Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-10-06, 23:30   #7
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Arrow

Jetėshkrimi
Rrėfyesi i parė i Nėnė Terezės


Dom Shtjefėn Kurti u lind nė Prizren, mė 24 dhjetor 1898, prej prindėrve Jak e Katrinė. Kryen shkollėn fillore nė Ferizaj dhe nė shtatorin e vitit 1909 shkon nė seminarin papnor nė Shkodėr, ku pasi mėson pėr njė vit italishten me maestro Dolcin, hyn nė seminar e mė pas, kalon pėr filozofi. Vjeshta e vitit 1917 e gjen nė Innsbruck, Austri, si konviktor nė “Canisianum”, ku studion teologji. Me kapitullimin e Austro-Hungarisė nė vjeshtėn e vitit 1918, nuk kthehet mė atje, por shkon nė Romė, nė kolegjin urban tė Propagande Fides, ku kryen studimet deri nė vitin 1921. Para se tė shugurohet meshtar, i pajisur gjithnjė me ndjenja nacionaliste, kėrkon qė sapo tė shugurohet, tė kthehet nė Arqidioqezėn e Shkupit pėr tė ndihmuar shqiptarėt, por rektori i kolegjit, Imzot Paolo Giobbe, mė pas kardinal, duke kuptuar rrezikun e mundshėm tė ndjenjave tė tij tė theksuara nacionaliste, e kėshillon tė shkojė nė Boston (SHBA) dhe tė kujdeset atje pėr tė mirėn e shqiptarėve. Por Dom Shtjefni ėshtė i vendosur. Nė korrik tė vitit 1921 ndodhet nė Kosovė e, pasi rri pak ditė te familja e tij nė Ferizaj, prezantohet te ordinari, Imzot Lazėr Mjeda, Arqipeshkv i Shkupit, me rezidencė nė Prizren, qė e emėron famullitar tė Novoselės, degė e famullisė sė Gjakovės. Por pasi e mban pėr njė muaj nė Arqipeshkvi, ai ndėrron mendim dhe vendos ta marrė sekretar personal.
Mė 13 maj 1921 shugurohet prift dhe fillon veprimtarinė baritore nė Shkup tė Maqedonisė. Aty, siē rezulton nga dokumentet, ėshtė rrėfyesi i parė i Nėnė Terezės. Nė nėntor tė vitit 1921, Imzot Lazėr Mjeda transferohet nga Selia e Shenjtė si Arqipeshkv nė Shkodėr dhe, nė rrugėn Shkup–Romė–Shkodėr, ka me vete edhe Dom Shtjefėn Kurtin. Nė 21 prill 1938 merr nė dorėzim famullinė e Tiranės. Pikėrisht vitet e qėndrimit tė tij nė Shqipėri do tė rezultonin mė tė vėshtirat dhe fatale. I arrestuar fillimisht mė 27 tetor tė vitit 1946 nė Tiranė, ai vuajti 17 vjet burg, duke i shpėtuar kėshtu dėnimit me vdekje. Me lirimin nga burgu nė vitin 1963, nisi tė punojė nė kooperativė. Por viti 1971 do tė sillte edhe fundin tragjik tė Dom Shjefėn Kurtit. Pas arrestimit tė dytė ai u dėnua me vdekje, sepse kishte pagėzuar njė fėmijė nė kohėn kur feja ishte e ndaluar.



“Tirana e vlerėsoi revoltėn e Vatikanit pėr vrasjen e Kurtit, njė antikomunizėm total”

Ndėrsa vritej barbarisht nė kushtet e njė fshehtėsie tė plotė, ish-nacionalisti dhe kleriku i njohur, Dom Shtjefėn Kurti, Tirana zyrtare dhe propagandistėt komunistė pėrpiqeshin t’i pėrgjigjeshin reagimit tė qarqeve perėndimore dhe veēanėrisht Selisė sė Shenjtė, tė sensibilizuara nga ky akt makabėr, me lloj-lloj justifikimesh e dogmash. As pėrpjekja e tyre pėr tė zbutur efektet negative tė kėsaj vrasje barbare, duke e motivuar si njė ndėshkim pėr sabotim dhe vepra tė tjera penale, nuk do tė mundte tė zbehte qėndrimin kritik dhe parimor tė opinionit ndėrkombėtar ndaj kėsaj barbarie tė pashembullt nė vitin 1971. Pėrballė kėtyre akuzave qė artikulonte media perėndimore, Tirana zyrtare do tė turfullonte si puna e strucit, duke e etiketuar revoltėn dhe protestėn e ndaj pushkatimit tė klerikut Kurti “antikomunizėm total”. Dhe kujtonte se e besonin. Paskrupuliteti i dogmave vulgare e identifikonte Shqipėrinė komuniste si ferrin e tė drejtave elementare tė njeriut. Gjithsesi, Dom Shtjefni do tė mbetej edhe pa varr. Vetėm nė vitet e demokracisė atij do tė mundej t’i bėhej nderimi, si njė figurė e dobishme dhe atdhetare. Ka vite qė nė nderim tė tij, nė fshatin Gurėzi, ėshtė ngritur njė memorial pėrkujtimi...
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė