Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-03-07, 08:52   #19
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės – “En-Naziat”-vazhdim

هَلْ أتَاكَ حَدِيثُ مُوسَى . إِذْ نَادَاهُ رَبُّهُ بِالْوَادِي الْمُقَدَّسِ طُوًى. إذْهَبْ إِلَى فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَى. فَقُلْ هَلْ لَكَ إِلَى أَنْ تَزَكَّى. وَأَهْدِيَكَ إِلَى رَبِّكَ فَتَخْشَى. فَأَرَاهُ الْآيَةَ الْكُبْرَى. فَكَذَّبَ وَعَصَى. ثُمَّ أَدْبَرَ يَسْعَى

. فَحَشَرَ فَنَادَى. فَقَالَ أَنَا رَبُّكُمْ الْأَعْلَى. فَأَخَذَهُ اللَّهُ نَكَالَ الْآخِرَةِ وَالْأُولَى. إِنَّ فِي ذَلِكَ لَعِبْرَةً لِمَنْ يَخْشَى



15. “A tė ka ardhur ty rrėfimi i Musait

16. Kur Zoti i tij e thirri nė luginėn e shenjtė Tuva

17. Shko te faraoni, ai vėrtet i ka kaluar tė gjithė kufijtė,

18. dhe thuaji (atij): A do tė pastrohesh (tė heqėsh dorė nga kufri),

19. dhe unė tė tė udhėzoj tek Zoti yt, qė Atij t’ia kesh dronė!

20.Pastaj ai (Musai) ia dėftoi mrekullinė e madhe,

21. por ai e pėrgėnjeshtroi (Musain) dhe e kundėrshtoi (udhėzimin hyjnor),

22. pastaj ia ktheu shpinėn duke nxituar (tė planifikonte ndonjė intrigė),

23. dhe i tuboi ( magjistarėt-popullin) dhe u foli me zė tė lartė,

24. e u tha: “Unė jam zoti juaj mė i larti”!

25. Atėherė Allahu e rrėmbeu me ndėshkim tė tmerrshėm, pėr kėtė (thėnie) tė fundit dhe pėr atė tė parėn.

26. Vėrtet nė kėtė (ndėshkim) ka mėsim pėr atė qė frikėsohet.”

(En-Naziat, 15-26)

Nė ajetet mė pėrpara, Allahu xh.sh. na bėri me dije pėr shpotitė dhe talljet e pabesimtarėve nė lidhje me ringjalljen, gjė e cila e mundonte sė tepėrmi Muhammedin a.s., ndėrsa tash, i Lartmadhėrishmi, pėr ta qetėsuar atė dhe pėr ta inkurajuar qė tė vazhdojė edhe mė tej me tė njėjtin angazhim e shpresė nė misionin e tij, i sjell rrėfimin e ngjarjes sė Musait a.s. me faraonin. Me tregimin e kėsaj ngjarjeje tė Musait a.s., Allahu xh.sh. e vė nė dijeni se tė gjithė pejgamberėt qė u dėrguan para tij, pėrjetuan tė njėjtin fat duke qenė tė pėrqeshur e tė tallur nga popujt e tyre. Megjithatė, ata qė ishin tė paluhatshėm nė rrugėn e Allahut mė nė fund qenė ngadhėnjyesit, kurse pabesimtarėt i pėrfshiu dėnimi i dhembshėm dhe turpėrimi edhe nė kėtė botė, e tė mos flasim pėr dėnimin qė do t’i presė nė zjarrin e Xhehennemit nesėr nė Ahiret.



هَلْ أتَاكَ حَدِيثُ مُوسَى . إِذْ نَادَاهُ رَبُّهُ بِالْوَادِي الْمُقَدَّسِ طُوًى
15. A tė ka ardhur ty rrėfimi i Musait

16. Kur Zoti i tij e thirri nė luginėn e shenjtė Tuva

Tė gjithė mufesirėt janė tė njė mendimi se fillimi i kėtij ajeti ka tė bėjė me njė ofrim prehjeje e qetėsie nė zemrėn e Muhammedit a.s.. Ngjarja qė shkurtimisht do tė rrėfehet nė ajetėt nė vazhdim, padyshim do tė jetė njė pėrkrahje dhe inkurajim pėr misionin e tij.

Ngjarjet qė pėrmenden nė Kur’an, si kjo e Musait a.s., janė rrėfime qė nuk pretendojnė vetėm historinė por para sė gjithash janė fragmente historike qė synojnė qėllime tė caktuara pėr gjeneratat e mėvonshme qė tė marrin mėsime e pėrvoja prej tyre.

Qė nė fillim tė kėtij ajeti: “A tė ka ardhur ty rrėfimi i Musait”, kemi tė bėjmė me njė pyetje hyjnore tė shprehur nė mėnyrė aq tė ngrohtė e tė afėrt. S’ka dyshim qė Muhammedi a.s. e kishte tė njohur ngjarjen e Musait a.s., mirėpo nga kjo formė e pyetjes kuptojmė se kėtu ėshtė fjala mė shumė pėr tė tjerėt, qė ata ta kuptojnė, nė kėtė rast idhujtarėt e Mekės, tė cilėt mohonin ringjalljen dhe mendonin se kurrė nuk do tė ballafaqohen me tė. Tregimi dhe ngjarja e Musait a.s. me faraonin kishte pėr qėllim mė tepėr qė ata t’i vinte nė dijeni se faraoni, qė ishte shumė mė i fuqishėm nė pasuri e pushtet sesa idhujtarėt mekas, kishte pėsuar dėnimin e tmerrshėm tė Allahut nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

Ajetet nė fjalė na njohin me momentet e para tė Shpalljes hyjnore Musait a.s. kur nė luginėn e shenjtė-Tuva, Allahu pėr herė tė parė i komunikoi shpalljen tė dėrguarit tė Vet duke e zgjedhur qė tė ishte i dėrguar pėr beni-israilėt, tė cilėt atėbotė vuanin nėn robėrinė e faraonėve tė Egjiptit.

Ngjarjet e tė Dėrguarit tė Allahut, Musait a.s., s’ka dyshim pėr njė urtėsi tė madhe, janė mė shumė tė pėrmendura nė Kur’an, sepse ai ėshtė edhe nga pejgamberėt, qė Allahu xh.sh. i quajti “Ulul Azmi”-“Profetė tė vendosmėrisė sė lartė”.

Ngjarjet e Musait a.s. janė pasqyrimi mė real i jetės sė njė tė dėrguari, qė ishte vazhdimisht nėn pėrkujdesjen e Allahut, madje qysh nga ditėt e para tė lindjes. Misioni i Musait a.s., me tė cilin e ngarkoi i Lartmadhėrishmi, ishte mjaft i vėshtirė. Ai duhej tė pėrballej me faraonin, sunduesin mizor tė Egjiptit, ta thėrriste nė rrugė tė drejtė, pastaj me popullin e tij beni-israil, i cili ishte njė popull mjaft i papėrgjegjshėm dhe injorant, popull qė edhe pse Allahu e shpėtoi nga thundra e faraonit nėpėrmjet Musait a.s., duke e bėrė shpėtimin e tyre njė mrekulli, megjithatė shpeshherė polemizuan me tė dhe i thyen zotimet e veta se do t‘i bindeshin vetėm Krijuesit tė gjithėsisė, duke devijuar nga rruga e vėrtetė.

Kur ėshtė fjala pėr luginėn Tuva, kėtu komentatorėt nuk kanė farė mėdyshjeje se ajo ėshtė kodra Turi Sina’ė, nėpėr tė cilėn ishte duke kaluar Musai a.s. derisa kthehej nga Medjeni, sė bashku me familjen e tij. Ai me kėtė rast papritmas diku nė lėrgėsi pa njė zjarr dhe u tha familjes tė qėndronin aty ku ishin e vetė u nis nė drejtim tė tij. Posa u afrua tek zjarri, Musai a.s. dėgjoi fjalėt hyjnore, me tė cilat iu drejtua i Lartmadhėrishmi: “Vėrtet Unė jam Zoti yt, hiq ato qė ke mbathur (opingat) se je nė luginėn e shenjtė Tuva. Unė tė zgjodha ty (pėr pejgamber), prandaj dėgjo mirė se ē’po tė shpallet…!” (Ta Ha, 12-13)

Dhe pasi Allahu xh.sh. zgjodhi Musain pėr pejgamber dhe e ngarkoi me shpalljen, urdhėresa e parė hyjnore qė duhej ta zbatonte nė praktikė, ishte:



إذْهَبْ إِلَى فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَى. فَقُلْ هَلْ لَكَ إِلَى أَنْ تَزَكَّى. وَأَهْدِيَكَ إِلَى رَبِّكَ فَتَخْشَى

17 “Shko tek faraoni, ai vėrtet i ka kaluar tė gjithė kufijtė.

18. dhe thuaji (atij): A do tė pastrohesh (tė heqėsh dorė nga kufri).

19. dhe unė tė tė udhėzoj tek Zoti yt, qė Atij t’ia kesh dronė!”

Fjala “taga” do tė thotė se faraoni i kishte tejkaluar tė gjithė kufijtė nė mėkate dhe paudhėsi.

Fakti se faraoni i atėhershėm i Egjiptit (Merneptahu, biri i Ramzesit II) ishte aq arrogant e tiran, saqė pretendonte se ishte zot, ėshtė argument i mjaftueshėm se ai vėrtet e kishte tepruar nė ēdo gjė, dhe se kishte ardhur koha t’i tėrhiqej vėrejtja nėpėrmjet njė tė dėrguari qė tė kthehej nė rrugėn e drejtė.

Sipas logjikės sė njeriut, kundėr arrogancės dhe mospėrfilljes duhen pėrdorur forca dhe ashpėrsia, por nė kėtė rast, Allahu xh.sh. i rekomandoi Musait a.s. butėsinė dhe fjalėt e mira, padyshim metodėn mė tė frytshme tė thirrjes nė udhėzimin hyjnor. Ai e porositi edhe Muhammedin a.s.–vulėn e pejgamberisė, me kėso kėshillash tė ēmueshme, kur i tha: “Thirr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi e kėshilla tė mira dhe polemizo me ata (pabesimtarėt) nė mėnyrėn mė tė bukur”. (En-Nahl, 125)

Dhe, me tė njėjtėn kėshillė edhe Musai a.s. shkoi tek faraoni, i doli pėrpara dhe me plot mirėsjellje e butėsi, i tregoi pėr qėllimin e ardhjes sė tij. I ofroi ftesėn pėr besim nė njė Zot tė vetėm, Zotin e gjithėsisė, por kot. Zemra e faraonit ishte e vulosur me ndryshkun e kufrit. Nė tė nuk kishte mbetur mė vend pėr dritėn e imanit, sepse zemra qė ėshtė e verbėr, nuk sheh dritė. Pra, faraonin e kishte verbuar aq shumė pozita dhe pasuria, saqė mendonte se ishte zot!! Por Musai a.s., i udhėhequr nga frymėzimi hyjnor, dėshironte ta pėrudhte kėtė njeri, dėshironte ta pastronte zemrėn dhe mendjen e tij nga tė gjitha tė kėqijat dhe mendjemadhėsia.

Nga ajeti nė fjalė: “dhe thuaji (atij): A do tė pastrohesh (tė heqėsh dorė nga kufri)”, shohim se kemi tė bėjmė mė shumė me njė ftesė sesa me ndonjė urdhėr. Kjo ishte vetėm njė kėshillė e sinqertė qė ai tė largohej nga mendjemadhėsia qė e kishte mbėrthyer, dhe t’i besonte Zotit tė vėrtetė. Por, mjerisht, tė gjitha kėto kėshilla tė urta e tė ngrohta tė Musait a.s. hasėn nė veshė tė shurdhėr tė faraonit, madje as qė bėnė ndonjė pėrshtypje nė shpirtin dhe zemrėn e tij. Aq mė tepėr, ai edhe iu kėrcėnua Musait a.s., se si kishte guximin t’i fliste pėr gjepura tė tilla, kur ai ishte rritur nė pallatin e tij, me tė gjitha tė mirat, dhe tash po i mohonte tė gjitha ato mirėsi. Kėto fjalė tė tij i ka regjistruar Allahu xh.sh. nė kaptinėn Esh-Shuara:

“Ai (faraoni) tha: A nuk tė rritėm ty si fėmijė nė mesin tonė, ku i kalove disa vjet tė jetės sate. Dhe ti bėrė atė vepėr qė bėre (vrasjen e egjiptasit ), pra ti je mohues (i tė mirave qė t’i bėmė)”. (Esh-Shuara’ė, 18-19)

Megjithėkėtė, Musai a.s. nuk kishte ndėrmend tė hiqte dorė nga ftesa. Ishte shumė kėmbėngulės, saqė faraoni mė nė fund u detyrua t’i thoshte: “Ai (faraoni) tha: Sille pra (argumentin-dėshminė) nėse e thua tė vėrtetėn”. (Esh-Shuara’ė, 31).

Musai, tė cilin Allahu xh. sh. e kishte pėrgatitur me dy mrekulli tė mėdha, - dora e tij, sa e nxirrte nga xhepi, i bėnte dritė, dhe shkopi me tė cilin kishte ruajtur bagėtitė, sa e hudhte, pėrnjėherė shndėrrohej nė gjarpėr, ia dėftoi dy mrekullitė e tij:



فَأَرَاهُ الْآيَةَ الْكُبْرَى

20. Pastaj ai (Musai) ia dėftoi mrekullinė e madhe

Sipas shumicės sė komentatorėve tė Kur’anit, fjala “mrekulli e madhe”, edhe pse kėtu ėshtė shprehur nė trajtėn e njėjėsit, ka tė bėjė me tė dy mrekullitė, me tė cilat u pėrforcua Musai a.s.

Ėshtė shumė karakteristikė se tė tre pejgamberėt e fundit qė bėjnė pjesė nė “Ulul Azmi” – “Pejgamberė tė vendosmėrisė sė lartė”: Musain, Isain dhe Muhammedin a.s., Allahu xh. sh. i pėrforcoi me mrekulli tė mėdha, me tė cilat i sfiduan popujt e tyre duke dalė ngadhėnjyes. Kėshtu shohim se nė kohėn e dėrgimit tė Musait a.s. ishte nė kulm magjia, prandaj Allahu xh.sh. e pėrforcoi sė pari me kėto dy mrekulli tė mėdha, tė cilat bėnė qė magjistarėt tė binin menjėherė nė sexhde, sepse ata tė parėt e kuptuan se ajo me tė cilėn kishte ardhur Musai, nuk ishte magji po mrekulli.

Pastaj nė kohėn e Isait a.s., nė lulėzim e sipėr ishte mjekėsia, kėshtu qė Allahu xh. sh. e pėrforcoi tė dėrguarin e Tij me mrekullinė qė tė shėronte disa sėmundje tė pashėrueshme pėr atė kohė, si verbėrinė nga lindja dhe sėmundjen e lėkurės (leprėn-gėrbulėn), pastaj, me lejen e Allahut tė ngjallte edhe tė vdekurit.

Kurse nė kohėn e dėrgimit tė Muhammedit a.s. tek arabėt, kishin arritur kulmin poezia dhe gjuha e pastėr. Por, me zbritjen e ajeteve tė para tė Kur’anit, i cili ishte mrekullia mė e madhe e Muhammedit a.s., mrekulli e pėrjetshme, qė nuk do tė tejkalohet kurrė deri nė momentet e shkatėrrimit tė kėsaj gjithėsie, poetėt arabė u shtangėn e u nemitėn. Ishin tė pafuqishėm para fjalės sė Allahut, madje edhe atėherė kur i Plotfuqishmi nėpėrmjet tė Dėrguarit tė Tij kėrkoi nga ata dhe i sfidoi qė tė paktėn tė sillnin njė ajet tė ngjashėm me ato tė Kur’anit, por kot, ata kurrė nuk arritėn ta bėnin kėtė.

Po, t’i kthehemi ngjarjes sonė qė e kemi synim. Megjithėse Musai a.s. i dėftoi faraonit mrekullitė e tij nga Allahu i gjithėsisė, ai jo vetėm qė nuk u bind, por madje me njė pėrbuzje dhe ironi tha se kjo ėshtė magji, mohoi t’i bindej, dhe:



فَكَذَّبَ وَعَصَى. ثُمَّ أَدْبَرَ يَسْعَى. فَحَشَرَ فَنَادَى. فَقَالَ أَنَا رَبُّكُمْ الْأَعْلَى
21. “por ai e pėrgėnjeshtroi (Musain) dhe e kundėrshtoi (udhėzimin hyjnor),

22. pastaj ia ktheu shpinėn duke nxituar (tė planifikonte ndonjė intrigė),

23. dhe i tuboi ( magjistarėt-popullin) dhe u foli me zė tė lartė,

24. e u tha: “Unė jam zoti juaj mė i larti!”

Kėtu del nė shesh tėrė arroganca e njė njeriu tė cilin lakmia pėr pozitė e kishte verbuar. Faraoni vėrtet kishte kaluar tėrė kufijtė. Krekosej se ishte sundues i Egjiptit, se robėrit dhe skllevėrit punonin pėr tė, se tė gjithė u bindeshin verbėrisht urdhrave tė tij. Prandaj, i bindur se do ta gjunjėzonte Musain a.s. me anė tė magjisė, dhe do ta nėnēmonte para tėrė masės sė tubuar si dhe para popullit tė tij, beni-israilėve, dha urdhėr tė tuboheshin tė gjithė magjistarėt e vendit, tė cilėt njiheshin pėr shkathtėsitė e tyre nė magji. Ai u premtoi atyre shpėrblime tė mėdha, kurse ditėn e caktuar pėr ballafaqim, iu drejtua atyre dhe popullit tė tij me fjalėt: “E u tha: “Unė jam zoti juaj mė i larti” (En-Naziat, 24). I njėjti faraon, para shumė vjetve, po kėtij populli, nė fillim tė sundimit tė tij, u qe drejtuar me fjalėt: ”E faraoni tha: O ju pari, unė nuk njoh ndonjė zot tjetėr pėr ju pos meje !”. (El-Kasas, 38)

Kėtu duhet ta ndalemi gjithsesi pėr tė bėrė njė krahasim dhe pėr tė tėrhequr njė paralele. Faraoni, tė cilit i qe drejtuar ftesa e udhėzimit, e mohoi atė, sepse injoranca e tij nuk e linte ta shihte dritėn qė i afrohej. Ai qė e sheh kėtė dritė tė udhėzimit, pendohet, pėrulet para madhėshtisė sė Allahut dhe kthehet tek Ai, por faraoni nuk e bėri dot kėtė. Nė anėn tjetėr, magjistarėt, tė cilėve iu ofruan shpėrblime marramendėse nėse do tė fitonin, dhe tė cilėt me plot vetėbesim pėr fitore, hynė nė garė, kur i panė kėto dy mrekulli tė mėdha, pėrnjėherė ranė nė sexhde dhe besuan. Madje besuan aq bindshėm, saqė mė parė pranuan tė masakroheshin nga faraoni sesa tė ktheheshin edhe njė herė nėn errėsirėn e kufrit, sepse zemrat e tyre u mbushėn plot dritė tė imanit.

Dhe, kėtu ėshtė fundi i tiranisė. Allahu nuk duron qė kriminelėt dhe mohuesit tė mbisundojnė vazhdimisht nė tokė me padrejtėsi, prandaj faraonin e ndėshkoi rėndė me ndėshkimin e Tij hyjnor:
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė