Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-09-07, 12:30   #3
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ta themi Hapur ! ( Idhtarėt e Librit )

Kur ai pėrfundoi sė lexuari letrėn, u ngritėn zėrat rreth tij dhe u bė shumė zhurmė. Ne u urdhėruam tė dalim jashtė. Kur po dilnim jashtė, u thashė shokėve tė mi: “Ēėshtja e birit tė Ebu Kabshah (domethėnė e Muhamedit a.s).


(Ebu Kabshah nuk ka qenė babai i Pejgamberit, por ajo ishte si tallje e bėrė nga Ebu Sufjani. Nė atė kohė, Ebu Sufjani, kreu i Mekės, ishte nė luftė me tė Dėrguarin e Allahut (a.s) dhe ende nuk ishte bėrė musliman.) Fjalėt e Ibn Abbasit (r.a)



Unė vazhdova tė besoj se i Dėrguari i Allahut (a.s) do tė ishte fitimtar, derisa Allahu mė bėri mua tė pėrqafoj Islamin.


Ez-Zuhri tha: “Herakliu ftoi tė gjithė krerėt e Bizantit duke i grumbulluar ata nė shtėpinė e tij dhe u tha: “O pėrfaqėsues tė Bizantit! A dėshironi tė keni fitore dhe udhėzim tė pėrhershėm dhe qė mbretėria juaj tė mbetet e juaja?”


Menjėherė, pasi dėgjuan kėtė fjalė, ata u dyndėn nga dera si gomarė tė egėr, por i gjetėn tė mbyllura.


Herakliu pastaj u tha: “Sillini prapė tek unė. Unė doja tė provoja forcėn e besnikėrisė suaj ndaj fesė suaj. Tani kam parė tek ju atė qė unė dua.”


Pastaj njerėzit u pėrkulėn tė nėnshtruar para tij dhe u bėnė tė kėnaqur me tė.” (Sahih Al-Bukhari, Hadithi nr. 4553).


Mė vonė, Profeti (a.s) dėrgoi njė lajmėtar tek Gasanidėt, tė cilėt ishin aleatė arabė tė Perandorisė Bizantine. Vrasja e tij ēoi nė Betejėn e Mutahės. 3.000 muslimanėve iu desh tė pėrballeshin me 100.000 ushtarė bizantinė. Bizantėt gozhduan nė kryq guvernatorin e Amanit, sepse ky kishte pranuar Islamin. Kjo vrasje i dėmtoi shumė marrėdhėniet midis muslimanėve dhe tė krishterėve dhe shėnon prishjen e marrėdhėnieve 14 shekullore.


Meqenėse shumica e tė krishterėve kėmbėngulte nė besimin se Jezusi ishte hyjnor, Zoti zbriti: “O ithtarė tė Librave tė Parė! Mos i kaloni kufijtė nė fenė tuaj, as mos thoni pėr Allahun, veēse tė vėrtetėn…” (4:171)

Nė kėtė mėnyrė, ata thirreshin tė pranonin se Jezusi ishte i Dėrguari i Allahut. Vetėm atėherė kur refuzuan ta bėnin njė gjė tė tillė, Kurani shpalli se besimi i tė krishterėve paraqiste mungesė respekti dhe mohim.


Nė vitin nėntė sipas Hixhrit, njė delegacion prej shtatėdhjetė tė krishterėsh nga Naxhrani, shkuan nė Medine pėr tė biseduar nė lidhje me argumentet e Islamit ndaj Krishtėrimit. Profeti (a.s) i mirėpriti me ngrohtėsi dhe i la ata tė kryenin ritualet e tyre nė xhaminė e vendit. Tė krishterėt treguan pėr natyrėn e Jezusit, duke kėmbėngulur se ai ishte hyjnor. Nė kėtė rast zbriti ajeti qė shpalli: “Atėherė, kushdo qė tė kundėrshton ty pėr ēėshtjen e atij (Isait), pas gjithė kėsaj dijeje qė tė ka ardhur ty pėr tė (Isain si rob i Allahut dhe pa asnjė pjesė nė shenjtėri), thuaj (o Muhamed a.s): “Ejani, le tė thėrrasim bijtė tanė dhe bijtė tuaj, gratė tona dhe gratė tuaja, ne veten tonė dhe ju veten tuaj, pastaj tė falemi dhe tė lutemi (me ēiltėrsi) pėr mallkimin e Allahut mbi gėnjeshtarėt.” (3:61)


Meqenėse kėta tė krishterė iu larguan arsyetimit tė logjikshėm, ky ajet i pėrballi ata me arsyetimin fetar. Ky ajet kuranor i vuri ata nė siklet dhe kėrkuan leje pėr t’u menduar dhe pėr tė diskutuar me njėri-tjetrin. Edhe pse besonin se Profeti ishte ai qė ai thoshte se ishte apo se kishte shumė mundėsi qė ai tė ishte Profet, ata vendosėn tė mos rrezikonin tė mallkoheshin nga njė person i tillė. Ata nuk e pranuan propozimin e tij. Megjithatė, ata ranė dakort qė tė paguanin xhizjen, njė taksė mbi qytetarėt jomuslimanė qė ndodhen brenda shoqėrisė muslimane. Ata vendosėn tė kthehen nė vendin e tyre dhe kėrkuan njė person serioz, tė besueshėm, pėr tė vepruar si njė gjykatės nė ēėshtjet e tyre jofetare. Profeti (a.s) caktoi Ebu Ubejden, tek i cili kishte besim dhe nėnshkroi njė marrėveshje civile, sipas tė cilės betohej nėn garancinė e Allahut dhe tė Profetit tė tij, se pėr sa kohė qė tė krishterėt nuk do ta prishnin paqen, ata nuk do tė sulmoheshin deri nė Ditėn e Gjykimit.


Pavarėsisht se Profeti (a.s) i trajtoi mirė tė krishterėt, qė nga koha e vdekjes sė tij, ky dialog ndėrfetar pėrfundoi. Megjithatė, ftesa e Profetit (a.s), siē jepet nė ajetin (3:64), ėshtė ende e hapur.






Alban Kodra
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė