Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-12-04, 14:21   #5
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Azemi e Shota Nė Ditėt e Kryengritjės Sė Vitit 1912


Flamuri i Kryengritjes sė Pėrgjithshme Shqiptare tė vitit 1912 valėviti sė pari nė Drenicė. Atė e ngriti patrioti Hasan Prishtina e, mandej, krisma e pushkėve, tupani e thirrja: “Eja, kush asht trim!” ushtoi nė tė katėr anėt. Hapa tė rreptė ndiheshin mbi shpinėn e ēdo udhe, Kosova, si det i plisave tė bardhė, vėrshoi mbi sheshin e gjėrė tė Arbėrisė. Pėr pak ditė trupi i saj kryengritės doli nė fushė. Jo pak, gjashtėdhjetė e ca mijė luftėtarė.
Kėtė ngjarje Azemi e jetoi me pushkė nė dorė, ndėrsa Shota e ndjeu dhe, me sa mundi, me kėngėn e saj pėrcolli e frymėzoi baballarėt e vėllėzėrit e vet. Kudo u dėgjua melodia e kėngės “Kushtrimi i Lidhjes sė Prizrenit”. Grumbuj luftėtarėsh kombėtarė shpejtonin tė lidhnin besėn me fjalėt e kėngės “BETIMI I KOSOVĖS”.
Nėn kėmbėt e masės sė kryengritėsve dridhej toka. Besa shqiptare po lidhej. Tė tilla orė dhe minuta po kalonte mbarė Shqipėria. Vala e kryengritjes po ushtonte krejt atdhenė.
Tė pėrcjellė prej nėnave, motrave e fėmijėve tė tyre, nė livadhet e kodrat e Radishevės dhe tė Drenicės ecte njė pyll i dendur kryengritėsish si lisa tė gjatė. Edhe Shota pėrcolli gjininė e vet pėr luftė: babėn dhe katėr vėllėzėrit e vet. Shumė Drenicas ecnin dhe me zėrin e tyre tė fortė ia thoshin kėngės malėsore, qė ushtonte aq bukur nė qiellin e Drenicės. Nga tė gjitha anėt dėgjohej vikama e malėsorėve. Ishte kushtrimi qė jepej, ishte marshi luftarak tradicional, qė shoqėronte drenicasit dhe krejt kosovarėt, kur niseshin nė zjarrin e luftės .Kushdo qė e dėgjonte kėtė vikamė nuk mund tė rrinte pa rrokur pushkėn.
Midis rreshtave tė disiplinuara tė kryengitėsve ecte edhe njėzetvjeēari Azem Bejtė Galica, bashkė me dy vėllėzėrit e vet tė mėdhenj. Njėri prej pjesėmarrėsve nė kėtė kryengritje tregon :

“Kur Drenica ishte nisė pėr luftė, pėrbri atyre qė marshonin, shpejtonte hipun mbi nji kalė patrioti Isa Boletini, i shoqnuem prej nji grupi trimash.
- I kujt ash ai djalė?-pyeti Isa Boletini.
- I biri i Bejt Galicės, Azemi – u pėrgjigj njani prej trimave qė ecte mbas tij”.
Kėshtu, Isa Boletini e njohu pėr herė tė parė Azem Bejt Galicėn, ndėrsa Azemi e kishte parė Isa Boletinin edhe herė tjera dhe ėndėrronte t’i ngjante pėr nga sjellja dhe pėr nga trimėria.
Pas pak kohe forcat kryengritėse tė Drenicės, nėn drejtimin e patriotėve Zejnullah Vuēiterni, Aruq Rezalla dhe Ahmet Delia, ia vunė pushkėn ushtrisė turke.

Fuqia e kryengritėsve nė Kosovė mbėrriti kulmin. Bijtė e saj ecėn guximshėm mbi fushėn e Kosovės dhe hodhen tej Vardarit divizionet e Perandorisė Otomane. Kosova me gjoksin e saj ēante nė ballė duke u ndeshur me ushtrinė dhe teknikėn luftarake moderne tė njė shteti tė madh. Trimėria e vėllėzėrve kosovarė ishte aq e madhe, sa i dha shpirt e zemėr krejt Shqipėrisė, e trimat e saj rrokėn pushkėt e dolėn maleve pėr tė fituar lirinė bashkarisht.
Kjo ngjalli panik nė Stamboll dhe nė Evropė. Parlamenti turk u shpėrnda, qeveria e turqve tė rinj dha dorėheqjen, armiku u detyrua tė ndėrronte taktikė.
Vėshtirėsitė e kryengritjes shtoheshin. Ndihej mungesė e madhe nė ushqime. Nga ana tjetėr, rreth 70.000 ushtarė turq ndodheshin pėrballė kryengritėsve shqiptarė. Gadi gjysma e kryengritėsve nuk kishin armė.
Evropa nuk pranoi tė jepte armė dhe asnjė llojė ndihme tjetėr pėr luftėtarėt shqiptarė e, ēka mė keq, komplotoi me ēdo mėnyrė kundėr tyre. Ndėrkohė, qarqet turke, duke shfrytėzuar gjendjen dhe fanatizmin fetar tė disa krerėve turkomanė, nxitėn pėrēarjen, kurse monarkitė fqinje, duke qenė nė lidhje tė fshehta kundėr tokės sonė, sulmuan pabesisht nga tė katėr anėt Shqipėrinė dhe kėshtu penguan shpalljen e pavarėsisė tė tokave shqiptare.

Ditėt e zbatimit tė dhunės tė egėr tė asajė kohe pleqtė e quajtėn “Ditėt e kiametit mbi tokė”. Shumė njerėz u vranė apo u mbyllėn nėpėr kampet e pėrqendrimit. Ato ditė Shota mori vesh se Azemi, pasi kishte kaluar vjeshtėn e dimrin e 1912-ė me armė nė dorė, ishte kapur befasisht nga forcat serbe dhe ishte mbyllur nė kampin famėkeq tė Rudnikut (katund afėr Radishevės), I cili ishte njė nga kampet mė tė shėmtuara tė dhunės shoveniste serbomadhe. Ai shtrihej nė njė livadh tė gjėrė tė mbuluar dimrit me borė e nė pranverė me baltė e ujė. Vendi ishte rrethuar me druj e tela tė shumėfishtė. Rreth e rrotull telave e nė kodrat pranė qėndronin rojet ushtarake me bajoneta tė mbėrthyera nė armė. Nė mes tė kėtij livadhi, ditė e net, nė shi e nė borė, pa ngrėnė pa shtroje e mbulojė dhe pa strehė, pa pasur vend ku tė mbroheshin nga tė ftohtit e lagėshtira, qėndronin sa e sa njerėz tė pafajshėm. Kėshtu kaluan ditė tė tėra. Ata qė kundėrshtonin ose suleshin pėr tė kapur telat qė tė arratiseshin, vriteshin nė vend. Ēdo mėngjes, dukeshin kufoma tė ngrira mbi borė dhe baltėn plot ujė. Ditė pėr ditė nga njėra derė e kampit futeshin njerėz tė tjerė, ndėrsa nga dera tjetėr nxirreshin tė vdekurit. Madje, nga padurimi e mizoritė e shfrenuara tė armikut u panė edhe njerėz qė para vdekjes kalonin nė gjendje ēmendurie.
Ndėrkaq nėpėr katundet pėrreth shovenistėt serbomėdhenj bėrtitshin rrugėve: “Ndėrroni fenė e kombėsinė ose pranoni vdekjen” . Por ja, njė ditė, drenicasit, duke mos duruar mė gjatė terrorin e armikut, kapėn sopata e drunj dhe me urrejtjen qė vjen prej dėshprimit iu sulėn fushės sė pėrqendrimit. Nė kėto ēaste ushtarakėt serbė nxorėn nė rresht pėr pushkatim tė gjithė ata qė ndodheshin tė mbyllur nė kamp. Nėpėr breshėrinė e plumbave dhe pėrmes kufomave tė vėllėzėrve tė pushkatuar, Azem Galica, 24-vjeēar arriti tė ikte nėpėr kodrat e pyllėzuara tė Drenicės.
Flaka e djegieve tė katundeve shqiptare nė vitin 1913 pėrfshiu edhe katundin e Shotės, Radishevėn. Ishte e dyta herė brenda 4 vjetėsh qė Radisheva digjet. Kėsaj radhe katundin e shtėpinė e Shotės forcat serbe e kthyen plotėsisht nė gėrmadhė e nė shkretėtirė. Rreshta njerėzish shpejtonin drejt maleve. Midis tyre edhe Shota. Pleqtė nganin bagėtinė pėrpara, gratė kishin ngarkuar nė djepe fėmijėt, ndėrsa burrat, kush me pushkė e kush pa pushkė, ia nisėn luftės kundėr serbėve.
Pėrseri fėmijėt e kėtij katundi filluan tė endeshin nėpėr pyjet e tė kėrkonin kokrra pemė mė pemė, si tufa zogjsh tė uritur. Atje ata ushqeheshin, luanin dhe flinin mbi gjethet e pyllit.
Babai dhe vėllėzėrit e Shotės, tė inkuadruar nė shoqėritė luftarake tė shqiptarėve, ranė nė pėrpjekje e beteja me forcat serbe. Nė kėto pėrpjekje mbetėn tė vrarė tre anėtarė tė familjes sė saj: dy nipa dhe Ramadani, njėri prej vėllėzėrve tė Shotės, i cili ra si trimat, pasi la dy xhandarė tė vrarė dhe njė tjetėr tė pülagosur. Ky pikėllim familjar e preku thellė shpirtėrisht Shotėn dhe nėnėn e saj. Pikėrisht ato ditė mori edhe lajmin e hidhėruar se forcat e xhandarmėrisė, tė pėrkrahura nga spiuni Hasan Halimi, nga Mikushnica, nė ndjekje e sipėr e kishin plagosur Azemin nė dorėn e majtė. Ndjekja kishte zgjatur gati gjithė ditėn. Azemi kishte qenė krejt i ēarmatosur. Duke qenė tepėr i lodhur nga ndjekja, pagjumėsia dhe gjaku qė i rridhte prej plagės, ai ishte ndaluar nėn hijen e njė peme, midis njė are tė mbjellė. Aty e kishte kotur gjumi, e, mbas pak tre xhandarė bashkė me njė spiun e kishin kapur. Po atė mbrėmje, forca tė reja serbe, ia kishin rrethuar shtėpinė dhe i kishin arrestuar dy vėllėzėrit e Azemit. Tė nesėrmen tė tre vėllėzėrit ishin shoqėruar pėr nė burgun e Mitrovicės, e, mbas pak ditėsh, pėr nė kampin e Pozharevcit, nė thellėsi tė Serbisė.
Mbarė Kosova e Drenica, si dhe Shota e Azemi po kalonin ditėt e njė tragjedie tė madhe. Robėria e dytė e tmerrshme rėndonte shpirtin e mijėra motrave e nėnave kosovare. Ditė pėr ditė armiku kryente mizori tė pashembullta. Nė kėtė luftė, pėr tė mbrojtur nderin e jetėn e familjeve shqiptare, dhanė jetėn mjaft trima; midis tyre edhe patrioti i shquar Ahmet Delia nga Prekazi i Drenicės, i cili, bashkė me tė birin, Murselin, u pėrlesh trimėrisht me njė bandė serbe qė kishte hyrė pėr tė vrarė e pėr tė plaēkitur njė fqinj tė tij.
Duke pasur frikė pėr jetėn e tė atit e tė vėllėzėrve qė kishte nė mal, e mbetur pa plang e pa shtėpi dhe, duke mos ditur gjė pėr fatin e Azemit tė tretur nė burgjet e largėta tė Serbisė, Shota i kalonte ditėt, plotė ankth. Megjithėqė fjala e fejesės nuk ishte pėrfunduar krejtėsisht dhe kishin kaluar disa muaj pa e parė, Shota gjithmonė kishte nė mendje e nė zemėr Azemin. Vetėm me njė kishte vendosur ajo ta lidhte jetėn, vetėm njėrit i kishte falur dashurinė, mė trimit e mė tė fortit, Azem Bejt Galicės.
Njė mbrėmje pranvere tė vitit 1915, Azemi, bashkė me vėllėzėrit e tij, ēau dyert e burgut, preu telat dhe, pėrmes fishkėllimave tė plumbave tė rojeve, u arratis. Mbas qindra kilometrash rrugė tė vėshtirė e tė gjatė, nėpėr vende tė panjohura, pa gjumė e pa bukė, Azemi mbėrriti nė Drenicė. Mori pushkėn dhe, duke pasur pėrreth edhe trima tė tjerė tė Drenicės, menjėherė filloi luftėn. Nisėn ditėt e tmerrit pėr xhandarėt e postave tė Drenicės dhe pėr spiunėt.
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė