Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-09-11, 18:37   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga ekonomia vendore dhe e jashtme !

Paralajmėrohet rikthimi i reciprocitetit






Nga Express mė 17 shtator 2011 nė ora 15:28
Kamionė me mallra komerciale nga Kosova nuk janė duke u lejuar tė hyjnė nė Serbi. Kėtė e konfirmon pėr Radion Evropa e Lirė zėvendėskryeministrja e Kosovės, Mimoza Kusari Lila.

Sipas saj, mallrat nga Kosova nuk lejohen tė hyjnė nė Serbi, pėr shkak tė dokumenteve pėrcjellėse, nė tė cilat shkruan “Republika e Kosovės”.

“Zyrtarisht jam e informuar nga udhėheqėsit e Doganės se ka pasur disa tentime tė kamionėve nga Kosova, qė tė hyjnė nė Serbi, porse janė ndaluar nga ana serbe me pretekstin se dokumentet qė ata i pėrmbajnė, nuk janė tė njohura nga pala serbe”, thotė Kusari Lila.

Ndonėse kamionėt nga Kosova nuk lejohen tė hyjnė nė Serbi, autoritetet kosovare kanė konfirmuar se Serbia ka filluar tė eksportojė nė Kosovė. Por, nėse njė situatė e tillė do tė vazhdojė, zėvendėskryeministrja Kusari Lila paralajmėron rikthimin e reciprocitetit ndaj produkteve tė Serbisė.

“Nė rast se nuk shohim gatishmėri nga pala serbe pėr tė zbatuar marrėveshjen e arritur nė Bruksel, mė 2 shtator, pėr pranimin e vulave doganore dhe dokumenteve pėrcjellėse, atėherė Kosova nuk do tė vazhdojė tė ballafaqohet me situatėn e njėjtė tė para 25 korrikut, kur Serbia ka shitur mallra nė Kosovė, ndėrsa Kosova nuk ka mundur as transit tė kalojė nė Serbi”, thotė Kusari Lila.

Ajo bėn tė ditur se janė udhėzuar Doganat e Kosovės, qė nė bazė tė marrėveshjes sė arritur nė Bruksel, tė pėrgatisin dosje pėr tė gjitha rastet e kthimit tė mallrave nga doganierėt serbė. Tė njėjtat, thotė Kusari Lila, do tė prezantohen tė hėnėn para autoriteteve ndėrkombėtare.

Edhe pėrfaqėsuesit e bizneseve shprehin nevojėn e rivendosjes sė reciprocitetit, nėse Serbia nuk lejon eksportin e produkteve kosovare nė kėtė vend. Kryetari i Aleancės Kosovare tė Biznesit, Agim Shahini, thotė:

“Duhet tė kthehen para datės 16 shtator, kur ka qenė nė fuqi bllokimi ndaj prodhimeve serbe. Duket se kjo po funksion nė gjuhėn, e cila nuk ėshtė gjuhė liberale ekonomike, por ėshtė gjuhė reciproke...”.

Masa e reciprocitetit ndaj produkteve tė Serbisė ėshtė vendosur mė 25 korrik dhe ėshtė ndėrprerė mė 16 shtator.

Nė vendkalimin kufitar nė Jarinė nuk kanė hyrė mallra as pas 16 shtatorit, pėr shkak tė infrastrukturės sė djegur nga serbėt lokalė, ndėrkohė qė nė Bėrnjak kamionėt nuk kanė mundur tė kalojnė pėr shkak tė barrikadave qė kanė vėnė serbėt pėrreth, nė shenjė kundėrshtimi ndaj vendosjes sė doganorėve dhe policėve kosovarė. (REL)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė