Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-01-08, 16:09   #3
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dorėshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210

MENDIME

Moikom Zeqo ( studiues)
"Unė mendoj pėr mė herėt…"

Sa i pėrket studimit i takon Musa Ahmetit tė flasė. Ai ka tė drejtėn morale tė publikojė. Pėrgjegjėsia shkencore ėshtė tėrėsisht e tij, ashtu siē do t'i takojė edhe vlerėsimi i zbulimit. A ėshtė dr.Ahmeti "dorė e fisme" apo i takon ndonjė dore tjetėr tė fisme ta bėjė kėtė studim, kjo ėshtė njė ēėshtje e diskutueshme dhe paragjykuese. Nuk besoj se zbulimi, qoftė edhe ai i Buzukut, do tė shterojė vetėm nga zbuluesi i veprės. Pėr Gjon Buzukun kanė shkruar dhjetėra dijetarė tė huaj e shqiptarė dhe sėrish problemi nuk ėshtė ezauruar. Nėse ėshtė njė tekst i 1210-s, tjetėr gjė ėshtė zbulimi, e tjetėr gjė ėshtė studimi, filologjik, ai i grafemave, transkriptimi, transliterimi, qė mund tė vazhdojnė pėr njė kohė tė gjatė, pėr vetė karakterin arkaik tė gjuhės, ose shumė problemeve shkencore, qė ndonjėherė janė tė pafundme.Unė jam plotėsisht i bindur se gjuha shqipe ėshtė shkruar para Buzukut. Dijetari Nilo Borgia i ka dėshmuar Ēabejt se ka gjetur njė dorėshkrim mė tė vjetėr se ai i Buzukut. A ėshtė ky dorėshkrim zbulimi i dr. Ahmetit, kjo duhet vėrtetuar, se mund tė jetė ndonjė dorėshkrim tjetėr i veēantė. Por edhe sikur dorėshkrimi tė mos jetė i 1210-s, por i 1310-s, 1410-s, 1510-s…sėrish ėshtė njė zbulim i madh nė vetvete. A mund tė jetė shkruar shqipja nė shekullin XIII? Pa dyshim qė po. Unė nuk jam skeptik dhe entuziast euforik. Njė nga filologėt, ndėr mė tė njohurit e gjithė kohėve, eruditi Faik Konica, ėshtė ende mė i skajshėm nė mendimet e tija. Ai thotė: "Gjuha shqipe duhet tė jetė shkruar nė shekullin XIII, kur nė 1272-nė, Karli Anzhu, vėllai mė i vogėl i Shėn Luigjit, mbretit tė Francės, u zgjodh mbret i shqiptarėve me kryeqytet Durrėsin. Ai dėrgoi nė Durrės mėkėmbėsin e tij, Gazon d'Eshinar, pėr tė organizuar Mbretėrinė e Shqipėrisė. Ai duhet tė ketė organizuar edhe gjuhėn administrative, edhe nė shqip. Por Konica shkruan se fillimet e shqipes sė shkruar duhet tė jenė qė nė kohėn e normandėve, nė shek XI. Ai thotė qė, nė shek. XII, gjuha italiane vendėse "il volgare" nisi me drojtje tė pohojė veten kundrejt latinishtes dhe momenti i parė letrar i njohur nė italishte ėshtė "Kėnga e palaēos toskan", qė i pėrket kėsaj periudhe. Meqė gjithēka ndodhte nė Itali, herėt a vonė do tė kishte jehonė edhe nė Shqipėri, kjo na lejon tė besojmė se ideja pėr tė shkruar gjuhėn e vet, shqiptarėve duhet t'u ketė ardhur nga Italia, nga fundi i shekullit XII. Ndonjė ditė mund tė gjendet njė pėrgjigje pėrfundimtare, pėr kėtė ēėshtje nė arkivat e Vatikanit ose nė dokumentet bashkėkohėse tė urdhrave Benediktin dhe Domenikan, madje Konica mendon se kjo lloj letėrsie shqipe duhet tė ketė qenė laike, rrėfime kalorėsiake apo pėrmbledhje historish, sipas modelit tė botimit italian "Cente novelle anche". Unė besoj se Konica nuk ėshtė aspak njė entuziast euforik. A duhet ta paragjykojmė dr. Musa Ahmetin? Ai ka shkruar se, sė shpejti, do tė botojė nė aparatin shkencor edhe dėshmitė autentike, tekstin e 1210-s, shoqėruar edhe me dokumentin zyrtar tė tre paleografėve tė Vatikanit, si dhe dokumentin pop tė Vatikanit, qė lejon botimin e kėtij dorėshkrimi. Kur ta bėjė kėtė botim kemi tė drejtė tė japim mendime shkencore pėr tė. Pa kėtė botim nuk mund tė bėjmė as kriticizmin, as paragjykimin. Shpreh mendimin se studimi do tė jetė shumė i gjatė, i shumė studiuesve e ndoshta i brezave.


Pranvera Bogdani (specialiste e mesjetės)
"Ahmeti ka hulumtuar aty ku duhej"

Lexova me kėnaqėsi tė veēantė kėto ditė nė shtyp lajmin me tė cilin studiuesi Musa Ahmeti, me banim nė Zagreb, na bėnte me dije mbi gjetjen e njė libri, tė parit deri mė sot tė shkruar nė gjuhėn shqipe, nė fillimet e shek. XIII, nė arkivin sekret tė Vatikanit. Bota shkencore albanologjike, studiues shqiptarė tė Shqipėrisė dhe diasporės me kohė kanė qenė tė bindur se shqipja shkruhej shumė mė parė nga ē'ishte arritur tė dokumentohej. Ndaj ishin nė pritje tė njė dėshmie materiale, pėr t'i dhėnė fund paradoksit, se nuk ekziston nė kėtė botė ndonjė qoshk, sėnduk apo ndryshe me gjuhė jo mė popullore, por shkencore , arkiv, ku tė ruheshin ato tė famshmet" kronikat tona" tė pėrmendura nga heroi ynė kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, apo ndonjė libėr i shkruar nė gjuhėn shqipe, pėrpara vitit 1462, kur kishin gjetur tashmė tė dėshmuar fjalinė e parė tė shkruar nė gjuhėn tonė.
Arkivi sekret i Vatikanit, me tė drejtė pritej tė ishte njė nga vendet ku mund tė ruheshin dėshmi tė hershme tė gjuhės sonė tė shkruar dhe prandaj ėshtė bėrė objekt hulumtimesh edhe nė kėtė drejtim. E autorizuar nga Instituti i Historisė, nė vitet1992-1993, si specialiste e historisė mesjetare pėr periudhėn para pushtimit osman, unė hyra nė kėtė arkiv pėr tė hulumtuar dokumente tė reja pėr historinė e Shqipėrisė dhe u pėrpoqa tė jepja njė ndihmesė edhe nė kėtė drejtim. Mė duhet tė pranoj se, sikundėr edhe paraardhėsit e mi, nuk isha me fat si studiuesi Musa Ahmeti. Arsyet lidhen me veēoritė e kėtij arkivi. Ende sot ai ėshtė i paskeduar tėrėsisht nė indekse informuese dhe duket shumė e largėt dita qė tė kesh pėr tė njė informacion orientues tė kompjuterizuar, qė e vė studiuesin e shek. XXI nė pozita tepėr lehtėsuese nė arkiva tė tjerė tė botės.
Ajo ēka dihet sot pėr materialin qė ai ruan, ėshtė fakti se ende nuk ėshtė shfletuar nė tėrėsinė e tij dhe se, pėr ta plotėsuar punėn e bėrė nga disa breza arkivistėsh, lypset edhe ajo e disa brezave tė tjerė nė tė ardhmen. Nė njė situatė tė tillė pėr njė studiues, qė provon tė punojė nė arkivin e Vatikanit, publik , i hapur pėr tė gjitha kombet pa paragjykime feje e besimi, ėshtė domosdoshmėri tė hulumtojė nė tri drejtime: sė pari tė hulumtojė literaturėn informuese, skedarėt e botuar ose jo, pastaj tė pėrpiqet tė njihet me punėn nė vazhdim tė arkivistėve aktualė nėse ėshtė e mundur, dhe, sė treti, tė arrijė pėrsėri, nėse i mundėsohet, tė bashkėpunojė me studiues qė kanė pėrvojė tė gjatė pune nė kėtė arkiv tė kombėsive tė ndryshme, ku do tė veēoja me pėrparėsi ata kroatė pėr seriozitetin, por edhe pėr ndjenjat historikisht miqėsore me shqiptarėt. Nė kėtė kontekst, studiuesi Musa Ahmeti ka pasur avantazhe, siē pohon edhe ai vetė, nė krahasim me shqiptaėrt e tjerė qė kanė hulumtuar pėrpara tij, si njohje, informacione nga studiues, tė cilat i ka shfrytėzuar me sukses duke na gėzuar tė gjithėve me lajmin e bukur.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė