Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-05-05, 21:57   #30
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Boksieri shqiptar nė raundin e 6-tė me nokaut mund amerikanin Lance Whitaker
Krasniqi ul nė tokė malin Whitaker


Luan Kransiqi i janė dashur vetėm 6 raunde pėr tė thyer amerikanin Whitaker. Ai u ndesh mbrėmė nė orėn 23.00, nė sallėn "Hans Martin Schleyer" tė Shtutgartit, me amerikanin Lance Whitaker, pėr eliminatoren drejt titullit botėror tė federatės WBO. Dueli Krasniqi-Whitaker ėshtė paraprirė nga njė incident. Gjatė peshimit stafet e dy boksierėve janė pėrfshirė nė njė debat tė ashpėr, i cili ka degjenuruar nė sherr, aq sa Whitaker nuk ka denjuar as t'i japė dorėn Krasniqit kur ky i fundit ia ka drejtuar pėr tė bėrė paqe. Dueli ka filluar i qetė nė raundin e parė ku Krasniqi mė shumė ka qėndruar nė poziozion mbrojtjeje duke studiuar kundėrshtarin. Nė raundin e dytė Whitaker merr njė faull pėr gjuatje tė gabuar nėn brez. Dueli ėshtė zhvilluar i ashpėr. Nė raundin e 4-rt pėrsėri Whitaker merr faull pėr goditje nėn brez.
Por nė raundin e 6-tė Krasniqi gjuan me tė djathtėn e tij duke e rrėzuar nė tapet "Malin Whitaker". Njė nokaut i pastėr qė i jep fitoren Krasniqit dhe i hap rrugėn pėr tė sfiduar titullin botėror qė mbahet nga njė tjetėr amerikan Lamon Brawster.

Shqiptari nga Juniku, qė garon pėr Gjermaninė, ishte i sigurt dhe dėshironte fitimin e titullit pėr tė realizuar synimin e tij drejt kurorės botėrore, qė aktualisht mbahet nga amerikani tjetėr, Lamon Brewster. "Pas duelit me Whitaker-in me pret njė ndeshje pėr titull botėror. Kjo ėshtė, natyrisht, gjėja mė e rėndėsishme pėr mua. E kam thėnė gjithnjė se ėshtė ėndrra ime qė ta sjell titullin botėror nė Gjermani. Whitaker-i ka 18 fitore nga 24 fitoret e tij nė 2 raundet e para. Ai ishte i rrezikshėm. Ai bokson nė stilin amerikan. Unė nuk rashė pre e presionit dhe nuk u dorėzova pėr asnjė moment." Whitaker-i ishte 10 kg mė shumė se Krasniqi, i cili ishte 105 kg pas peshimit, ndėrsa Whitaker 115 kg.

"Ai kishte peshė mė tė madhe dhe i duhej mė shumė oksigjen. Besoj se pėr tė ndeshja ishte po aq e vėshtirė sa dhe pėr mua,"- ka deklaruar Krasniqi. Krasniqi ėshtė dhe mė i shkurtėr se Whitaker-i, por kėtė ai e sheh si favor. "Boksieri mė i shkurtėr ka disa mundėsi mė shumė. Sė pari, shpejtėsinė. Synimi im ishte ta kaloja shpejt distancėn ndaj kundėrshtarit. Kjo bėri qė kundėrshtari tė reagonte mė vėshtirėsi." Epėrisa e Whitaker-it ishte pikėrisht boksimi i tij i fortė nė raundet e para. Kėtė e ka pranuar edhe vetė Krasniqi nė deklaratat para duelit.

Pėr duelin e mbrėmshėm, shqiptari Krasniqi ka bėrė njė stėrvitje intenisve sa nė Amerikė dhe Gjermani, sidomos 2 muajt e fundit. Kundėrshtari i tij, Lance Whitaker, iu deshėn 4 muaj pėrgatitje pėr ndeshjen ndaj Luan Krasniqit. Ai punoi sėrish me skuadrėn e trajnerėve tė drejtuar nga Stacey McKinley (ish-trajneri i Mike Tyson-it) sidomos nė anėn e kondicionit fizik dhe teknologjisė sė luftimit. Whitaker-i mbush 33 vjeē sot, njė ditė pas ndeshjes dhe dhurata e Luanit pėr ditėlindjen e tij ishte "KO". Nė javėn e kaluar, trajneri i Whitaker-it, e kishte nxehur atmosferėn me parashikimin se "mes raundit tė dytė dhe tė pestė Krasniqi do tė bjerė nė tapet." Por Krasniqit i pėlqen boksimi i shpejtė i Whitaker-it dhe para duelit pati deklaruar se do tė ndeshej nė stilin e Muhamed Aliut: "Si mund tė mė rrėzosh, kur nuk mund tė mė kapėsh dot?".


Skeda personale
Emri: Luan
Mbiemri: Krasniqi
Ditėlindja: 10.05.1971
Shtatlartėsia: 1.92 metra
Pesha?tip: 105 kg
Vendlindja: Junik, Kosovė
Vendbanimi: Rottweil, Gjermani
Nėnshtetėsia: gjermane
Gjendja civile: beqar
Idhulli nė boks: Muhamed Ali, Lenoks Ljuis
Trajneri: Torsten Schmitz
Titujt: Kampion i Gjermanisė nė peshėn e rėndė 2001?2002, Kampion i Europės nė peshėn e rėndė 2002, 2004, 2005
Titujt si amator: Kampion i Gjermanisė, Kampion i Europės 1996, Nėnkampion i botės 1995, medalje e bronzit nė Olimpiadėn e Atlantės 1996;
Ndeshjet si profesionist: 27 fitore, 1 barazim, 1 humbje.

Emri: Lance
Mbiemri: Whitaker
Ditėlindja: 29.05.1972
Shtatlartėsia: 2.03 metra
Pesha: 115 kg
Vendlindja: Granada Hills, California, SHBA
Vendbanimi: Van Nuys, California SHBA
Nėnshtetėsia: Amerikane
Trajneri: Stacey McKinley
Nofka: Mali (Mount)
Titujt: Kampion i Botės nė ĖBO e NABO, Kampion i EBC pėr Amerikėn Kontinentale;
Ndeshjet si profesionist: 29 fitore, 1 barazim, 2 humbje;
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė