Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-06-13, 16:54   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Aplpe - Mac OS X Lion

Apple prezanton OS X Mavericks


Ja ndryshimet e sistemit tė ri operativ






Nė konferencėn WWDC 2013 u zbulua gjithashtu edhe versioni mė i fundit i OS X, OS X Mavericks. Me OS X Mavericks, Apple kalon nga emrat e kafshėve pėr sistemin operativ (nėntė sistemet e kaluara mbanin emra kafshėsh), tek ato tė tematikės sė Kalifornisė.

Tre veēoritė kryesore tė OS X Mavericks janė:

- Finder Tabs – Finder pasurohet mė nė fund me tab-e. Mė parė ky funksionalitet ofrohej nga aplikacione tė jashtme si Total Finder.

- Tagging – Skedarėt, direktoritė (folderat) dhe dokumentet kanė etiketime qė i ndihmojnė ato tė jenė mė mirė tė organizuara.

- Multiple Displays – Fullscreen Mode nga OS X Mountain Lion tashmė suporton ekrane tė shumėfishtė dhe, duke pėrdorur AirPlay, pėrdoruesit mund tė lidhin njė monitor Apple TV apo njė televizor pėr ta pėrdorur si njė ekran dytėsor.

Karakteristika tė tjera:

Bateria dhe performanca

Pėrmirėsim i jetėgjatėsisė sė baterisė. OS X Mavericks redukton aktivitetin e CPU-sė me 72%, ēka do tė thotė se MacBook-u juaj do tė ketė performancė mė tė mirė. OS X Mavericks ka gjithashtu edhe kujtesė tė kompresuar, gjė qė pėrmirėson kohėn e pėrgjigjes. Kjo do tė thotė se aplikacionet ngarkohen mė shpejt dhe hapen gjithashtu mė shpejt. App Nap gjurmon se cilat aplikacione janė nė pėrdorim dhe cilat janė nė gjendje qetėsie. Kėto tė fundit nuk do tė harxhojnė mė bateri pėr sa kohė nuk janė nė pėrdorim.

Safari

Safari ėshtė pėrmirėsuar nė aspektin e shiritit anėsor (sidebar), faqes kryesore dhe listave pėr lexim nga LinkedIn dhe Twitter. Kjo do tė thotė se keni akses mė tė shpejtė nė artikujt qė doni tė lexoni mė vonė nga LinkedIn apo Twitter. Safari ėshtė mė i shpejtė dhe pėrgjigjet mė shpejt.

iCloud Keychain

Pėrmes iCloud Keychain mund tė bėhet menaxhimi i fjalėkalimeve mes pajisjeve tė ndryshme. Ėshtė njė sistem i enkriptuar dhe i sigurt.

Njoftime tė pėrmirėsuara

Edhe njoftimet janė pėrmirėsuar. Pėrdoruesit, jo vetėm qė mund t’u pėrgjigjen e-maileve direkt nga njoftimet, por mund tė zgjedhin gjithashtu nėse duan tė marrin njoftime nga pajisjet iOS direkt nė desktop. Njoftimet do tė shfaqen edhe kur Mac ėshtė nė gjendje qetėsie (nė gjumė), duke i treguar njoftimet qė keni humbur nė ekranin e kyējes.

iBooks dhe Maps vijnė nė OS X

iBooks dhe Apple Maps janė tashmė pjesė e OS X, nė formėn e aplikacioneve tė veēanta. Me iBooks pėrdoruesit mund tė aksesojnė blerjet e mėparshme, elementėt e preferuar (bookmarks) si dhe pėrmbajtje interaktive.

Kalendar i ri

Kalendari i ri nė OS X Mavericks nuk ka mė pamjen “prej lėkure” nga OX X 10.7 dhe OS X 10.8. Ai ka tashmė njė dizajn tė ri, mė tė pastėr dhe mė elegant. Edhe pjesa e pėrdorimit tė ashensorit ėshtė pėrmirėsuar. Aplikacioni lidhet edhe me Apple Maps pėr tė marrė drejtime si dhe ėshtė nė gjendje tė ofrojė sugjerime gjatė krijimit tė elementeve tė reja, si pėr shembull “drekė”.

OS X Mavericks ėshtė i disponueshėm pėr zhvilluesit nė formėn e njė “preview” duke filluar nga sot.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė