Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-07-11, 16:46   #23
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Kryeministri Hashim Thaēi: Pėr Kosovėn nuk do tė ketė rikthim prapa, dhe nė status quo



Prishtinė, 27 korrik 2011


Nėn drejtimin e Kryeministrit Hashim Thaēi ėshtė mbajtur sot mbledhja 26 –te e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės.

Kabineti qeveritar me njė minutė heshtje ka nderuar policin e vrarė nė detyrė, Enver Zymberin.

Kryeministri Thaēi edhe njė herė nė emėr tė Qeverisė sė Kosovės ka shpreh ngushėllimet familjes sė Enver Zymberit, i cili me propozim tė Qeverisė, presidentja e Kosovės sot e ka shpallur hero i Kosovės. Familjes Zymberi , Qeveria i ka ndarė njė ndihmė nė vlerė prej 25 mijė euro.

Kryeministri Thaēi me kėtė rast ka premtuar se do tė rregullohet me ligj statusi pėr tė gjithė policėt e vdekur nė detyrė. Pėr familjet e tyre do tė ketė pensione.

Mė tutje z. Thaēi ka thėnė se jemi tė vendosur tė mos tolerojmė qė njė pjesė e territorit tė Kosovės tė jetė vrimė e zezė pėr gjithė Evropėn. “Kosova kėrkon rikonfirmimin bashkėsisė ndėrkombėtare qė nė Kosovė tė ketė sundim tė ligjit e jo kontroll tė njė pjesė tė territorit tė Kosovės nga kontrabandistė”, theksoi z. Thaēi, duke shtuar se vendimi i Qeverisė ka qenė legal dhe legjitim, ka qenė plotėsisht nė pėrputhshmėri me kushtetutėn dhe ligjet, dhe me dokumentin e Ahtisartit.

“E ritheksoj se pėr Kosovėn nuk do tė ketė rikthim prapa, nuk do tė ketė rikthim nė status kuo. Republika e Kosovės kėrkon rikonfirmimin nga bashkėsia ndėrkombėtare qė tė qėndrojnė prapa kėtyre zotimeve qė nė Kosovė por edhe nė rajon tė ketė rend, ligj, tė ketė sundim tė ligjit, e jo kontroll tė njė pjese tė Kosovės nga kontrabandistėt”, pohoi z. Thaēi.

“Ne kemi pasur njė bashkėpunim tė shkėlqyeshėm gjatė kėtyre ditėve me KFOR-in, pėr ēka falėnderoi gjithė stafin komandues, gjeneralin Byhler. Kemi pasur bashkėpunim dhe konsultim tė vazhdueshėm me faktorėt relevant ndėrkombėtarė. EULEX ka qenė i informuar, por EULEX ka hezituar dhe ka refuzuar tė jetė mbėshtetės i vendimit tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės pėr vėnien e rendit dhe ligjit. Ky ėshtė nė kundėrshtim me rolin e tyre, pėr ēka institucionet e Republikės sė Kosovės i kanė ftuar nė Kosovė”, hheksoi z. Thaēi.

Prandaj, nė kuadėr tė autoritetit tonė sovran, nė kuadėr tė kompetencave kushtetuese ligjore nuk mund tė tolerojmė qė vendi ynė tė pėrdoret, tė shfrytėzohet si vendkalim pėr mallra tė kontrabanduara. Kjo ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me parimet dhe ligjet dhe Kushtetutėn tonė, por ėshtė nė kundėrshtim edhe me vlerat perėndimore. Nėse misioni EULEX mendon se kjo ėshtė diēka normale, qė duhet toleruar, atėherė le tė na japin vetėm njė shembull konkret nė cilin shtet tė BE tolerohet krimi nga struktura tė armatosura paralele.

Nė tė njėjtėn kohė, ne jemi zotuar dhe do tė vazhdojmė tė punojmė kėmbėngulėsish me gjithė partneret tanė ndėrkombėtarė me respektimin e plotė tė integritetit territorial tė Republikės sė Kosovės. Vizioni ėshtė hapja e kufijve, jo ndryshimi i kufijve. Dhe ata qė pretendojnė ndryshim tė kufijve nė asnjė rrethanė nuk do tė kenė sukses.

EULEX ėshtė i ftuar nga institucionet e shtetit tė Kosovės pėr tė ushtruar autoritetin e vet pėr sundimin e ligjit. Ne kemi pasur dhe jemi pėrcaktuar pėr bashkėpunim me EULEX-in. Kėrkohet tė ketė qartėsi dhe vendimmarrje nė pėrputhshmėri me rolin dhe misionin e tij. Mė lejoni tė ritheksoj se pėrderisa mundohemi dhe punojmė tė kultivojmė bashkėpunimin e partneritetin me BE, ndodh qė pėrkundėr objektivave tė pėrbashkėta tė kemi dinamika tė ndryshme. Ne jemi duke u pėrpjekur maksimalisht pėr respektimin e plotė tė kritereve demokratike, tė kritereve tė domosdoshme pėr liberalizmin e vizave. Ne nuk jemi tė ndihmuar nė kėtė moment pėr vėnien e rendit dhe ligjit nė njė pjesė tė territorit tė Republikės sė Kosovės. Sovraniteti ynė ėshtė cenuar. Ne nuk mund tė tolerojmė njė diēka tė tillė. Dhe kjo gjė duhet tė thuhet botėrisht. Dhe pėr kėtė cenim tė sovranitetit tė Republikės sė Kosovės ėshtė i informuar edhe Uashingtoni, edhe Brukseli edhe NATO.

Ne kemi filluar dialogun me qėllimin mė tė mirė mes Republikės sė Kosovės dhe Serbisė. Kemi arritur tri konkluzione tė pėrbashkėta me kreativitetin e Prishtinės dhe pėrgjegjėsinė e plotė kushtetuese dhe ligjore. Jemi zotuar pėr tė implementuar kėto konkluzione. Nė mėnyrė tė njėanshme ka ndodhur ndėrprerja e pėrkohshme e dialogut pėr ēėshtjet qė kanė qenė nė agjendė tė ēėshtjes sė vulės sė doganave, telekomunikacionit, sistemit tė energjisė dhe ēėshtjeve tjera. Natyrisht, jemi shumė tė zotuar qė dialogu tė vazhdojė. Nė asnjė rrethanė nuk do tė lejojmė qė dialogu tė zhvendoset nė terren. Nuk do tė dialogojmė me askėnd pėr rregullimin e brendshėm. E ritheksoj, nuk do tė dialogojmė me askėnd pėr sigurinė e vendit tonė. Dialogu zhvillohet nė Bruksel. Dhe ftojmė Beogradin qė tė vazhdojė dialogu. Ajo ēka ėshtė shumė me rėndėsi ėshtė qė tani institucionet e shtetit tė Kosovės janė nė krye tė detyrės. Tani nė pikat doganore 1 dhe 31 do tė jenė policia e Kosovės, multietnike, doganat e Kosovės dhe do tė respektohen vendimet e institucioneve tė Republikės sė Kosovės.

Kėto ditė ishte momenti i sė vėrtetės pėr Kosovėn e re. Ajo e cila ėshtė heshtur tash e 12 vite nuk do tė heshtet mė tutje. Ka filluar instalimi i rendit, rregullit dhe ligjit. Ėshtė toleruar e keqja tash e 12 vite kinse nė emėr tė njė stabiliteti, por nuk ka stabilitet aty ku ka kontroll prej kontrabandistėve, prej krimit. Tash e 12 vite komuniteti ndėrkombėtar ka dėshtuar tė ndėrmarr qoftė edhe njė veprim pėr vėnien e rendit dhe ligjit nė atė pjesė tė territorit tė Republikės sė Kosovės. Gjendja aktuale dhe e mėtutjeshme ėshtė e patolerueshme, dhe asnjė justifikim nuk ėshtė i qėndrueshėm prej kujtdo qoftė. Ajo qė ėshtė jashtėzakonisht me rėndėsi, pėr ēka edhe i ftoj qytetarėt e Kosovės tė kenė mirėkuptim, tė kenė besim tek institucionet e shteti tėt Kosovės, dhe tė ketė qetėsi e gjakftohtėsi. Ne vetėm po ushtrojmė tė drejtėn tonė kushtetuese dhe ligjore.

Ftoj Beogradin qė tė reflektojė dhe tė ndryshojė qasjen nė kuptimin e evropeizmit tė shtruarjes sė ēėshtjeve pėr zgjidhjen e problemeve praktike nė raport me shtetin e Kosovės. Tė gjithė punojmė pėr raporte tė mira fqinjėsore qė tė jemi tė gjithė pjesė e Evropės sė bashkuar, tė kemi kufij tė standardeve evropiane, kufij qė do tė lehtėsojnė komunikimin e njerėzve, mallrave.

Nė veri tė Mitrovicės tė gjithė jemi tė dėshtuar, tash e 12 vite. Kjo gjendje duhet tė ndryshohet. Po ndryshon vetėm me vendime tė drejta, siē kanė qenė vendimet qė kemi marr nė dy ditėt e fundit, nė bashkėpunim tė ngushtė me komunitetin ndėrkombėtar dhe me njė vetėdijesim tė autoriteteve tjera qė janė tė thirrura pėr rend dhe ligj. Unė ju ftoj tė gjithė pėr solidaritetin, pėr unitetin politik dhe qytetar. Unė mund tė them se do tė jemi nė kryerjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore si Qeveri e Republikės sė Kosovės”, pohoi kryeministri Thaēi nė hapje tė mbledhjes sė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės.

Duke proceduar sipas rendit tė ditės Qeveria ka miratuar Projektligjin pėr Qendrėn Historike tė Prizrenit , Projektligjin pėr Lirinė e Asociimit nė Organizatat Joqeveritare dhe Projektligjin pėr Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht.

Kabineti qeveritar ėshtė njoftuar me Raportin gjashtėmujor tė Buxhetit pėr vitin 2011 si dhe reduktimin e Alokimeve pėr shpenzimet .

Qeveria ka marrė vendim pėr ndarjen e mjete financiare nė vlerė 60.000 (gjashtėdhjetė mijė) euro pėr financimin e funksionit tė Auditorit tė Pėrgjithshėm .

Ėshtė miratuar Plani Zhvillimor Strategjik 2011-2014 i Ministrisė sė Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor. Po ashtu i ėshtė dhėnė drita e gjelbėr vazhdimit tė Master Planit pėr Brezovicėn.
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė