Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-02-12, 21:20   #231
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Zbulohet vaksina kundėr HIV-it?

Moskė, 9 shkurt - Virologjistėt e Novosibirskut (Siberi Perndimore), pas njė pune skrupuloze shumėvjeēare shkencore pėr gjetjen e vaksinės kundėr virusit tė mungesės sė imunitetit njerėzor, kryen testet e para tė saj, qė rezultuan tė suksesshme. Kjo vaksinė , siē bėn tė ditur “Zėri i Rusisė”, aktivizon sistemin imunitar, konfirmojnė specialistėt e Qendrės Shkencore tė Novosibirskut “Vektor”.

Nė Rusi rasti i parė i sėmundjes sė HIV-it u regjistrua nė vitin 1986. Ndėrsa nė nėntor tė vitit tė kaluar u regjistruan 610 mijė persona tė infektuar me virusin HIV/AIDS. Pėr kėtė periudhė nga sėmundjet qė bashkėshoqėrojnė AIDS-in kanė gjetur vdekjen mė shumė se 100 mijė njerėz. Tė tilla rezultojnė tė dhėnat e Qendrės Federale ruse pėr Parandalimin dhe Luftėn kundėr AIDS-s (SIDA-s). Por kjo nuk ėshtė statistika e plotė. “Shumė qytetarė thjesht nuk dinė gjė mbi statusin e tyre”, - konfirmon Drejtori i Qendrės, akademiku Vadim Pokrovskij. Numri real i tė prekurve nga kjo sėmundje mund tė jetė dy herė mė i madh, supozon ai.

Nė Rusi testet, provat klinike tė vaksinave tė llojeve tė ndryshme po zhvillohen nė Shėn Petersburg, Moskė dhe Novosibirsk, thotė Andrei Kozllov, Drejtor i Qendrės Biomedicinale peterburgase, e cila po merret qė prej kohėsh me zhvillimin e ADN-vaksinės kundėr HIV-it:

- Historia e njerėzimit dėshmon qartė se epidemitė globale njeriu ka mundur t’i mposhtė vetėm me ndihmėn e vaksinave. Fjalė bėhet, sė pari, pėr vaksinėn profilaktike, e cila do tė parandalojė infeksionin. Kurse, sė dyti, mbi preparatin e aktivizimit tė imunitetit, mbi vaksinėn terapeutike, e cila do ta bėjė trajtimin medikamentoz tė pacientit mė tė pėrshtatshėm dhe me kosto mė tė ulėt.

Ndėrkohė nė botė janė testuar disa dhjetėra vaksina. Por ėshtė ende e parakohshme qė tė raportohet mbi efektivitetin e tyre. Deri mė sot nuk janė paraqitur kurrfarė raportesh tė cilat tė dėshmojnė mbi sukseset e virologjistėve qė sintetizojnė preparate tė tilla. Megjithatė, mjekėt kanė shpresa tė mėdha pėr nė zhvillimin e vaksinave kundėr HIV. Deri tani nė botė njihet vetėm njė rast i shėrimit tė kėsaj sėmundje. Amerikani Timothy Ray Brown, i cili pėr shumė vite me radhė ka jetuar me kėtė sėmundje tė tmerrshme, ndėrsa mė pas mėsoi se ka dhe leuēemi, nė vitin 2007 iu nėnshtrua nė Gjermani transplantit tė qelizave tė palcės sė eshtrave. Njė vit mė vonė analizat e bėra treguan se nė organizmin e tij nuk ka mė asnjė gjurmė tė leuēemisė dhe virusit tė mungesės sė imunitetit njerėzor (HIV).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė