Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-11-11, 21:46   #39
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Titulli: Ēfarė thotė Kurani dhe Bibla pėr mbulesėn

BIBLA PRO MBULESĖS

Nuk u takon besimtarėve dhe besimtareve qė tė veprojnė me librat e mėhershėm qiellore ngase ata kanė pėsuar ndryshim nga origjinali prej faktorit njeri. E sa i pėrket ruajtjes sė Kur’anit, atė e ka marrė pėrsipėr Allahu deri nė kataklizėm, pasi Krijuesi dhe Sundimtari i krijimit thotė: “Sigurisht, Ne e kemi zbritur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmė atė.”[8]
Ne me kėtė nėntitull kemi synim qė njerėzve afetarė t’u sqarojmė se nuk ėshtė vetėm Islami qė e bėn obligim mbulesėn, por edhe Bibla e urdhėron njė gjė tė tillė, ngase kur ėshtė fjala pėr mbulesėn kritikat ngėrthejnė nė vetvete se mbulesa ėshtė prapambetje dhe diskriminim gjinor dhe kėto akuza lėshohen si raketa vetėm nė adresė tė Islamit, duke e anashkaluar Biblėn. Kjo bėhet edhe pėr njė arsye tjetėr, se ky obligim biblik ėshtė i injoruar nga pasueset e saj, me pėrjashtim tė murgeshave.[9]

Ja ēfarė lexojmė nė Bibėl nė lidhje me mbulesėn: “Ēdo grua qė lutet apo profetizon me krye tė zbuluar, turpėron kryetarin[10] e vet: sepse ėshtė e njėjtė sikurse t’i kishte qethur flokėt.[11] E po ndodhi qė ndonjė grua nuk do ta mbulojė kryet, le tė qethet;[12] por, nė qoftė se ėshtė turp pėr grua ta qethė e ta rruajė kryet, atėherė le tė mbulohet.”[13]
Kėto citate janė skajshmėrisht tė qarta se Bibla e urdhėron femrėn qė tė mbulohet sepse me kėtė mbulesė dallohet nga prostitutat, duke qenė se mosmbulimi ėshtė turp dhe gjė e pamoralshme. Nė tė kundėrt, gruaja e pambuluar duhet t’i ketė flokėt e qethura ose tė rruara. Nė citatin tjetėr, i cili e pėrforcon obligueshmėrinė e mbulesės, lexojmė: “Prandaj gruaja duhet tė mbajė njė shami koke si shenjė varėsie pėr hir tė engjėjve.”[14]
Kjo mbulesė e mbron femrėn nga shikimet e liga prej tė cilave paralajmėron e qorton Bibla si dhe mbulesa i shpėton sytė e meshkujve qė tė mos mėkatojnė.
Bibla thotė: “Keni dėgjuar se qe thėnė: “Mos e thyej kurorėn!” E unė po ju them: Kushdo qė me dėshirim e shikon njė grua, nė zemrėn e vet e ka bėrė fėlligėshtinė me tė. Nėse syri yt i djathtė tė ēon nė mėkat, nxirre e flake larg teje! Ėshtė mė mirė pėr ty tė humbasėsh njėrėn nga gjymtyrėt e tua, se i tėrė trupi yt tė hidhet nė ferr.”[15]
Po ashtu Bibla e ndalon qė femra t’i pėrngjajė mashkullit nė veshje dhe anasjelltas, kur thotė: “Njė grua nuk duhet tė mbajė veshje meshkujsh, as njė burrė veshje femrash. Zoti, Perėndia juaj, e urren atė qė bėn ashtu.”[16]
Kjo le tė shėrbejė si pėrkujtim edhe pėr femrat nazaretiane, qė nėse marrin mėsim dhe i zbatojnė kėto kėshilla biblike, mbasi edhe besojnė nė tė, do ta ndihmojnė moralin qė sot nė shoqėrinė tonė ėshtė nė dekadencė.
PĖRFUNDIM

Mesazhi i Zotit qė nga Pejgamberi Muhamed sal-lallahu alejhi ve sel-lem ėshtė vetėm Kurani dhe Sunneti, ligj qė rregullon jetėn individuale dhe shoqėrore pėr gjithė popujt e rruzullit tokėsor dhe nuk do tė realizohet harmonia, siguria, lumturia dhe paqja nė tokė nėse njerėzimi do t’ia kthejė shpinėn sheriatit tė Zotit. Kur njerėzimi revoltohet kundėr Mbretit tė gjithėsisė duke u larguar e kundėrshtuar urdhėrimet, ndalesat dhe kėshillat e Tij, nuk ka dyshim se do tė shfaqen nė fytyrėn e tokės dhuna, luftėrat, dėnimet dhe shumė gjėra tė tjera negative tė pranishme sot.
Allahu i Madhėruar thotė: “Kushdo qė i kthen shpinėn Mesazhit Tim, do tė ketė jetė tė mjeruar dhe Ne, nė Ditėn e Kiametit, do ta ringjallim tė verbėr.”[ 17]
Pra, njerėzimi vetėm pėrmes Mesazhit tė Zotit (Kuranit dhe Sunnetit) realizon sigurinė dhe lumturinė nė kėtė botė dhe nė amshueshmėri.
Shkroi:
Adem AVDIU
Delirje&Edukim nr:11
Burimi: Albselefet.net

___________________________
[1] Si feminizmi liberal, socialist dhe radikal.
[2] Nė lidhje me mbulesėn fetare sipas sheriatit, lexoni librin “Mbulesa” nga dijetari eminent dhe fakihu i kohės sonė, Imam Albani, Allahu e mėshiroftė.
[3] Kėtė metodologji e implementuan gjenerata e artė, sahabėt, shokėt e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me rrugėn e tė cilėve Allahu ishte i kėnaqur. Kjo mjafton pėr tė gjitha gjeneratat e tjera qė ta pasojnė rrugėn e tyre, pra kur ėshtė vėrtetuar me Kur’an dhe hadith se Allahu ėshtė i kėnaqur me gjeneratėn e parė tė kombit musliman, atėherė kjo sinjalizon qartė se kėnaqėsia e Zotit tė Madhėruar arrihet duke pasuar metodologjinė e sahabėve dhe jo rrugėt tė cilat kundėrshtojnė rrugėn e tyre me paudhėsi si mosbesim, shpikje e mėkatime.
[4] Shiko “El Akidetu Ev-velen lev kanu Jalemun” 1/275 nga Ebu Islam Salih ibėn Taha Abdulvahid. Botoi Mektebul Guraba, 1428h.
[5] Ahzab: 59.
[6] Ka pėr qėllim fytyrėn dhe shuplakat e duarve deri te kyēet.
[7] Nur: 31.
[8] Hixhėr: 9.
[9] Murgėria nuk ka qenė e legjitimuar, por e shpikėn ata vetė. Allahu thotė: "...ndėrsa murgėrinė ata vetė e shpikėn." Hadid: 27.
[10] Nė Diodatin e Ri, pėrkthim 1991-94, qėndron “turpėron kryet e vet”. Po kėshtu gjendet edhe nė gjuhėn arabe texhlibul are ala re’siha. Botim i vitit 1995, Arabic Bible NVA Copyright 1988 IBS.
[11] Ndėrsa nė pėrkthimin e ECM 1993 qėndron: “Ajo sillet si tė ishte prostitutė, me flokė tė qethur.”
[12] Nė pėrkthimin e ECM ėshtė e shėnuar nė kllapa “e le tė pėrjashtohet”.
[13] Bibla, Besėlidhja e Re, Letra e parė drejtuar Korintianėve 11/5,6 . Pėrktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Ferizaj 1994.
[14] Bibla, Dhiata e Re, Letra e parė drejtuar bashkėsisė sė Korintit 11/10. Pėrkthimi i vitit 1993 ECM. Nė kėtė pėrkthim lexojmė komentin se engjėjt e pranishėm nuk durojnė mospėrfillje. Ndėrsa nė pėrkthimin e Dom Simon Filipaj qėndron: “Prandaj, gruaja duhet ta mbartė mbi krye shenjėn e varshmėrisė, pėr shkak tė engjėjve.” Dom Simoni shtjellon: “Nė mbledhjet e bashkėsisė, sipas njė interpretimi ēifut tė Lgp 23,15 nė mbledhje janė pranė edhe engjėjt, prandaj qėndrimi duhet tė jetė me nderim dhe rregull.
[15] Bibla, Besėlidhja e Re, Ungjilli sipas Mateut me titull Mėsimi mbi kurorėthyerjen 5/27, 28 dhe 29. Pėrkthimi nga Dom Simon Filipaj.
[16] Bibla, Dhiata e Vjetėr, Libri i Besėlidhjes sė Ripėrtėrirė 22/5. Pėrkthimi i vitit 1993 ECM.
[17] Sure Ta ha: 124.
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė