Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-07-08, 11:51   #2
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Bukuri thonjėsh

Tani luaj me thonjtė



Mė shumė sesa pėr njė sezon tė ri. Tendenca pėr tė gjitha shijet: rozė romantike e femėrore, e kuqe glamour dhe chic ose fluoreshente, trendy dhe zbavitėse. Dhe duart do tė jenė mė tė bukura
Romantike me rozė
Pėr kė?
Pėr fillestaret e manikyrit, femrat romantike, admirueset e elegancės sė matur, fanset e “lakuriqėsisė” sė duarve ose pėr ato qė... janė gjithmonė me nxitim...

Nuancat 2008
Rozė pastel, rozė bon-bon, rozė e sheqerosur, rozė fluoreshente
Ke 5 minuta?
Apliko smaltin rozė me dy ose tre veprime. Vendos njė shtresė smalti mbi thonj (2 minuta), prit 1 minutė, pastaj vendos shtresėn e dytė (2 minuta). Por kujdes: nė fund lėre tė thahet plotėsisht, pėr tė mos e hedhur gjithė punėn nė erė.

Ke 10 minuta?
Vendos njė bazė transparente pėr tė mbrojtur thonjtė dhe qė manikyri tė zgjasė mė shumė (1 minutė). Lėre tė thahet pėr 1 minutė dhe mė pas vendos dy shtresat e tjera tė smaltit (5 minuta). Lėre tė thahet pėr njė minutė dhe mė pas pėrfundo duke vendosur sipėr njė shtresė fiksuesi (2 minuta).

Ke 15 minuta?
Fillo operacionin “french manicure”! Vendos bazėn (1 minutė) pastaj lėre tė thahet pėr 1 minutė. Pastaj vendos linjėn e hollė me smalt tė bardhė, duke ndjekur mirė format natyrale tė thoit (5 minuta). Lėre tė thahet pėr njė minutė dhe vendos dy shtresa smalti nga lart poshtė (5 minuta). Lėri tė thahen pėr 1 minutė dhe pėrfundo duke aplikuar fiksues (2 minuta).

Kėshilla
Nėse nuk ke kohė pėr tė bėrė “french manicure”, thjesht mund tė ngjyrosėsh ekstremitetet e thoit me njė laps tė bardhė.

Pėr cilat raste?
Nė ēdo rast! Chic dhe e rafinuar, ngjyra rozė u jep duarve njė ton elegance tė matur dhe natyrale.



Glamour nė tė kuqe
Sensual dhe tendencė, smalti i kuq mishėron bukurinė absolute. Atėherė nxirr thonjtė jashtė dhe bėhu e parezistueshme!
Pėr kė?
Pėr “femme fatale”, femrat e dashuruara, tė djallėzuarat, modernet dhe mbi tė gjitha pėr ato qė dinė tė jenė tė duruara.

Nuancat 2008
Qershi, e kuqe korali, kumbull, mjedėr, e kuqe e errėt

Koha: 10 minuta

Vėshtirėsia: 8

Metoda
Vendos mbi thonj njė bazė forcuese. Lėrė tė thahet pėr njė minutė dhe mė pas vendos shtresėn e parė tė smaltit tė kuq, duke filluar nga qendra e thoit, duke kaluar pastaj nga e djathta nė tė majtė e duke lėnė njė hapėsirė rreth 1 mm mes smaltit dhe lėkurės. Lėre tė thahet pėr njė minutė dhe mė pas pėrsėrite operacionin. Pėrfundoje duke vendosur njė shtresė fiksuesi. Apliko gjithmonė duke filluar nga poshtė lart.









Kėshillė Smalti i kuq thahet lehtėsisht. Sekreti ėshtė qė ta vendosėsh mbi thonj para se tė fillosh tė shohėsh njė film ose tė lexosh njė libėr.

Kujdes!
Ėshtė njė operacion delikat. Ulu nė njė vend komod qė tė aplikosh manikyrin pastėr dhe mbaj gjithmonė gati njė pambuk tė lyer me aceton.

Pėr cilat raste?
Pėr njė mbrėmje speciale, njė takim romantik. Kombinuar me njė fustan tė kuq ose buzėkuq tė po sė njėjtės nuancė.






Fashion flesh

Pėr kė?
Pėr femrat qė nuk u shpėtojnė tendencat, pėr natyrat alegro, pėr femrat e vendosura... me pak fjalė pėr tė gjitha ato qė dinė tė guxojnė!

Nuancat 2008
E verdhė, e gjelbėr, violė, blu, portokalli

Vėshtirėsia: 8

Koha: 10 minuta

Metoda
Mėnyra pėr tė aplikuar njė smalt fluoreshent ėshtė e njėjtė me atė tė smaltit tė kuq: zbulo tė gjitha etapat pėr manikyrin perfekt.

Kujdes
Ky lloj smalti shkon me thonj tė shkurtėr nė formė katrore. Efekti nuk do tė jetė shumė elegant me thonj tė gjatė.

Pėr cilat raste?
Stampat grafike dhe ngjyrat flesh janė protagoniste tė modės dhe make up-it. Atėherė, pėr njė stil tendencė, kombino thonjtė me look-un tėnd.



Revista Jeta





__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė