Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-03-10, 17:25   #3
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nuse nė Gjermani

...Gjyqtari lexonte ngadalė pa ngritur kokėn. Dani vėshtronte Fjollėn vjedhuzari.
" Para se psikologia tė lexojė raportin e vet, do tė kenė mundėsi palėt tė deklarohen. Ne sot nuk mund ta ndalim shkurorzimin, por duhet tė vendosim pėr ardhmėrin e Kevinit, se cilit nga prindėrit do ta fitojė kujdestarinė. Pra, sot, nuk do tė vendoset pėr interesat e prindėrve, por tė djalit!" Gjyqtari ngriti kokėn, hoqi syzat e leximit dhe shtoi: " Fjalėn e ka zonja Fjolla Destini-Pusi.
Ajo u ngrit, u falenderua dhe shikoi Danin nė sy. Ai uli shikimin. Gjyqtari i tha se mund tė flasė " mudn tė flisni edhe ulur", i tha gjyqtari. Fjolla iu falenderua dhe ul duke shtrėnguar njė laps nė dorė. Avokati e preku nė krah duke i sugjeruar tė flasė. Nga fillimi?, pyeti ajo.
" Po, nga fillimi," pėrsėriti avokati.
" Unė u dashurova nė fillim nė bazė tė fjalėve, qė m“i tregonte kushėriri im, pastaj takoheshim shpesh nė internet, kur e pashė mė pėlqeu dhe e dua akoma dhe jam e gatshme tė kthehem pranė djalit tim! E thash kėtė sepse psikologia mė pyeti se a ishim fejuar qė nga fėmijėria. Nė Kosovė diēka e tillė, nuk ekziston. Pra unė jam e gatshme tė kthehem te djali, por jo me dy ..."
" Pėr fat tė keq burri Juaj nuk e dėshiron kėtė", e ndėrpreu gjyqtari.
" Po, e di", tha Fjolla dhe shikoi pėrsėri Danin. Ai ktheu shikimin nga avokati i tij.
" Zoti gjykatės", vazhdoi Fjolla. " Unė nė shtėpinė e tij jam sjellur si sillet njė grua shqiptare..."
" Si sillet njė grua shqiptare", pyeti gjykatėsi.
" Unė kam respektuar tė gjitha rregullat. Kam bėrė atė qė ka dashur ai. Pėr njė vit kam dalur dy herė nė qytet. Jam kujdesur pėr prindėrit e tij. Kur erdhi letra nga Zyra pėr tė Huaj me kėrkesėn pėr vijimin e kursit tė gjermanishtes, ai e bėri copė-copė dhe e hodhi. Prandaj mua mė nevojitet sot pėrkthyesi. Gjatė shtatzanisė mė ka dėrguar vetėm njė herė te gjinekologu, jo burri im, por kunata. Te njė grua gjinekologe. Dy javėt e para ka fjetur nė shtėpi, pastaj tha se duhet tė punojė natėn dhe kthehej nė mėngjes, pak pas orė tetė. Kėshtu vazhdoi deri njė javė para lindjes", dhe ajo mbylli sytė. Lotėt rrėke zbrisini mbi faqet e saja valė. Avokati i dha njė facoletė. Fjolla dėneste. Gjyqtari i ofroi njė pushim tė vogėl derisa tė qetėsohej. Ajo refuzoi. "Do tė vazhdoj", tha ajo e vendosur. Psikologia i shtyri gotėn me ujė, qė gjendej mbi tavolinė me njė kanė. Fjolla fshiu lotėt dhe mori gotėn nė dorė duke u falenderuar.
" Zoti gjykatės, njė javė para lindjes sė Kevinit ishim tė ftuar nė dasmėn e kushėririt tė tij. Dola para dere tė marrė pakėz ajėr tė pastėr. Sapo desha tė kthehem brenda, doli edhe ai pėr tė tymosur dhe nė atė ēast po afrohej njė zonjė me dy fėmijė. Kur panė fėmijėt Danin, vrapuna nė drejtim tė tij duke bėrtitur "papi...!" ( babi). Unė e shikova atė e hutuar, ai i mori femijėt me vrull, bėrtit diēka nė gjermanisht, e mbaj mend vetėm fjalėn "Scheise", sepse te ne ka edhe emėr femre: Shaize.
Gjyqtari nėnqeshi si dhe zonja qė shkruante nė kompjuter.
" Siē thashė, i rrėmbeu fėmijė si i tėrbuar, gruaja vrapoi pas tij dhe i ēoi diku me makinė. Nė atė ēast mė kanė dėrguar nė spital, ku linda djalin tim", dhe ia plasi pėrsėri vajit. " Nė spital qėndrova shtatė ditė dhe nuk mė ka vizituar asnjė herė. Unė desha djali tė quhen Faton, e kishin pagėzuar Kevin. Djalit i kam dhėnė gji vetėm njė javė. Pastaj kunata ime, qė pat lindur fėmijė dy muaj para meje. Dani thoshte se tamli im ėshtė i keq. Pak para se mė dėboi nga shtėpia, mora vesh nga njė shqiptare, nga njė telefonatė anonime, se Dani nuk kishte punuar kurrė natėn dhe se jetonte nga ndihma sociale, por natėn e kishte kaluar te gruaja tjetėr, gjermane. Njė vit jetova nė njė gjendje tė pa shpjegueshme: rrahje, keqtrajtime dhe qortime tė pėrditshme. Djalin nuk ma jepnin, por e mbante nėna e tij ose kunata. Unė shėrbeja nė atė familje, por me djalin nuk kam mundur kurrė tė kalojė njė orė. Kevini flinte natėn me gjyshen. Njė ditė mė tha ta marrė pasaportėn me vete se do tė dalim diku, u soll shumė mirė me mua, mendova se do tė ndryshojė gjendja, por pas katėr orėve arritėm nė aeroportin e Berlinit. Mė lėshoi biletėn e aeroplanit nė dorė me dhjetė euro dhe iku. Pėr tė ardhur kėtu, pėr dhurata, pata marrė hua njė mijė euro, qė nuk i kam kthyer...Pjesėn tjetėr e dini, se pastaj u ktheva nė shtėpinė e grave...Gjatė mė shumė se njė vjet qėndrimi nė atė shtėpi i kam telefonuar dhe shkruar mesazhe qindra herė, por kurrė nuk mė lejoi ta takoj djalin...!"
Gjyqtari solli kokėn dhe njė copė herė mori disa shėnime.
" E keni radhėn ju, zoti Pusi, por pėrqėndrohuni nė ēėshtjet kryesore ju lutem."
Dani tregoi se ishte zhgėnjyer dhe se ndjehej i mashtruar nga Fjolla. Qėllimi i saj nuk kishte qenė krijimi i familjes me tė, por pėrfitimi i lejės sė qėndrimit.
" Fakti se kemi 11 vjet dallim, flet pėr kėtė!, tha ai. " Nė shtėpi sillej keq. Nuk respektonte prindėrit e mi. Nuk ėshtė e vėrtetė se ia kam ndaluar mėsimin e gjuhės, por ajo thoshte se gjermanishtja ėshtė gjuhė oficerėsh. Kam dashur ta dėrgoj disa herė te gjinekologu, por nuk dėshironte, kishte turp apo shtirej se kishte turp. Nuk dinte tė sillej si nėnė e mirė, ndoshta pse ėshtė e re dhe nuk e kanė mėsuar nė shtėpi. Nė aeroport nuk e kam dėrguar, pse doja unė, por ajo mė tha: ose ndaju nga ajo grua ose ika." Fjolla tėrė kohėn sillte kokė nė shenjė mospajtimi.
" Unė i pata treguar qysh nė Kosovė se kam tre fėmijė, me dy gra. Me gruan qė kam dy fėmijė nuk kishim kontakte, por zoti gjytar, unė jam burrė, kjo nuk dinte tė bėjė as dashuri si duhet. Seksi me tė ishte i mėrzitshėm, i pavlerė dhe iu ktheva gruas sė dytė. Arsyeja kryesore pse unė u pajtova tė kthehet, ėshtė se ajo nuk e donte djalin! E keqtrajtonte, nuk e ushqente, harronte...Diēka tjetėr nuk kam ē“ ka tė them", tha ia. " Harrova edhe njė gjė qė pėr ne shqiptarė ėshtė me shumė rėndėsi: ajo nuk ishte e virgjėr." Nėtė kėtė ēast Fjolla u ngrit si e tėrbuar, avokati u pėrpoq ta ndalė, por megjithė pengimin e tij, arriti tė hedhė me gotė nė drejtimin e tij. Ai uli kokėn dhe gota u thye copa-copa nė mur. Avokati i tij dhe Dani fshinė fytyrėn nga uji, qė u derdh gjatė fluturimit tė gotės.
Dan Pusi u buzėqeshė dhe shtoi: " E shihni zotėri gjykatės! A mund tė jetohet me njė grua tė tillė!?! E fėmija, si mund tė jetojė fėmija me njė nėnė tė tillė?!" Gjyqtari e qortoi Fjollėn duke iu kėrcnuar edhe me gjobė pėr mosrespketimin gjykatės...Fjolla vuri dorėn nė ballė dhe qante.


" Ta dėgjojmė tani raportin e specialistes, qė ėshtė marrė me studimin e sjelljeve tė tyre", tha gjyqtari. Avokatėve u janė dėrguar kopje me kohė, por megjithėkėtė t“i dėgjojmė shkurtimisht edhe njė herė. Psikologia mori syzat e leximit dhe ul nė njė tryezė nė mes tė sallės duke shfletuar dosjen.
" Gjykatė e lartė, sipas autorizimit Tuaj, unė mora kontakt me tė dy palėt. Nė shtėpinė e zotėri Pusit isha nga ora dhjetė deri nė orėn pesėmbėdhjetė. Me zonjėn Pusi dhe djalin u takuam dy herė, pėr tetė orė. Psikologia shikonte herė pas here nė aktet e saja.
Si kalohet dita te z.Pusi? Nga ora dhjetė z.Pusi ishte shtrirė nė divan dhe ai shėrbehej nga nėna. Nėna i sillte ujė, nėna ia solli taketuken, tymoste nė dhomėn ku gjendjej edhe djali. Kur djali qante, nėna e tij vraponte. Ai nuk shqetėsohej dhe nuk lėvizej nga vendi. Shikonte televizor me tė atin apo bisedonte me tė. Ose luanin shah. Konstatimi im qė ėshtė me rėndėsi pėr gjyqin: djali nuk ka lidhje tė veēanta me z.Pusi, por e konsideron nėnė, nėnėn e zotit Pusi dhe ajo kujdeset pėr tė. Interesante tė pėrmendet se pėr drekė erdhi motra e tij, bėri drekėn gati dhe me njė enė nė dorė u afrua pranė tė pranishmėve pėr t“i larė duartė edhe pse lavamani ishte aty afėr. Fėmija ka ngelur prapa, i retarduar dhe nuk flet shumė dhe ndaj lodrave nuk reagon si fėmijė e moshės sė tij.
Me zonjėn Pusi u takuam dy herė: djali nuk reagon ndaj saj. Ata kanė jetuar mė shumė se njė vjet tė ndarė dhe fėmija e konsideron gjyshen nėnė!" Fjolla ofshani thellė dhe i nguli shikimin Danit duke shtrėnguar nofullat, ai fshehu kokėn pas avokatit tė vet.
" Janė provuar dhjetėra mėnyra pėr tė rikrijuar njė lloj lidhshmėrie mes nėnės dhe djalit, pa sukses. Djali qante nė praninė e saj dhe nuk pushonte... Pėrshkrimet tjera me imtėsira i keni tė bashkangjitur nė raport. Ajo u ngrit, eci ngadalė dhe ulė nė radhėn e parė.
Gjyqtari e falenderoi psikologen. "Para se tė tėrhiqem pėr tė marrė vendimin, zonja Pusi ju lutem tė mendoni se a mund tė shpėrnguleni nė kėtė qytet apo afėr, nė mėnyė qė ēdo njėri tė ushtrojė detyrėn e prindit? Gati 900 kilometra larg njėri tjetrit, nuk mund tė bėhet!"
Fjolla solli kokėn nė shenjė mospajtimi.
" Zonja Pusi, ju keni leje qėndrimi nė bazė tė martesės, tani jeni e papunė dhe jetoni nga ndihma sociale, por meqenėse fėmija juaj ėshtė kėtu gjerman, atėherė nuk mund tė ju kthejnė prapa, mirėpo vetėm nėse fitoni kujdestarinė e djalit apo jeni nė gjendje tė paguani alimente. Ligji parashe rregulla tė pėrkuizuara mirė. Ashtu si jetoni ju tani, duket vėshtirė, sepse nėse ju fitoni, atėherė djalit i pamundėsohet kontakti me tė atin dhe kryesisht me gjyshen...unė kam pėrt detyrė tė vendos nė dobi tė fėmijės! Pas vendimit tė sotshėm Zyra pėr tė Huaj vendosė se a vazhdohet leja e qėndrimi apo ju kthejnė nė Kosovė!"
Avokati i saj u pėrpoq tė bindė Fjollėn, mirėpo ajo sillte kokėn. Gjyqtari me zonjėn Müller u ngrit dhe nga njė derė, qė gjendje pas tyre, hynė nė zyrė. Pas gjysmė ore gjyqtari hyri duke lėshuar dosjen mbi tryezė. Tė pranishmit u ngritėn nė kėmbė...
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė