Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-09-11, 11:00   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga ekonomia vendore dhe e jashtme !

Po vijnė grekėt


Dhjetėra afaristė nga Greqia ranė nė Prishtinė pėr tė parė mundėsitė pėr investime nė vendin qė shteti i tyre ende nuk e ka njohur. Ata thonė se nuk u intereson ēfarė bėjnė politikanėt, por vlerėsojnė se politika e dy vendeve duhet tė orientohet nė pėrkrahje tė afarizmit dhe tė mos bėhet pengesė e zhvillimit tė bizneseve






Nga Zekirja Shabani mė 17 shtator 2011 nė ora 08:21
Babish Gianakidis me shokė nga Greqia erdhėn nė Prishtinė. Si biznesmen me nam nga ky vend qė ende nuk e ka njohur Kosovėn si shtet, shikuan se ēfarė mundė tė investojnė kėtu. Interesimi i Giannakidis ėshtė tė shtrijė rrjetin e shpėrndarjes sė produkteve ushqimore pėrmes kompanisė sė tij “GKA Trade”, pavarėsisht qėndrimit politik qė ka vendi i tij ndaj Kosovės.

“Mua nuk mė intereson politika. Qėllimi im ėshtė tė sjell kėtu produkte ushqimore tė cilėsisė sė lartė dhe tė themeloj njė rrjet tė shpėrndarjes pėr t’u mundėsuar qytetarėve ēmime mė tė lira”, pohon Giannakidis.

Ai thotė se politika e dy vendeve duhet tė orientohet nė pėrkrahje tė afarizmit dhe tė mos bėhet pengesė e zhvillimit tė bizneseve.

Pavarėsisht pėrkrahjes, ai nuk e ka ndėrmend tė ndalet.

“Ne po shohim mundėsit tė ndėrtojmė kapacitete pėr prodhimin dhe pėrpunimin e produkteve ushqimore nė Kosovė”, thotė Giannakidis.

Si ai janė edhe dhjetėra biznesmenė tė tjerė qė po kėrkojnė bashkėpunėtorė nė sektorin farmaceutik, tė ndėrtimtarisė, tė drurit dhe tekstilit nė Kosovė.

Nė kėto fusha thonė se janė mė tė zotė dhe kanė ēfarė t’i ofrojnė tregut tė Kosovės.
Pėrfaqėsuesi i delegacionit nga Greqia qė vizituan tė premten Odėn Ekonomike tė Kosovės, Jean Nini, tha se Kosova ėshtė dėshmuar si vend i sinqertė pėr bashkėpunimin ekonomik duke u munduar tė krijojė kushte sa mė tė mira pėr bizneset qė tė zhvillojnė aktivitetet e tyre.

“Kjo nismė e tanishme ka njė nivel tė mirė bashkėpunimi nė mes Kosovės dhe Greqisė, gjithashtu edhe nė nivelin qeveritar nė njė takim pozitiv mes ministrit tė jashtėm tė Greqisė dhe kryeministrit Thaēi pėr mundėsinė e bashkėpunimit ekonomik dhe bizneseve”, pohoi Nini.

Sipas tij, bizneset qė ai ka marrė me vete nė kėtė vizitė janė shumė tė interesuara tė arrijnė marrėveshje me kolegėt e tyre kosovarė. Pėr kėtė ēėshtje pėr orė tė tėra ata kanė biseduar kokė mė kokė me njėri-tjetrin.

Ndėrkaq, nikoqiri Safet Gėrxhaliu, kryetar i OEK-ut, u shfaq shumė i kėnaqur me interesimin qė grekėt shfaqėn pėr bashkėpunim.

Madje u tha mysafirėve se Kosova ėshtė shumė mė e mirė pėrbrenda sesa qė ėshtė prezantuar deri mė tani nga tė tjerėt nė Greqi. Tha se kanė shumė pėr tė mėsuar nga njėri-tjetri.

“Nė rend tė parė pėrvoja nė zhvillimin ekonomik dhe sidomos ne sektorin e prodhimit qė e ka Greqia, pėrvoja dhe transferi i teknologjisė ėshtė mė se i mirėseardhur pėr realitetin kosovar dhe po ashtu pėr certifikim dhe pėrmbushje tė kritereve nė cilėsinė e produkteve dhe tė cilat po ashtu e kanė njė pėrparėsi”, theksoi Gėrxhaliu.

Ai vlerėson se me bashkėpunim dhe lidhje tė mira ekonomike, tė dyja vendet do tė kontribuojnė pėr integrim dhe stabilitet politik.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė