Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-03-07, 09:01   #23
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės – “En-Naziat”-Perfundim

يَسْأَلُونَكَ عَنْ السَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَاهَا. فِيمَ أَنْتَ مِنْ ذِكْرَاهَا. إِلَى رَبِّكَ مُنتَهَاهَا. إِنَّمَا أَنْتَ مُنذِرُ مَنْ يَخْشَاهَا. كَأَنَّهُمْ يَوْمَ يَرَوْنَهَا لَمْ يَلْبَثُوا إِلا عَشِيَّةً أَوْ ضُحَاهَا



42 Tė pyesin pėr Kiametin: “Kur do tė ndodhė ai?!”

43. Po, nė ēfarė gjendjeje je ti t’ua kujtosh atė?

44. Kur vetėm tek Zoti yt ėshtė dijenia pėr tė.

45. Kurse ti je vetėm pėrkujtues (kėshillues) i atyre qė i frikėsohen atij (ēasti tė Kiametit).

46. Ditėn kur ta pėrjetojnė atė (Kiametin), atyre (idhujtarėve) do t’u duket sikur nuk kanė qėndruar-jetuar (nė kėtė botė) mė tepėr se njė mbrėmje ose njė mėngjes tė saj.”

(En-Naziat, 42-46



Nė lidhje me shkakun e zbritjes sė kėtyre ajeteve nėpėr librat e tefsirit, ndėr tė tjera shėnohet se idhujtarėt mekas tė nxitur nga ēifutėt e Medinės, shpeshherė e provokonin tė Dėrguarin e Allahut me pyetje tė ndryshme, qė kishin tė bėnin me sferėn e tė fshehtės-gajbit. Pyetjet e tyre mė tė shpeshta bėheshin rreth Ditės sė Kiametit dhe i bėheshin me qėllim qė ta vinin nė sprovė Pejgamberin a.s. me shpresė se mos ai do tė trillonte diēka nga vetvetja nė lidhje me kėtė tė fshehtė absolute.

Pabesimtarėt siē duket harruan se i Dėrguari i Allahut megjithatė nuk flet asgjė nga hamendja pa qenė i inspiruar nga ana e tė Plotfuqishmit:

“Dhe ai (Muhammedi) nuk flet nga mendja e tij. (Por kjo pėr se ju thėrret ai) Ėshtė vetėm Shpallje me tė cilėn ai frymėzohet (nga Allahu)”. (En-Nexhm, 3-4)

Por se njė gjė e tillė , d.t.th. momenti i ndodhisė sė kėsaj dite, dhe interesimi i tij pėr tė ditur diēka rreth kėtij momenti qė atyre t’u jepte ndonjė pėrgjigje tė saktė, vėrtet e preokuponte pa dashje edhe vetė Pejgamberin a.s. Kėtė na e vėrtetojnė edhe fjalėt e Aishes r.a., tė cilat i transmetojnė Bezzari, Ibn Xherir et-Taberiu, Ibnul Mundhiri, Ibn Merdevije e tė tjerė, e njė transmetim tė tillė tė ngjashėm e pėrcjell edhe Nesaiu me disa tė tjerė nga Tarik bin Shihabi, se Pejgamberi a.s. pėr ēdo ditė i bėnte pyetje vetes se a thua kur do tė ndodhte saktėsisht kjo ditė!

Por Allahu xh.sh. nuk e lė nė lajthitje tė Dėrguarin e Tij, por i kujton kufijt e misionit tė tij, duke i thėnė se dijen pėr ndodhinė e saktė tė kėtij momenti e ka vetėm Krijuesi Absolut i kėsaj ekzistence-Allahu xh.sh. dhe askush tjetėr, dhe mu pėr kėtė arsye me anė tė kėtyre ajeteve i thotė prerazi: “Tė pyesin ty pėr Kiametin: “Kur do tė ndodhė ai?!”. Po nė ēfarė gjendjeje je ti t’ua kujtosh atė? Kur vetėm tek Zoti yt ėshtė dijenia pėr tė. Kurse ti je vetėm pėrkujtues (kėshillues) i atyre qė i frikėsohen atij (ēasti tė Kiametit).”

Do tė thotė, Muhammedit a.s. i bėhet tė kuptojė shumė qartė se ishte kot duke vrarė mendjen pėr ta ditur momentin e Kiametit, sepse atė e di vetėm Zoti i tij, andaj i bėhet me dije se misioni i tij ishte vetėm t’ua tėrhiqte vėrejtjen se ajo ditė e mbramė dhe ai momenti tmerrshėm do tė vijė. I bėhet gjithashtu me dije qė gjėrat e tilla tė mos e preokuponin atė, sepse momenti i Kiametit ėshtė vetėm nė Dijen absolute tė Allahut, i Cili ashtu siē e ka krijuar kėtė ekzistencė, po ashtu sjell momentin e pėrfundimit tė saj.

Allahu i plotfuqishėm edhe nė shumė ajete tė tjera tė Kur’anit i jep shenjė tė Dėrguarit tė Tij pėr njė gjė tė tillė:

“S’ka dyshim se vetėm Allahu e di se kur do tė ndodhė Kiameti…” (Llukman, 34).

dhe:

“Tė pyesin ty (Muhammed) pėr ēastin (katastrofėn e pėrgjithshme) se kur do tė ndodhė ai. Thuaj: “Atė e di vetėm Zoti im, kohėn e tij nuk mund ta zbulojė kush pos Tij (e sjell kiametin pa e hetuar asnjė nga krijesat). Ēėshtja e tij (se kur do tė ndodhė) ėshtė preokupim i rėndė (pėr krijesat) nė qiej e nė tokė. Ai (Kiameti) nuk ju vjen ndryshe, vetėm befas. Tė pyesin ty sikur ti di pėr tė. Thuaj: “Pėr tė di vetėm Allahu, por shumica e njerėzve nuk dinė (pse ėshtė e fshehtė)” (El-A’raf, 187)

Momentin e mbramė tė kėsaj bote nuk e dinė as melaiket, e madje as edhe meleku mė i madh-Xhibrili, transmetuesi i tė gjitha Shpalljeve hyjnore.

Nė njė hadith tė cilin e transmeton Omer ibnul Hattabi, kur Xhibrili i erdhi Pejgamberit a.s. nė formė tė njeriut dhe pasi qė ia kishte shtruar disa pyetje rreth Imanit, Islamit dhe Ihsanit, nė fund i kishte bėrė edhe pyetjen rreth momentit tė Kiametit nė ēka Pejgamberi a.s. ishte pėrgjigjur: “As i pyeturi nuk di gjė mė tepėr pėr kėtė ēėshtje sesa pyetėsi”.

Kiameti dhe Ringjallja janė momente qė i vėjnė nė mėdyshje idhujtarėt dhe pabesimtarėt kur tė ngrihen nga varret, duke pyetur vetvetev se a thua sa kanė jetuar nė kėtė botė ose sa kanė qėndruar nė jetėn e Berzahut-jetėn e pėrtejvarrit. Atyre

Do t’u duket se nuk kanė qėndruar nė tė mė tepėr se njė mėngjes ose mbrėmje tė kėsaj bote, sepse nė jetėn e varrezave njeriu humb ndjenjėn pėr kohėn. Thjesht, ligjet e kohės tė cilat mbretėrojnė nė jetėn tonė, nė jetėn e pėrtejvarrit ato pushojnė dhe humbin kuptimin e tyre. Ky pra ėshtė shkaku qė ata shprehen me habi se nuk kanė qėndruar shumė gjatė nė kėtė gjendje. Nė lidhje me kėtė jep shenjė edhe njė ajet tjetėr kuranor:

“…Ditėn kur do ta pėrjetojnė atė (dėnimin) qė u ėshtė premtuar, atyre u duket sikur nuk kanė jetuar vetėmse njė moment tė shkurtėr tė ditės”. (El-Ahkaf, 35)



Pėr ēfarė udhėzojnė kėto ajete:

- Vėrtetim i besimit nė Ringjallje, shpėrblimin dhe ndėshkimin nė Ahiret duke u pėrmendur pėrshkrimi i tyre

- Njerėzit nė botėn e ardhshme do tė jenė tė ndarė nė dy grupe: besimtarė dhe pabesimtarė. Ata qė i besuan Allahut dh punuan vepra tė mira, do tė shijojnė kėnaqėsitė e Xhennetit, kurse mohuesit do tė ndėshkohen pėrjetė me vuajtje nė skėterrat e Xhehennemit.

- Nga kėto ajete mėsojmė se momenti i Kiametit ėshtė vetėm nė Dijen absolute tė Allahut xh.sh.

- Sqarim i faktit se vėshtirėsitė dhe tmerret e Ditės sė Kiametit, tė bėjnė tė harrosh tmerret e pėrjetuara mė parė, sepse ndėshkimi i pėrkohshėm nė varr, tė gjithė pabesimtarėve do t’u duket shumė i butė nė krahasim me atė qė do ta pėrjetojnė prej dėnimit tash nė zjarrin e pėrjetshėm tė Xhehennemit[4]







--------------------------------------------------------------------------------

[1] Ebu Bekėr el Xhezairij “Ejseru-t-Tefasir…” , vėll. V, fq. 514, Medinė, 1997

[2] Vehbete ez-Zuhajli “Et-Tefsirul munir” vėll.30, fq. 51

[3] “Tefsirul Munir”, vėll. 30, fq. 52

[4] Ebu Bekėr el Xhezairij “Ejseru-t-Tefasir…” , vėll. V, fq. 515, Medinė, 1997
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė