Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
|
Titulli: Drenica
HAMĖZ JASHARI - VALLJA E PĖRJETĖSISĖ DHE
PASHALLĖKU I QYQARLLĖKUT!
Shkruan: Mr. Kadrush Radogoshi * Prishtinė, 02. 03. 2009
Epopeja e Prekazit
Epopeja e Prekazit me heroikėn dhe tragjiken e saj e ndau kohėn e Kosovės nė dy periudha: e para e nėnshtrimit, qyqarllėkut, zvetėnimit dhe degradimit fizik e mendor, moral e shpirtėror dhe e dyta e qėndresės dhe heroizmit, kur shqiptarėt u bėnė tė ndėrgjegjshėm se janė faktori kryesor dhe vendimtar pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes sė Kosovės, pa nėnvlerėsuar faktorėt e tjerė tė rėndėsishėm. Njėra nga figurat kryesore tė kėsaj epopeje ėshtė Hamėz Jashari, portretizimi i tė cilit sa duket i lehtė nė fillim, aq ėshtė i vėshtirė, kur provon ta bėsh, pėr shkak tė multidimensionalitetit tė figurės dhe monumentalitetit, e cila duhet tė vėshtrohet nga tė gjitha pikėvėshtrimet e nevojshme. Sa herė mė ėshtė kujtuar Hamėz Jashari, jam munduar ti evokoj tė gjitha ēastet e kontakteve me tė. Duke evokuar mė imponohej dėshira pėr vlerėsim dhe pastaj dėshira pėr tia caktuar vendin, qė e meriton nė radhorin e heronjve tė kombit.
MESAZHI I HAMĖZ JASHARIT: GJITHMONĖ SHKAU I PA BES AKANĖ
Vallja e pėrjetėsisė
Sa herė e kam kujtuar pamjen e tij fizike vazhdimisht mė ėshtė kujtuar legjenda e valles shqiptare, Besim Zekthi, dhe pasardhėsi i tij i denjė, Rexhep Ēeliku. Ngjashmėria e fizikut tė Hamzės me kėta valltarė ishte e madhe: Ai kishte njė bukuri epike. Vallja, qė e filloi dhe e udhėhoqi sė bashku me tė vėllain Ademin dhe babanė e tij Shaban Jashari meriton tė quhet me sintagmėn lasgushiane ,,Vallja e pėrjetėsisė, e cila, nė vetvete, pėrmban, nė tė njėjtėn kohė, vallen e jetės dhe tė vdekjes.
Sa herė e kujtoj Hamėz Jasharin mė kujtohet njėra nga figurat mė simbolike dhe mė heroike tė historisė kombėtare, mė kujtohet Oso Kuka dhe fundi i tij heroik nė Kullėn e Barotit nė Vraninė. Shkaku se pse Hamėz Jashari ma kujton Oso Kukėn ėshtė i njohur pėr shumė pak njerėz, prandaj ndiej obligim moral e intelektual tia bėj tė njohur opinionit tė gjerė.
Nė vitin 1990 u themelua Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės dhe nė kuadėr tė kėtij Bashkimi u themeluan shumė degė e ndėr to edhe Dega e Metalistėve tė Kosovės. I deleguar nga Sindikata e Pavarur e Fabrikės sė Municionit tė Gjuetisė nė Skenderaj, Hamėz Jashari nė Kuvendin Themelues tė Degės u zgjodh anėtar i Kryesisė. Nė Kryesinė e Degės sė Metalistėve tė Kosovės Hamza qėndroi nga themelimi e deri nė dhjetor 1991, kur u ndesh pėr herė tė parė me policinė serbe nė Prekaz dhe filloi jeta e tij e luftėtarit tė lirisė. Gjatė kohės sa Hamza ishte anėtar, Kryesia e Degės sė Metalistėve tė Kosovės i mbante mbledhjet e veta ēdo tė mėrkurė. Hamza vinte me rregull dhe ishte i preokupuar pėr zgjidhjen e problemeve tė punėtorėve shqiptarė, tė cilat ishin pjesė e pandashme e ēėshtjes kombėtare.
Vėrtet e kishte pyetur Oso Kukėn si tė vepronte
Nė njė mbledhje tė Kryesisė, nė vitin 1991, nė kohėn kur Serbia po i fuste masat e dhunshme nėpėr ndėrmarrjet e Kosovės e nė kėtė kontekst edhe nė Fabrikėn e Municionit tė Gjuetisė nė Skenderaj, Hamza iu drejtua Kryesisė sė Degės me kėto fjalė: ,,Sė shpejti do hyjnė masat e dhunshme edhe nė ndėrmarrjen tonė, ndėrsa ne i kemi 20 tonelata barot. Punėtorėt pyesin se ētė bėjmė? Si tia dorėzojmė Serbisė qė pastaj tė na vrasė me tė?
Ēėshtja e shtruar nga Hamza nuk u shqyrtua zyrtarisht, sepse pėr njė pjesė tė Kryesisė, tė zhytur nė qyqarllėkun e pacifizmit, u konsiderua si joserioze, pėr tė mos thėnė, si herezi, qė e lėndonte ,,politikėn e lartė, e cila i zhvlerėsonte potencialet kombėtare deri nė pafundėsi. Njė pjesė tjetėr e Kryesisė, e pakėnaqur me politikėn e gjumit dhe marrjes me vetveten, por e paaftė pėr tu marrė me pėrgjegjėsi tė asaj natyre, buzėqeshi pa tė keq, ndėrsa dikush nga pjesėmarrėsit i tha Hamzės:
- ,,Pyete Oso Kukėn se ēfarė thotė pėr zgjidhjen e kėtij problemi!
- ,,Oso Kukėn e kam pyetur moti, po thash tiu pyes edhe juve - u pėrgjigj Hamza me temperamentin e tij tė rrėmbyeshėm. Ngjarjet qė pasuan dėshmuan se Hamėz Jashari, vėrtet e kishte pyetur Oso Kukėn se si tė vepronte dhe porosinė e tij e kishte marrė nė konsiderim.
Politika e gjumit tė thellė
Hamza na kishte treguar se ishte anėtar i Partisė Republikane, sepse ajo parti nė programin e saj nuk e pėrjashtonte luftėn e armatosur si formėn e fundit pėr ta arritur lirinė. Autori i kėtyre rreshtave ishte i pranishėm, kur pas njė mbledhjeje tė Kryesisė nė shtator tė vitit 1991 Hamza bėri kėtė dialog me njėrin nga anėtarėt e Kryesisė, tė cilit, i pėlqente ,,politika e lartė, kjo joshėse e gjumit tė thellė:
- Qysh po ju shkojnė punėt juve nė Drenicė?
- Dhuna ėshtė duke rrezikuar qenien tonė si shqiptarė, po edhe si njerėz. Ka arritur kufirin e mosdurimit - iu pėrgjigj Hamza.
- Kėshtu ėshtė edhe tek ne, por me durim e pa rėnė nė provokime, besoj se do tia arrijmė qėllimit - e vazhdoi dialogun anėtari i Kryesisė.
- Ne i kemi bėrė disa armė dhe, nė rast nevoje, do tė mbrohemi tha Hamza.
- Lėre, bre, Hamėz, se vijnė e jua marrin armėt dhe u rrahin shuplaka fytyrės, siē po bėjnė anekėnd Kosovės - ia ktheu Hamzės, i cili i nevrikosur, e pse jo edhe i fyer nė sedėr nga pėrgjigja e shokut, tha:
- Varet kujt ia marrin armėt dhe kė e rrahin shuplaka fytyrės, Hamėz Jasharit dhe familjes sė tij, Prekazit, besa tėrė Drenicės, kurrėn e kurrės.
Mic Sokoli i dytė
Nja dy - tre muaj mė vonė Hamza me tė vėllanė, tanimė tė shndėrruar nė legjendė, Adem Jasharin, i filluan pushkėt e lirisė, tė cilat goditėn trupat e hienave tė uniformuara serbe. Nga ai ēast Kosova nuk do tė jetė kurrė mė ,,Pashallėku i qyqarllėkut, tė shpallur si politikė e menēur, e urtė, e butė, dhe e moderuar. Qė nga ky ēast Kosova do tė jetė vullkan pėr Serbinė, i cili njėherė e pėrgjithmonė do ta djegė policinė kolonialiste dhe etnocidale nė Kosovė. Akti i fundit, pas mė tepėr se gjashtė vjetėsh, me tė cilin e mbylli kapitullin e fundit tė jetės sė tij, Epopeja e Prekazit dhe gjoksi i lėnė nė grykėn e topit serb me kalibrin mė tė madh, ska se si tė mos na e kujtojė figurėn madhore tė Lidhje sė Prizrenit, Mic Sokolin. Hamėz Jashari, me trup atleti e hap elegant prej valltari si Besim Zekthi apo pasardhėsi i tij Rexhep Ēeliku, hyri nė vallen e filluar nga Oso Kuka e tė vazhduar nga Mic Sokoli. Nė kėtė valle pėrjetėsie nuk hyri vetėm, por sė bashku me tė vėllanė Ademin, babanė Shabanin dhe tė tjerėt qė i pasuan.
· Autori aktualisht ėshtė kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės
|