Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-11-04, 15:54   #2
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Djaloshir Kryengritės- Azem Galica

Nė njė katund tė kėsaj krahine luftėtare, nė Galicė, lindi Azem Galica, nė muajin dhjetor tė vitit 1889, nga njė familje e varfėr.
Emri i katundit u dha mė vonė mbiemrin e pėrbashkėt Shotės dhe Azemit. Me kėtė mbiemėr i njohu ata mbarė vendi.
I ati i Azemit, Bejta, qe njė bir i thjeshtė malėsori, i njohur pėr patriotizėm nė luftėrat kundėr sunduesve turq dhe synimeve grabitēare serbe nė vitet 1870-1906. Aty nga viti 1886 Bejt Galicės i vdiq gruaja e parė, e cila i la dy djem : Seferin dhe Zenelin. Mbas pak kohe ai u martua me Sherifen, nga Selaci, katund i dėgjuar pėr trimėri nė Malėsinė e Shalės sė mitrovicės, e me tė lindi Azemi. Trimat e Selacit kanė qenė mbėshtetja e luftėtarit Isa Boletini nė tė gjitha luftėrat qė ka bėrė kundėr pushtuesve turq nga fundi i shekullit XIX. Nėna e Azemit, Sherifja, ishte njė grua malėsore e fortė, ajo ishte bijė nga shtėpia e patriotit Kurt Selaci, kryetrimit me famė nė krejt Shalen e Mitrovicės. Madje, kur burrat e Drenicės donin tė vinin nė dukje trimėritė e Azem Galicės, thoshin : “Ka kujt me i ngja, ai asht nipi i Kurt Salacit”. Azemi e kaloi fėmijėrinė nė Galicė, por herė mbas here shkonte edhe ne Selac. Shtėpia ku lindi dhe kaloi rininė nuk ėshtė mė. Atė e dogjėn dhe e rrėnuan pushtuesit serbė nė vitet e para tė sundimit tė tyre. Aty kanė ngelur vetėm themelet e shtėpisė sė vjetėr, njė shtėpi tė vogėl, por qė pėrkundi njė trimėri tė madhe.
Mallėngjehesh kur mendon se dikur aty hodhi hapat e parė, luajti dhe vrapoi Azemi i vogėl, se aty zuri fill nė zemrėn e tij urrejtja pėr shkelėsin e huaj dhe dashuria pėr vatrėn e vet dhe pėr atdhenė. Tek shikon ato themele, qė si dėshmi e gjallė tė kujtojnė trimėritė dhe luftėrat e panumėrta qė Azemi bėri pėr lirinė e Kosovės, tė duket sikur ēdo gur gjallėrohet e merr kuptim dhe tė shton ndjenjėn e nderimit pėr atė copė truall.
Nė rini Azemi qe njė djalė i thjeshtė, qė nuk e njihte njeri pėrveē shokėve tė tij, me tė cilėt luante e kėndonte nėpėr kodrat e livadhet e Galicės. Ai ishte shumė i dhėnė pas lojnave, sidomos i pėlqente mundja, kjo lojė sportive aq e pėrhapur nė djalėrinė e atyre krahinave.
Qysh i ri ra nė sy pėr shkathtėsi e bukuri tė trupit. Kishte shtat mesater e tė lidhur dhe fytyrė tė rregullt e burrėrore, pak tė vrazhdė, por shumė tėrheqėse. E sytė, nė vėshtrimin e tyre tė thellė e zhbirues, ia shtonin hijeshinė dhe madhėshtinė kėtij kreshniku tė ardhshėm.
Po nė kėtė periudhė tė jetės sė tij dolėn nė pah edhe disa cilėsi shpirtėrore tė Azemit. Dallohej tek ai ndjenja e fortė e shoqėrisė dhe e dashurisė sė pastėr pėr shokun. Atė rrallė e takoje vetėm. Tė gjithė i donte dhe e donin. Kishte njė zgjuarsi tė natyrshme dhe virtyte tė larta njerėzore. Dukej qė Azemi po bėhej njė sokol i vėrtetė jo vetėm me trup, por edhe me shpirt.
Azemi i ri pak e shijoi dashurinė dhe kujdesin e tė atit. Nė vitin 1906, nė njė lėvizje tė fshatarėsisė sė Drenicės kunder reparteve turke tė Shemsi pashės, i ati, Bejt Galica, u vra. Turqit ia dogjėn shtėpinė. Ai la jetimė, pėrveē dy djemve tė parė, edhe tre fėmijėt e tjerė qė kishte me gruan e dytė, Azemin 15-vjeēar, Mihanėn, vajzėn e vetme 10-vjeēare dhe Ademin e vogėl 4-vjeēar.
Nuk qenė vetėm kėto rrethana familjare qė ndikuan nė edukimin patriotik tė Azemit, por qe edhe Shqipėria. Sa shpsh kishte tingėlluar ky emėr nė veashėt e Azemit! Qė nė djep dhe nė prehėr tė nėnės ai qe nanurisur me meloditė e atdheut tė tij tė dashur.
Oda ku ai u rrit shpesh jehonte prej kėngėve tė trimėrisė, qė kėndoheshin me lahutė ose ēifteli. Oda kosovare ka qenė gjithmonė njė test i madh, ku mėsohej historia dhe lavdėrohej trimėria shqiptare.
Nė pranverėn e vitit 1910, shqiptarėt e malėsive tė Gilanit, Llapit, Gollakut, Moravės, Kaēanikut dhe Drenicės u ngritėn nė njė kryengritje tė rreptė kundėr turqve. Kjo kryengritje e tronditi nė themel fuqinė e Perandorisė Turke. Atė vit shqiptarėt e atyre viseve, nėn drejtimin e Isa Boletinit dhe tė Idriz Seferit, zunė grykat e Kaēanikut, Cernalevės dhe bėnė njė ndėr luftėrat mė tė pėrgjakshme kundėr ushtrive tė mėdha turke. Kjo luftė u shtri edhe nė krahinėn e Drenicės. Nė mes tė kryengritėsve u shqua edhe djaloshu Azem Bejt Galica. Ai qysh nė rininė e herėshme rroku pushkėn dhe nuk e lėshoi kurrė mė, derisa u bė martir i kėsaj toke. Kryengritja e vitit 1910 shėnoi fillimin e radhės sė trimėrive tė tij tė panumėrta si luftėtar kombėtar.



Heroina e Popullit - Shota

Njė ditė vjeshte tė vitit 1895, nė shtėpinė e Halil Sejdisė nga Radisheva e Drenicės, lindi njė vajzė.Megjithėse kjo ngjarje pėr vendin ishte diēka krejt e zakonshme dhe e parėndėsishme, prindėt e vėllėzėrit kishin arsye tė ndienin njė gėzim tė veēantė: lindi motra e vetme e gjashtė vėllėzėrve. Pėr kėtė shtien pushkė edhe pse nuk ishte zakon tė veprohej kėshtu kur lindte vajzė.
Vajzės ia vunė emrin QERIME, ndėrsa ne e njohim me emrin e dytė, Shotė. Sė pari me kėtė emėr nisi ta thėrriste i ati, Halil Radisheva, Shotė kosovarėt i thonė rosės. I ati s’e kishte quajtur kėshtu kot. Me kėtė emėr nė Kosovė i thėrrasin vajzat me trup tė vogėl, topolake.Saliu dhe Mehmeti, dy vėllėzėrit e vetėm nga gjinia e Shotės qė kanė shpėtuar prej barbarizmave tė armiqve, tregojnė se Qerimja nė fėmijėri ishte me shtat tė shkurtėr dhe i ati me pėrkėdhelje kishte nisur ta thėrriste: “Shota e babės”. Atij as nuk i kishte shkuar ndėrmend se kėshtu, pa dashur, i kishte vėnė njė emėr tė dytė, me tė cilin filluan ta thėrrisnin jo vetėm nėna e vėllėzėrit, por krejt Radisheva, Drenica, Kosova dhe mbarė Shqipėria.
Nė fillim Shota ruante njė tufė qingjash rreth shtėpisė e, mė vonė, doli nė fushė si bareshė e vogėl me delet.
Shota nuk ishte vajzė e pėrkėdhelur. E ėma, Sala, e donte tė bijėn e vetme si tė gjithė prindėt fėmijėt e tyre. Ajo gjithmonė e porosiste tė bėhej ēikė e mirė, punėtore, qė “gjithkush me e lakmue”. Por ajo kishte nevojė edhe pėr ndihmėn e saj pėr disa punė shtėpiake, qė u vijnė pėrdore vajzave, punė qė i takonin asaj si motėr e gjashtė vėllėzėrve. Fjalėt e nėnės “ke me u ba ēikė e mirė, puntore dhe gjithkush ka me tė lakmue” vajza i kujtonte shpesh. Krahas punėve tė shtėpisė, ajo mėsoi tė qėndiste, tė bėnte pėlhurė me vegė(vekė)e, mė vonė, sixhade, qilima dhe zhguna pėr t’i veshur shtatė meshkujt qė kishte shtėpia.
Ai qė ndikoi mė tepėr nė formimin e Shotės ishte i ati, Halil Radisheva. Ai e donte atė mė shumė se tė gjithė. Halil Radisheva e merrte pėrherė tė bijėn pranė vetes nėpėr oda.

Atėherė nė Drenicė nuk ka pasur shkolla, prandaj si Azemi edhe Shota nuk mundėn tė shkolloheshin. Megjithatė, si nė krejtė malėsitė shqiptare, edhe nė Drenicė ka ekzistuar oda. Ajo ka zėvėndėsuar zbrazėsinė e mungesės sė arsimit. Simbas traditės, oda ėshtė njė farė institucioni tradicional mėsimi dhe edukimi, ku derdhet gurra e pafund e urtėsisė popullore. Aty, me orė tė tėra, bėhėn kuvende, me zė tė qetė e tė matur, aty mėsohen kujtimet e historisė sė lavdishme, aty lėvdohen shembujt mė tė bukur tė trimėrisė, tė nderit dhe tė besės, aty shfren me duf urrejtja pėr pushtuesit e veglat e tyre. Tingujt e lahutės, tė ēiftelisė dhe tė fyellit kanė jehuar e jehojnė fort nėpėr odat e Drenicės. Me kėsi tingujsh , tė shoqėruar prej kėngės sė rapsodėve, janė rritur Shota, Azemi e shumė trima tė tjerė qė ka nxjerrė Shqipėria. Tė edukuar nė kėtė frymė, tė rinjt mezi pritshin tė rriteshin e tė bėheshin 15-16 vjeē qė t’i rroknin armėt tė luftonin pėr liri. I ati e linte Shotėn tė rrinte nėpėr oda e, prandaj, ajo mori mė tepėr edukatė burrėrore.
Duke ndejur afėr tė atit vajza pėrpiqej t’i shembėllente mė tepėr atij. Me kėnaqėsi e ndėgjonte atė kur tregonte se si gjatė dekadave tė shkuara malet, grykat dhe fushat shqiptare ishin bėrė shesh betejash tė pėrgjakshme . Kishte ėndje tė blinte mend prej mė tė vjetėrve. Mėsoi pėr luftėrat e zhvilluara para dhe gjatė Lidhjes sė Prizrenit, nė rrethinat e Nishit, Vranjės, Prekuplės, Kushumlisė, Leskovcit, Kumanovės, pėr betejat legjendare nė Lim tė Plavės, nė grykat e Kaēanikut e Caralevės, ku edhe burrat e Drenicės kishin lėnė nam.
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė