Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-03-07, 08:59   #22
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės – “En-Naziat”-vazhdim

فَإِذَا جَاءَتْ الطَّامَّةُ الْكُبْرَى. يَوْمَ يَتَذَكَّرُ الْإِنسَانُ مَا سَعَى. وَبُرِّزَتْ الْجَحِيمُ لِمَنْ يَرَى. فَأَمَّا مَنْ طَغَى. وَآثَرَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا. فَإِنَّ الْجَحِيمَ هِيَ الْمَأْوَى. وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ وَنَهَى النَّفْسَ عَنْ الْهَوَى. فَإِنَّ الْجَنَّةَ هِيَ الْمَأْوَى. يَسْأَلُونَكَ عَنْ السَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَاهَا. فِيمَ أَنْتَ مِنْ ذِكْرَاهَا. إِلَى رَبِّكَ مُنتَهَاهَا. إِنَّمَا أَنْتَ مُنذِرُ مَنْ يَخْشَاهَا. كَأَنَّهُمْ يَوْمَ يَرَوْنَهَا لَمْ يَلْبَثُوا إِلا عَشِيَّةً أَوْ ضُحَاهَا.



34. “ E kur tė vijė katastrofa e madhe (Dita e Kiametit),

35. Dita kur njeriu rikujton se ē’ka punuar.

36. E Xhehennemi do t’i shfaqet haptazi ēdokujt qė sheh.

37. Atėherė, pėr atė qė kaloi kufijt (me kufėr e ligėsi),

38. Duke i dhėnė pėrparėsi jetės sė kėsaj bote,

39. Xhehennemi do tė jetė vendbanim i tij.

40. E kush iu frikėsua paraqitjes para Zotit tė vet dhe e frenoi veten prej epsheve,

41. Xhenneti ėshtė vendbanim i tij.



(En-Naziat, 34-41)



فَإِذَا جَاءَتْ الطَّامَّةُ الْكُبْرَى
34. “ E kur tė vijė katastrofa e madhe (Dita e Kiametit),

Dita e Fundit-Kataklizma, ėshtė pėrmendur nė Kur’an me shumė emra, njė prej tė cilėve ėshtė edhe “Et-Tammetul kubra” – Katastrofa e madhe”. Ėshtė quajtur me kėtė emėr sepse nuk ka katastrofė mė tė tmerrshme qė shkatėrron ēdo gjė si kjo. Kiameti ėshtė momenti mė i vėshtirė qė asnjė prej krijesave nuk mund ta pėrballojė, moment qė vjen befas, dhe shkatėrron ēdo gjė para vetes. Dhe kjo “Valė” shkatėrrimtare, sipas komentatorėve tė Kur’anit, ndodh me rastin e ringjalljes ose fryrjes sė dytė nė Sur - Er-Rradifetu”. Ky ėshtė mendim i Hasen el Basriut dhe i disa tė tjerėve, kurse Sufjani mendon se “Et-Tammetu” ėshtė momenti kur nė duar tė kujdestarėve tė Xhehennemit (zebaninjve), dorėzohen banorėt e zjarrit.[1]

Disa tė tjerė janė tė mendimit se fjala “Et-Tammetu” nėnkupton momentin kur banorėt e Xhennetit nisen pėr nė Xhennet, kurse banorėt e zjarrit pėr nė Xhehennem.

Sidoqoftė besimtarėt e vėrtetė janė tė vetėdijshėm se ky moment i vėshtirė do tė vijė patjetėr, sepse pėr ardhjen dhe ndodhinė e tij i ka paralajmėruar Allahu xh. sh. nė Kur’an, po edhe i Dėrguari i Allahut nė shumė hadithe tė tij. Kjo ditė e fundit e kėsaj gjithėsie, do tė jetė e papritur dhe e befasishme vetėm pėr pabesimtarėt, tė cilėt jo vetėm qė nuk besonin ndodhinė e saj, por madje talleshin vazhdimisht me ata qė thonin se ka moment tė fundit dhe ka ringjallje. Por ja qė pėr zhgėnjimin e tyre tė madh, ky moment vjen, dhe vetėm atėherė ata do tė pėrmenden e do tė vijnė nė vete nga ajo ėndėrr-iluzion qė ishin. Vetėm atėherė njeriu do ta kuptojė seriozitetin e atij momenti, por tash pėr ēdo gjė do tė jetė vonė…



يَوْمَ يَتَذَكَّرُ الْإِنسَانُ مَا سَعَى
35. Dita kur njeriu rikujton se ē’ka punuar.

Vetėm nė kėtė ditė njeriut do t’i bien ndėrmend veprat e bėra nė kėtė botė, qofshin tė mira ose tė liga, dhe secili do ta pėrjetojė kėtė ditė nė mėnyrėn e vet. Besimtari i vėrtetė e pėrjeton si njė ankth tė shkurtėr, nga i cili shpreson se do tė shpėtojė me mėshirėn e Allahut, kurse pabesimtari si njė zhgėnjim pėr mosbesim dhe pėr veprat e kėqija tė bėra, tė cilat mė nuk mund t’i pėrmirėsojė.

Atė ditė madje njeriu nuk do tė mund tė flasė e as tė arsyetohet, por vetė veprat e edhe gjymtyrėt e tij do tė dėshmojnė, siē thotė Allahu xh.sh: “Kėtė ditė Ne ua mbyllim (vulosim) gojėt e atyre, e do tė flasin duart e tyre, kurse kėmbėt e tyre do tė dėshmojnė pėr atė qė punuan”- (Jasin, 65).

Dhe atė ditė askujt nuk do t’i bėhet e padrejtė, sepse ekzistojnė regjistra shumė tė saktė pėr ēdonjėrin, tė shkruar e tė ruajtur nga shkrues fisnikė- kiramen katibin, dy melaiket qė e pėrcjellin njeriun gjatė gjithė jetės, tė cilėt shėnojnė ēdo vepėr tė tij, qoftė tė mirė qoftė tė keqe.



وَبُرِّزَتْ الْجَحِيمُ لِمَنْ يَرَى

36. E Xhehennemi do t’i shfaqet haptazi ēdokujt qė sheh.

Ky do tė jetė momenti mė kritik pėr njerėzit nė ditėn e Gjykimit, sepse secili do t’i ekspozohet Xhehennemit qoftė besmitar ose jo, se vetė Allahu xh.sh. thotė:

“Dhe nuk ka asnjė prej jush qė nuk do t'i afrohet atij (Xhehennemit). Ky (ekspozim i Xhehennemit) ėshtė vendim i kryer i Zotit tėnd. Pastaj, (pas kalimit pranė tij) do t'i shpėtojmė ata qė ishin ruajtur (prej mėkateve), e zullumqarėt do t'i lėmė aty tė gjunjėzuar”. (Merjem, 71)

Dhe qė tė gjithė nė mėnyrėn e vet, do tė tmerrohen nga pamjet trishtuese tė Xhehennemit, duke shpresuar se do t’i shmangen kontaktit me tė, por nė kėtė rast do tė shpėtojnė nga ndėshkimi nė tė vetėm atė qė ishin ruajtur prej mėkateve dhe ata qė ishin nė rrugėn e Zotit. Ky ėshtė momenti kur besimtarėt do ta kuptojnė dhuntinė e madhe tė Allahut ndaj tyre, sepse i kishte udhėzuar nė kėtė botė dhe nuk i kishte lėnė tė humbnin nga rruga e drejtė, kėshtu qė ata sot i shmangen zjarrit tė Xhehennemit, dhe atyre u mjafton vetėm ta shohin, pėr ta kuptuar mė mirė mirėsinė dhe kėnaqėsinė e tė mirave tė Xhennetit, kurse mizorėt dhe pabesimtarėt, do tė mbesin aty tė pashpresė, tė gjunjėzuar dhe do t’i pėrfshijė dėnimi i tmerrshėm.

Njė gjė tė tillė e vėrtetojnė edhe ajetet nė vazhdim tė kėsaj kaptine:



فَأَمَّا مَنْ طَغَى. وَآثَرَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا. فَإِنَّ الْجَحِيمَ هِيَ الْمَأْوَى

37. Atėherė, pėr atė qė kaloi kufijtė (me kufėr e ligėsi),

38. Duke i dhėnė pėrparėsi jetės sė kėsaj bote,

39. Xhehennemi do tė jetė vendbanim i tij.

Do tė thotė, ai qė ka kaluar tė gjith kufijtė nė mosbesim dhe e ka tepruar nė kėtė botė me vepra tė shėmtuara, nė kundėrshtim tė plotė me Ligjin e Allahut, ai qė ka tejkaluar tė gjitha normat, duke menduar se vetėm kjo botė ėshtė e vėrtetė dhe se nuk ka botė tjetėr pas vdekjes, do tė marrė dėnimin e merituar qė ėshtė Xhehennemi, i cili me flakėt e tij do tė gllabėrojė ēdo njeri kriminel e tė pafe.

Kėto ajete thuhet tė kenė zbritur pėr Nadrin dhe tė birin e tij Harithin[2], mirėpo me to synohen tė gjithė ata pabesimtarė qė i japin pėrparėsi kėsaj bote kalimtare ndaj asaj tė pėrjetshmes.



وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ وَنَهَى النَّفْسَ عَنْ الْهَوَى. فَإِنَّ الْجَنَّةَ هِيَ الْمَأْوَى

40. E kush iu frikėsua paraqitjes para Zotit tė vet dhe e frenoii veten prej epsheve,

41. Xhenneti ėshtė vendbanim i tij.

S’ka dyshim qė kjo botė kalimtare ėshtė njė sprovim i madh pėr njeriun. Jeta nė tė ėshtė mjaft e shkurtėr, por megjithatė e mjaftueshme qė nesėr nė Ahiret secili ta marrė shpėrblimin e vet meritor, nė bazė tė veprave tė punuara. Allahu xh.sh. thotė: “(Allahu ėshtė Ai) I Cili ka krijuar vdekjen dhe jetėn qė t’ju sprovojė se cili prej jush jeni mė vepėrmirė (nė kėtė botė)” (El-Mulk, 2).

Besimtari i vėrtetė sprovohet nė besim dhe nė pėrkushtimin e tij ndaj Allahut fuqiplotė. Sprovohet nėse tė mirat e kėsaj bote do ta habitin-hutojnė, qė ai ta pasojė epshin pėr tė cilin e nxit shejtani i mallkuar pėr ta harruar Zotin dhe pėrgjegjėsinė para Tij nesėr nė Ahiret.

Ka shumė njerėz qė keqkuptojnė parimet e Islamit lidhur me kėtė botė, duke thėnė se vėrtet kjo botė nuk ėshtė pėr muslimanėt. Jo, jo, por tė mirat e kėsaj bote duhen shfrytėzuar pėr qėllime tė larta e fisnike, gjithnjė nė kuadėr tė parimeve tė Sheriatit islam. Pasuria nė kėtė botė ėshtė sprovė e rėndė pėr besimtarin, sepse duhet ditur si tė shftrytėzohet ajo. Dhe, nėse pasuria dhe tė mirat e kėsaj bote arrijnė qė nė zemrėn e tij tė mbjellin egoizėm e mendjemadhėsi, atėherė ai njeri padyshim qė ka dėshtuar, po nėse pasurinė qė i ka lėnė nė disponim Allahu xh.sh., e shfrytėzon pėr tė ndihmuar tė varfrit, tė mjerėt, skamnorėt dhe pėrgjithėsisht nė rrugėn e Allahut, atėherė ai do tė jetė i respektuar nė kėtė botė, kurse nė Ahiret do tė ringjallet nė shoqėrinė e pejgamberėve, dėshmorėve dhe njerėzve tė tjerė tė mirė.

Sa u pėrket ajeteve nė fjalė, tash na ofrojnė njė pamje krejtėsisht tjetėr nga ajo e ajeteve mė parė. Tash kemi tė bėjmė me njerėzit e mirė e tė devotshėm, tė cilėt gjatė jetės nė kėtė botė kufizuan dhe frenuan veten nga dėshirat e epsheve tė tyre dhe nga shume kėnaqėsi tė kėsaj bote, duke ndjekur me pėrkushtim rrugėn e Allahut, andaj shpėrblim i tyre meritor ėshtė vetėm Xhenneti me kėnaqėsitė e tij.

Abdullah ibn Mes’udi theksohet t’u ketė thėnė shokėve tė tij: “Ju jetoni nė njė kohė kur e vėrteta dhe drejtėsia drejton (udhėheq) epshin-pasionin, kurse do tė vijė njė kohė kur epshi do ta drejtojė (udhėheq) tė vėrtetėn dhe drejtėsinė”.

Nė kėto ajete dhe nė ato mė sipėr, kemi tė bėjmė edhe me njė shembėllim metaforik kuranor, i cili na sjell dy anėt e medaljes tė sjelljeve njerėzore: Pėr atė qė tejkaloi nė kufėr dhe nė vepra tė kėqija, ndėshkim ėshtė Xhehennemi, kusre pėr atė qė iu frikėsua Allahut dhe e ndaloi vetveten nga tė kėqijat, shpėrblim do tė jetė Xhenneti.

Nėpėr disa libra tė tefsirit ėshtė shėnuar se kėto dy ajete kanė zbritur pėr besimtarin e devotshėm Mus’ab bin Umejrin, edhepse kėto ajete nė tė njėjtėn kohė kanė pėr qėllim tė gjithė besimtarėt e mirė e tė devotshėm sikur Mus’ab bin Umejri.[3]

Rrėfimi pėr Mus’ab bin Umejrin ėshtė cekur nė shumė libra tė tefsirit. El Alusi nė tefsirin e tij “Ruhul Meani” ndėr tė tjera transmeton nga Ibn Abbasi se kėto dy ajete kanė zbritur enkas pėr Mus’abin. Nė luftėn e Uhudit, nė kėtė ditė tė vėshtirė pėr muslimanėt, e cila ishte njė mėsim i madh pėr muslimanėt se si nuk duheshin thyer urdhrat e Komandantit suprem tė luftės-Muhammedit a.s., sipas librave tė historisė, Mus’ab bin Umejri kishte treguar njė heroizėm tė pashoq, kur rreth Pejgamberit a.s. kishin mbetur shumė pak njerėz qė ta mbronin, ai kishte flijuar veten duke e mbrojtur si mburojė e gjallė trupin e bekuar tė Pejgamberit a.s.. Ishte barrikaduar tėrėsisht para trupit tė Pejgamberit a.s., kėshtu qė shigjetat njėra pas tjetrės ia shponin trupin, por ai nuk lėvizte dot. Dhe, s’do mend tėrė kjo sakrificė e pashembullt, e kishte prekur thellė nė shpirt tė Dėrguarin a.s., i cili, duke e parė Mus’abin ashtu tė larė nė gjak i kishte thėnė: “Tek Zoti do tė kėrkoj (shpresoj) shpėrblimin tėnd pėr kėtė sakrificė”, kurse as’habėve tė tjerė duke e zbuluar njė fshehtėsi nga Israja dhe Mi’raxhi u kishte thėnė: “E kam parė Mus’abin nė Xhennet, kishte tė veshur rroba, vlera dhe bukuria e tė cilave nuk mund tė pėrshkruhen, madje kam parė se edhe rripat e nallaneve tė tij ishin nga ari”.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė