozicionin e familjes Shala, duke u thėnė punonjėsve tė ambasadės se kushdo qė tė vijė e tė flasė e tė shpifė kundėr kėsaj familje mos i dėgjoni, por nxirrni jashtė sepse familjet e shpėrngulura janė tė ndershme dhe tė vuajtura. Kėshtu qė pas kėsaj ndėrhyrjeje u hap rruga pėr nė Amerikė. Gjithėsesi kėmbėngulja e spiunėve dhe shėrbėtorėve tė Beogradit i lanė mė shumė se 6 muaj refugjatė rrugėve tė Italisė..
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė