Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-03-07, 17:03   #25
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės “Ed-Duha”-Perfundim

أَلَمْ يَجِدْكَ يَتِيمًا فَآوَى
6. A nuk tė gjeti jetim, e tė dhuroi strehim (kujdesje).

Janė tri ajete qė do tė pasojnė nė vazhdim, pra ky ajet, pastaj i shtati dhe i teti, tė cilėt flasin pėr pėrkujdesjen e Allahut ndaj Muhammedit a.s. qysh nga lindja ose nga fėmijėria e hershme.

Jeta e Pejgamberit a.s. vėrtet ishte njė jetė plot dhimbje, plot vuajtje, sepse ai ende sa ishte nė barkun e s’ėmės, mbeti pa baba, pastaj nė moshėn gjashtė vjeē i vdiq edhe e ėma, kėshtu qė mbeti jetim pa tė dy prindėrit, pra mbeti gjithmonė i etshėm pėr dashurinė prindėrore. Por, Krijuesi i kėsaj ekzistence, Ai qė i di tė fshehtat dhe ato qė shfaqen haptazi, me kohė kishte pėrgatitur zemrėn dhe shpirtin e Muhammedit a.s. qė tė pėrballonte tė gjitha kėto vuajtje e sakrifica. Ishte mėshira e madhe e Allahut xh.sh. qė kishte mbushur zemrėn e tij qysh nga fėmijėria, pėrderisa nuk erdhi momenti qė nė moshėn 40 vjeē, kjo mėshirė e dashuri tė merrte emėrtimin e vėrtetė: “Pejgamber i Allahut dhe i zgjedhuri i Tij”.

Muhammedi a.s. u rrit si jetim sė pari nė shtėpinė e gjyshit Abdul Mutalib, i cili e donte pa masė, meqenėse babanė e tij Abdullahun, e kishte dashur mė shumė se tė gjithė djemtė e tjerė, dhe ndiente njė dhimbje tė madhe tek shihte Muhammedin e vogėl qė po rritej si jetim, dhe thuhet se lotėt gjithnjė i ravijėzoheshin nėpėr faqet e tij tė rrudhura nga pleqėria. Ai madje e ulte Muhammedin gjithnjė pranė vetes, nėn hijen e Qabesė, njė vend i rezervuar vetėm pėr parinė mekase.

Pas dy vjet pėrkujdesjeje nė shtėpinė e gjyshit, i vdiq edhe ai, kėshtu qė nė moshėn 8 vjeē, pėrkujdesjen e Muhammedit a.s. e mori axha i tij, Ebu Talibi, i cili i ofroi tėrė dashurinė dhe kujdesin e duhur.

Por, mbi tė gjitha kėto, Muhammedi a.s. ishte nėn pėrkujdesjen dhe mbikėqyrjen e vazhdueshme tė Allahut xh.sh., tė cilėn ai shpeshherė e kishte hetuar po jo edhe kuptuar, derisa nuk i zbriti Shpallja, nė moshėn dyzet vjeē.

I Dėrguari a.s. me njė rast ka thėnė: “Zoti im mė edukoi dhe mė pėrsosi edukatėn time”.

Me kėtė ajet Allahu dėshiroi ta qetėsonte edhe njė herė tė Dėrguarin e Vet, dhe sikur i thotė: Mos ua vė veshin fjalėve tė idhujtarėve, qė thonė se Zoti yt tė ka braktisur. Jo! Ne nuk tė braktisėm as atėherė kur mbete jetim, pa prindėr, pa gjyshin dhe pa xhaxhain, e si tė tė braktisim tash kur ta kemi besuar Mesazhin dhe Fjalėn tonė tė Shenjtė.

وَوَجَدَكَ ضَالا فَهَدَى
7. Tė gjeti tė paudhėzuar, e tė udhėzoi.

Edhe ky ajet vazhdon me atė ton dashamirės, nga i cili shihet dhemshuria dhe pėrkujdesja e Allahut ndaj tė Dėrguarit tė Vet. “A nuk ishe ti, o Muhammed, i paudhėzuar pėr njohjen besimit nė Zotin tėnd, derisa Ai nuk tė drejtoi e tė udhėzoi, e ti gjete tė vėrtetėn, dhe njohe madhėshtinė e Krijuesit?!”

Ky ajet nuk ka tė bėjė me mundėsinė qė Pejgamberi a.s. tė ketė qenė i humbur nė dalalet-mosbesim, sepse pejgamberėt e Allahut janė tė mbrojtur nga njė gjė e tillė, por kėtu qėllimi ėshtė se ai ishe i paudhėzuar nė njohjen e ēėshtjeve tė fesė e tė Librit qė iu shpall, siē thotė edhe Allahu xh.sh.: “Po kėshtu me urdhrin Tonė, Ne tė shpallėm ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur ē’ėshtė Libri (Kur’ani) as ē’ėshtė besimi (imani), por Ne e bėmė atė dritė me tė cilėn atė qė dėshirojmė prej robėrve Tanė e vėmė nė rrugė tė drejtė…” (Esh-Shura, 52).

Ndėrsa nė “Tefsirul Xhelalejn” ėshtė shėnuar: “Allahu tė gjeti tė paudhėzuar me parimet dhe ligjet e Sheriatit, dhe tė udhėzoi”[11]



وَوَجَدَكَ عَائِلا فَأَغْنَى
8. Tė gjeti tė varfėr, e tė begatoi (pasuroi).

Meqenėse u rrit si jetim, ishte e natyrshme qė Muhammedi a.s. ta kishte tė vėshtirė edhe jetesėn, sepse nuk kishte as vėllezėr qė ta pėrkrahnin e ta ndihmonin, megjithė kujdesin e vazhdueshėm ndaj tij tė Ebu Talibit, i cili nuk kishte pasuri tė mjaftueshme madje as pėr vete dhe familjen e tij. Por, deshi Allahu xh.sh. qė i Dėrguari i Tij, tė cilėsohej si njeri besnik e tė shquhej pėr ndershmėri edhe para pejgamberisė, dhe tė kishte prirje edhe nė punėt e tregtisė qė e shtyri Hatixhen r.a. qė t’ia besonte atij punėt e tregtisė. Kėtė besim ai e arsyetoi plotėsisht qysh nė udhėtimin e tij tė parė nė Sham.

Dhe, pas njė kohe, i Dėrguari i Allahut u martua me Hatixhenė e pasuria e tyre qe bėrė mjaft e madhe, saqė Muhammedi a.s. kishte mundėsi t’i ndihmonte axhės sė tij Ebu Talibit pėr pėrkujdesjen e fėmijėve tė tij. Nga biografia e ndritshme e Pejgamberit a.s. mėsojmė se ai e mori nė pėrkujdesje Aliun r.a., kurse axha i tij Abbasi, mori Akilin, qė tė dy kėta, djem tė Ebu Talibit.

Nė lidhje me kėto tri ajete tė kėsaj kaptine: “A nuk tė gjeti jetim, e tė dhuroi strehim (kujdesje). Tė gjeti tė paudhėzuar, e tė udhėzoi. Tė gjeti tė varfėr, e tė begatoi (pasuroi).” , Ibn Xherir et-Taberiu dhe Ibni Ebi Hatimi transmetojnė nga Katadeja tė ketė thėnė: “Kėto ishin tri gjendjet e Resulullahut para se t’i vinte Shpallja”[12], qė do tė thotė se Muhammedi a.s. ishte jetim, por Allahu e strehoi; ishte i paudhėzuar nė ēėshtjet e Sheriatit dhe tė njohjes sė Allahut xh.sh., por Ai e pėrudhi; ishte i varfėr, por Allahu i dhuroi pasuri.

Ebu Hurejra transmeton njė hadith nga Pejgamberi a.s., i cili ka thėnė: “Nuk ėshtė pasuri vetėm tė kesh shumė mall, por pasuri e vėrtetė ėshtė pasuria e shpirtit”.[13]

Po ashtu, i Dėrguari i Allahut xh.sh. nė njė hadith tjetėr ka thėnė: “Ka shpėtuar ai qė ka besuar, qė ka furnizim (rrizk) tė mjaftueshėm dhe ėshtė i kėnaqur me atė qė i ka dhėnė Allahu (nga pasuria, qoftė edhe fare pak).”[14]



فَأَمَّا الْيَتِيمَ فَلا تَقْهَرْ
9. Pra, mos e pėrēmo (poshtėro) jetimin!

Nė kėto ajete tė fundit gjejmė shenja tė edukatės hyjnore ndaj tė Dėrguarit a.s., se si tė sillej me disa kategori njerėzish. Sė pari e urdhėron qė ndaj jetimit tė jetė i butė e i mėshirshėm, meqenėse edhe ai vetė kishte pasur fatin qė tė rritej si jetim. Morali i lartė islam shkon edhe mė tutje, kur pėrkujdesjen ndaj jetimit e vė nė njė shkallė aq tė lartė, saqė Pejgamberi a.s. thotė: “Unė dhe kujdestari i jetimit jemi afėr sikur gishti tregues dhe ai i mesmi”.

Pastaj, nė njė hadith tjetėr Muhammedi a.s. thotė: “Edhe pėrkėdhelja e flokėve tė jetimit konsiderohet sadakė”.

Transmeton Ebu Hurejra se njė njeri kishte ardhur tek Pejgamberi a.s. dhe i qe ankuar se zemrėn e kishte tepėr tė ashpėr, dhe me kėtė rast i Dėrguari a.s. e porositi: “Nėse do qė ajo (zemra) tė tė zbutet, pėrkėdheli kokėn jetimit (nga dhemshuria) dhe ushqeje tė varfrin (skamnorin)”.



وَأَمَّا السَّائِلَ فَلا تَنْهَرْْ

10. As lypėsin mos e pėrzėr!

Kėshilla e dytė ka tė bėjė me lypėsin (skamnorin, ose tė varfrin qė ka nevojė pėr ushqim a diēka tjetėr): “As lypėsin mos e pėrzėr!”

Besimtari i drejtė duhet tė ketė kujdes qė nė ēdo rast t’u shmanget fjalėve tė ashpra, qė tė mos e dėbojė askėnd me fjalė tė kėqija, e sidomos lypėsin, qė ka nevojė, qoftė pėr ushqim, qoftė pėr dije dhe tė kėrkon ndihmė. Madje edhe vetė Pejgamberi a.s. porosit besimtarėt: “Askush tė mos e pėrzėrė lypėsin qė tė kėrkon diēka, por jepini atij, madje edhe nėse nė duart e tij shihni byzylykė ari”[15]



وَأَمَّا بِنِعْمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثْ
11. E pėr tė mirat qė t’i dha Zoti yt, trego!

Ky ajet ėshtė njė urdhėr i qartė pėr Muhammedin a.s. qė tė tregojė haptazi pėr tė mirat e Zotit qė i dhuroi; Ishte jetim, por Allahu e strehoi dhe e mori nėn pėrkujdesje; Ishte i varfėr dhe Allahu e bėri tė pasur nė shpirt dhe me pasuri tė kėsaj bote; E gradoi me titullin “Pejgamber”, i shpalli Kur’anin, udhėzim tė qartė pėr tė dhe pėr mbarė Ymetin e tij. E dėrgoi pejgamber pėr mbarė njerėzit dhe pėr exhinėt; e ngriti lart emrin e tij kur e bashkoi atė me emrin e Vet hyjnor nė dėshminė “La ilahe il-la llah Muhammedun resululull-llah”- “Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut, Muhammedi ėshtė i dėrguari i Allahut”, e cila ėshtė shtylla e parė e Islamit, dhe ēelės pėr tė hyrė nė Islam.

Pra, nė kėtė ajet, Pejgamberi a.s. porositet qė pėr tė gjitha kėto mirėsi, tė mos hezitojė, por t’i proklamojė ato haptazi, ta madhėrojė Allahun xh.sh. dhe tė jetė mirėnjohės ndaj Tij.



Aspekte metaforike tė kėsaj kaptine

Komentatorėt e Kur’anit, kur flasin pėr aspektin metaforik tė kėsaj kaptine, bėjnė njė krahasim mjaft interesant kur thonė se kundruall tri ajeteve, qėndrojnė kėshillat nė tri ajetet pasuese:

“A nuk tė gjeti jetim, e tė dhuroi strehim (kujdesje)”. – pas tė cilit pason kėshilla: “Pra, mos e pėrēmo (poshtėro) jetimin!”

Pastaj. “Tė gjeti tė varfėr, e tė begatoi (pasuroi)”- pas tė cilit pason kėshilla: “As lypėsin mos e pėrzėr!”

Dhe “Tė gjeti tė paudhėzuar, e tė udhėzoi” – pas tė cilit pason kėshilla: “E pėr tė mirat qė t’i dha Zoti yt, trego!”

Kėto kėshilla drejtuar Muhammedit a.s. nė tė njėjtėn kohė na janė drejtuar edhe neve, qė tė sillemi mirė ndaj jetimėve, tė varfėrve dhe skamnorėve dhe t’u japim nga ajo pasuri qė neve na ka dhėnė Allahu xh.sh.

Alusiu nė lidhje me kėto ajete kėshilluese thotė: “Allahu xh.sh. e kėshillon tė Dėrguarin e Vet duke i thėnė se ke qenė jetim dhe i humbur dhe Allahu tė strehoi, tė udhėzoi e tė bėri tė pasur, prandaj mos i harro kėto mirėsi tė Allahut ndaj teje. Sillu mirė me jetimin, mėshiroje tė varfrin sepse vetė ti e ke pėrjetuar idhėsinė e jetimėrisė dhe tė varfėrisė, dhe udhėzoi njerėzit nė rrugėn e drejtė ashtu siē tė udhėzoi ty Zoti yt.” [16]



Porosia e kėsaj sureje

- Kjo botė ėshtė kalimtare, kurse Ahireti ėshtė bota e pėrhershme. Njeriu duhet tė ketė kujdes qė tė mos mashtrohet me dunjanė e tė mos mendojė pėr Ahiretin.

- Ėshtė e e pėlqyeshme qė vazhdimisht tė pėrkujtojmė tė mirat e Allahut ndaj nesh, dhe ta falėnderojmė Atė.

- Kjo sure dėshmon fuqishėm pėr pozitėn dhe nderin e madh qė i ėshtė dhėnė Pejgamberit tonė Muhammedit a.s.

- Sjelljet tona duhet t’i pėrputhim me etikėn e Kur’anit, nė radhė tė parė ndaj Krijuesit e pastaj ndaj kategorive tė ndryshme tė njerėzve , tė cilėt kanė nevojė pėr zgjatjen e dorės sė ndihmės dhe tė mėshirės siē janė jetimėt, skamnorėt e tė varfėrit

- Transmetohet nga Imam Shafiu tė ketė thėnė: “Ėshtė synet tė merret tekbir nė fund tė kėsaj kaptine dhe pastaj nė ēdo sure qė pason pas saj deri nė fund tė Kur’anit, sepse pasi qė pėr njė kohė kishte pasuar njė ndėrprerje e Vahjit-Shpalljes, dhe zbriti kjo sure, Pejgamberi a.s. u gėzua aq shumė, saqė nga gėzimi dhe mallėngjimi tha “Allahu ekber”.

Megjithatė duhet ditur se ky tekbir nuk ėshtė pjesė e Kur’anit, por dijetarėt kanė thėnė se ai qė e kėndon kėtė tekbir, ka sevap tek Allahu xh.sh., ndėrsa ai qė nuk e kėndon, nuk konsiderohet mėkatar.









--------------------------------------------------------------------------------

[1] Sejjid Kutbi “Fi Dhilalil Kur’an”, vėll. 6, fq. 3925, Bejrut-Kajro 1986

[2] Hafidh ibn Kethir “Tefsirul Kur’anil Adhim”, vėll. 4, fq. 675, Ed-Dahijetu-Kuvajt, 1998

[3] El Vahidi en Nisaburi “Esbabu-n-Nuzul”, fq. 256, Bejrut, pa vit botimi

[4] Vehbete ez-Zuhajli “Et Tefsirul Munir”, vėll. 30, fq. 283, Bejrut-Damask, 1998

[5] Muhammed Gazali, “Nahve tefsirin mevduijjin li suveril Kur’anil Kerim” fq.525, Kajro-Bejrut, 2000, botimi i IV-t.

[6] “Tefsirul Munir”, fq. 258

[7] M.M. Sha’ravi, “El Muhtar min tefsiril Kur’anil Adhim”fq. 86, Bejrut-Kajro, pa vit botimi.

[8] “Tefsirul Munir”, vėll. 30, fq. 288

[9] Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi

[10] “Tefsirul Xhelalejn”, fq. 812, dhe “Tefsirul Munir”, vėll 30, fq. 286

[11] “Tefsirul Xhelalejn”, fq. 812

[12] “Tefsirul Munir”, fq. 286

[13] E transmetojnė Buhariu dhe Muslimi

[14] E transmeton Muslimi

[15] "Tefsir Kurtubi", vėll. 20, fq. 101

[16] Alusiu “Ruhul Meani…”, vėll. 30, fq. 164
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė