Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-03-07, 17:46   #27
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Koment:

إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْر
1. Ne e zbritėm atė (Kur’anin) nė natėn e Kadrit.

Deshi Allahu i Plotfuqishėm qė Vullneti i Tij tė pėrfshinte tėrė kėtė ekzistencė, dhe ligjet e Tij tė mbretėronin kudo. Ai e mbushi kėtė gjithėsi me mėshirė dhe dashuri. Nga krijesat qė krijoi, Ai dalloi disa prej tyre, qofshin ato krijesa njerėzore, melaike, kohė apo vende. Fjala vjen, nga njerėzit dalloi disa prej tyre, duke i zgjedhur pėr tė dashur dhe tė dėrguar, tė cilėt do ta bartnin mesazhin e Tij nėpėr kohė e shekuj. Gjithashtu edhe prej tė dėrguarve dalloi disa prej tyre, duke i quajtur “Ulul Azmi”, e prej Ulul Azmit dalloi mė tė madhin e njerėzisė-Muhammedin a,s.:

“Kėta (pėr tė cilėt tė rrėfyem) janė tė dėrguarit, disa prej tyre i dalluam nga tė tjerėt…” (El-Bekare, 253) dhe:

“Ne kemi dalluar disa pejgamberė nga tė tjerėt…” (El-Isra’ė, 55)

Pastaj, nga gjinia njerėzore dalloi disa popuj nga disa tė tjerė, kėshtu Ai e dalloi ymetin e Muhammedit a.s. nga ymetet e tjera.

“Ju jeni populli mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr tė mirė, tė ndaloni nga veprat e kėqija dhe tė besoni Allahun…” (Ali Imran, 110)

Disa vende si Mekėn, Medinėn dhe Kudsin, nė tė cilat vende zbriti shpalljen hyjnore pėr tė dėrguarit e Tij i dalloi prej vendeve tė tjera, sepse nė kėto qytete tė bekuara edhe gjenden faltoret mė tė mėdha islame: Qabeja - nė Mekėn fisnike, Xhamia e Pejgamberit a.s. - nė Medinėn e ndritshme dhe Mesxhidi Aksaja - nė Kudsin e ndershėm. Allahu xh.sh. thotė: “(Drita e Allahut) Ėshtė nė shtėpitė (xhamitė) qė Allahu urdhėroi tė ngrihen, e nė to tė pėrmendet emri i Tij, t’i bėhet lutje Atij mėngjes e mbrėmje” (En-Nur, 36).

Prej muajve, dalloi muajin e Ramazanit, nė tė cilin e zbriti Kur’anin dhe tė cilin e bėri muaj tė agjėrimit e tė ibadetit: “Muaji i Ramazanit (ėshtė muaj) nė tė cilin filloi tė zbriste (tė shpallej) Kur’ani, udhėrrėfyes pėr njerėzit dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i sė vėrtetės nga gėnjeshtra)…” (El-Bekare, 185);

Kurse prej netve tė vitit, dalloi dhe bekoi natėn e Kadrit: “Ne e zbritėm atė (Kur’anin) nė njė natė tė bekuar (nė natėn e Kadrit)”. (Ed-Duhan, 3), dhe : “Ne e zbritėm atė (Kur’anin) nė natėn e Kadrit” (El-Kadr, 1), natė nė tė cilėn Xhibrili solli nga Allahu xh.sh. shpalljen e fundit nė tokė, duke i drejtuar Muhammedit a.s. dhe mbarė njerėzimit fjalėt hyjnore: “Ikre’ė”, madhėshtia dhe jehona e tė cilave do ta mbushnin ekzistencėn me besimin e drejtė, tė cilin deri atėherė shumė popuj e ymete e kishin devijuar.

Fillimi i kėsaj kaptine konsiston nė faktin se Allahu xh.sh. na bėn me dije se Ai e ka zbritur kėtė Kur’an nė natėn e Kadrit. Nuk ėshtė pėrmendur kėtu Kur’ani me emėr, por ėshtė cekur vetėm pėremri “atė”, dhe kjo jep tė kuptosh se fjala ėshtė pėr madhėrim tė Kur’anit, meqenėse zbritja e tij i atribuohet vetėm Allahut xh.sh.

Dijetarėt kanė dhėnė disa mendime rreth momentit tė zbritjes sė Kur’anit nė kėtė natė, e nė lidhje me kėtė, mendimi mė i saktė ėshtė ai qė e transmetojnė Hakimi dhe Bejhekiu nga Ibn Abbasi, i cili ka thėnė: “Nė kėtė natė , tė Kadrit, Kur’ani famėlartė ka zbritur komplet prej Levhi Mahfudhit nė qiellin e kėsaj bote, dhe pastaj prej aty, i ėshtė shpallur Muhammedit a.s. nė mėnyrė graduale pėr 23 vjet rresht”[4]. Kėtė na e vėrteton edhe ky ajet kuranor: “Dhe (ta shpallėm) Kur’anin qė Ne e ndamė pjesė-pjesė pėr t’ua lexuar njerėzve dalėngadalė, dhe ashtu e shpallėm atė njė pas njė” (El-Isra’ė, 106). etj.

وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ. لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ

2. Vallė, kush mund tė tė tregojė ty se ē’ėshtė nata e Kadrit?

3. Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme se njė mijė muaj!

Muhammedit a.s. i drejtohet kjo pyetje nga i Larmadhėrishmi, nė mos, vallė, dinte ai diēka pėr vlerėn e vėrtetė tė kėsaj nate tė zgjedhur, sepse pėr vlerėn e mirėfilltė tė saj nuk di askush pos Atij qė zgjodhi kėtė natė qė tė jetė natė e zbritjes sė Kur’anit. Dhe, pėr tė mos e lėnė tė Dėrguarin e vet nė dilemė, pason menjėherė pėrgjegja hyjnore se kjo natė ėshtė mė e vlefshme se 1000 muaj.

S’ka dyshim qė madhėshtia e kėsaj nate nuk mund tė tregohet me fjalė. Ne dimė nė bazė tė ajeteve tė pėrmendura dhe tė haditheve tė Resulullahut s.a.v.s. qė kjo natė ėshtė njė natė e bekuar, nė tė cilėn zbret mėshira e Allahu nė Tokė, zbresin melaiket, dhe se nė kėtė natė pėrcaktohen tė gjitha ēėshtjet e vitit tė ardhshėm, siē janė rrėsku, jetėt, vdekjet etj. Kjo assesi nuk vjen nė kundėrshtim me faktin se Allahu nuk i ka pėrcaktuar kėto gjėra para se tė krijonte tokėn e qiellin dhe krijesat, por nė kėtė natė, prej Levhi Mahfudhit, melaiket marrin tė dhėnat pėr tė gjitha ēėshtjet qė duhet tė materializohen (realizohen) brenda njė viti: “Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė.”, (Ed-Duhan, 4).

Nė lidhje me kėtė natė, qė ėshtė nė muajin mė tė dashur, Ramazanin, kemi shumė hadithe tė Muhammedit a.s., ndėr tė tjera kemi hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra, i cili ka thėnė: “Kur vinte Ramazani, i Dėrguari i Allahut na thoshte: “Ju erdhi muaji i Ramazanit, muaj i bekuar. Allahu xh.sh. jua ka bėrė detyrim agjėrimin e tij. Nė kėtė muaj hapen dyert e Xhennetit, mbyllen dyert e Xhehennemit, dhe prangohen djajtė. Nė kėtė muaj ėshtė njė natė mė e vlefshme se njė mijė muaj; ai qė privohet nga kjo natė, ai ėshtė privuar nga mirėsi tė shumta”.[5]

Pastaj: “Ai qė e gjallėron (me namaz dhe ibadet) natėn e Kadrit me besim dhe shpresė (nė shpėrblim nga Zoti), atij do t’i falen gabimet qė ka bėrė pėrpara”[6]

تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ مِنْ كُلِّ أَمْرٍ

4. Me lejen e Zotit tė tyre nė tė (nė atė natė) zbresin melaiket dhe Shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje.

Se kjo natė ėshtė vėrtet njė natė e zgjedhur dhe e dalluar, na bėn me dije edhe ky ajet kuranor, i cili tregon se nė kėtė natė, me urdhrin e Zotit, zbresin nė tokė melaiket, e madje edhe vetė meleku mė i madh-Xhibrili, nė krye tė tyre. Kėto melaike zbresin nė tokė me detyra tė ndryshme: disa i vrojtojnė punėt e besimtarėve dhe ibadetin e tyre nė kėtė natė, duke u lutur pėr ta, kurse ca tė tjerė merren me zbatimin e detyrave tė ngarkuara nga i Plotfuqishmi pėr realizimin e shumė gjėrave qė kanė tė bėjnė me njerėzit. Kjo do tė thotė se ata, me urdhrin e Zotit, i marrin shėnimet e shkruara nė “Levhi Mahfudh” pėr gjėrat qė duhet tė realizohen (materializohen) gjatė njė viti nė sferėn e rrėskut, ngjarjeve dhe afateve tė lindjeve e tė vdekjeve. Udhėheqės i tyre, me lejen e Allahut xh.sh. ėshtė vetė Xhibrili a.s., i cili nė tė njėjtėn kohė pėrcjell edhe gjendjen e Ymetit tė Muhammedit a.s. pėr tė parė se nė ēfarė gjendjeje ėshtė amaneti qė ky, me urdhrin e Allahut xh.sh., ia kishte transmetuar dhe lėnė Muhammedit a.s.- Kur’anin dhe Islamin, e ky i fundit ia kishte pėrcjellė ymetit tė vet.

سَلامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ

5. Ajo (natė) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit”

Mirėsitė e kėsaj nate janė shumė tė mėdha, dhe ato zgjasin prej perėndimit tė diellit deri nė agimin e mėngjesit tė natės sė Kadrit. Nė kėtė natė, posaēėrisht djajtė pengohen nė ēdo mėnyrė qė tė mos shtrijnė dėmin e tyre ndėr besimtarėt, tė cilėt ndodhen nė ibadet ndaj Allahut xh.sh. Vetė vlera e kėsaj nate, bėn qė djajtė tė mos mund tė bėjnė dėmin e tyre, sepse kjo natė ėshtė natė e mėshirės dhe e mirėsisė sė madhe. Dhe ajo qė Allahu e pėrcakton nė kėtė natė, ėshtė e tėra mirėsi pas mirėsie, si shenjė nderimi pėr zbritjen e fjalės sė parė kuranore: “Ikre’ė-Lexo!”.



Nė cilėn natė ėshtė Nata e Kadrit?

Se kur bie kjo natė, nuk dihet me saktėsi, mirėpo sipas fjalėve tė Allahut xh.sh. i Cili thotė: “Muaji i Ramazanit (ėshtė muaj) nė tė cilin filloi tė zbriste (tė shpallej) Kur’ani…” (El-Bekare, 185); dijmė se kjo natė ėshtė nė njėrėn prej netve tė muajit tė madh tė Ramazanit, ndėrsa i Dėrguari i Allahut na ka bėrė me dije se kjo natė ėshtė nė njėrėn prej netve tek tė dhjetėnatėshit tė fundit tė Ramazanit.

Transmetohet nga Ebu Seid el Huderiu tė ketė thėnė: “Ėshtė pyetur i Dėrguari i Allahut se nė cilėn natė bie Nata e Kadrit, e ai ėshtė pėrgjigjur: “Kėrkojeni atė nė dhjetėnatėshin e fundit tė Ramazanit, kėrkojeni atė nė netėt tek, nė natėn e njėzetenjėtė, ose tė njėzetetretė, ose tė njėzetepestė, ose tė njėzeteshtatė, ose tė njėzetenėntė”.

Megjithatė, numri mė i madh i dijetarėve konsiderojnė se kjo natė ėshtė nata e njėzeteshtatė e Ramazanit, duke u bazuar nė njė hadith nga Zirr bin Hubejshi, tė cilin e transmetojnė Muslimi dhe Tirmidhiu, i cili ka thėnė: “I thashė Ubejj bin Ka’bit: Vėllai yt (nė Islam), Abdullah ibn Mes’udi, po thotė: “Ai qė falet gjatė tėrė vitit, do ta qėllojė natėn e Kadrit”, pėr se Ubejji kishte thėnė: “Allahu e faltė Ebi Abdurrahmanin (d.m.th. Ibn Mes’udin). Ai e di se kjo natė ėshtė nė dhjetėnatėshin e fundit tė Ramazanit dhe ajo ėshtė nata e njėzeteshtatė, por ai nuk ka dėshiruar qė njerėzit tė bėhen pėrtacė gjatė tėrė vitit (e tė mos falen)”. Atėherė, thotė Zirri, e pyeta: Nė se bazohesh pėr kėtė pohim tėndin kaq bindshėm, e Eba Mundhir (d.m.th. o Ubejj) ?, kurse Ubejji m’u pėrgjigj: “Bazohem nė shenjėn pėr tė cilėn na ka lajmėruar i Dėrguari i Allahut, se nė atė ditė dielli lind i bardhė dhe rrezet e tij nuk janė verbuese (tė forta).”[7]

Nė lidhje me shenjat e kėsaj nate, ėshtė edhe ajo se dielli nė mėngjesin e saj lind i bardhė, pa rreze tė forta, transmeton edhe Ebu Davud Et-Tajalisi nga Ibn Abbasi e ky nga i Dėrguari i Allahut tė ketė thėnė: “Ėshtė natė e kthjellėt (e qetė) dhe e freskėt, as e nxehtė e as e ftohtė, nė mėngjesin e saj dielli lind i zbehtė nė tė kuqėrremtė”

- Se kjo natė mund tė jetė e njėzeteshtata, disa dijetarė bazohen nė njė transmetim nga Ibn Abbasi., i cili nė njė mendim tė tij thotė se kjo sure (kaptinė) pėrbėhet prej 30 fjalėve, aq sa ka ditė edhe muaji i Ramazanit, kurse fjala e njėzeteshtatė e kėsaj sureje ėshtė fjala “hije-ajo”, (aludohet nė natėn e Kadrit), andaj sipas kėsaj do tė thotė se kjo natė e Kadrit ėshtė nė natėn e njėzetė e shtatė tė Ramazanit.”.[8]

- Transmetohet se Omeri r.a. njė ditė i kishte tubuar ensarėt e muhaxhirėt dhe i kishte pyetur pėr natėn e Kadrit, se kur bie ajo. Atėherė ai i qe drejtuar Ibn Abbasit qė ta thoshte mendimin e vet, e Ibn Abbasi kishte thėnė: “Numrat mė tė dashur tek Allahu janė numrat tek, e prej numrave tek mė i dashuri ėshtė numri shtatė.” Pastaj Ibn Abbasi kishte cekur shtatė qiej dhe shtatė toka, shtatė ditėt e javės, shtatė katet-greminat e Xhehennemit, shtatė tavafet rreth Qabesė, shtatė… etj., dhe nga tėrė kjo kishte argumentuar se nė dhjetėnatėshin e fundit tė Ramazanit, Lejletul Kadri mund tė jetė nė natėn e njėzeteshtatė.

- Po ashtu nga Ibn Abbasi transmetohet tė ketė thėnė se fjala “Lejletul Kadr”, e cila nė kėtė sure ėshtė pėrsėritur tri herė, pėrbėhet prej 9 shkronjash: (ل ي ل ة ا ل ق د ر) dhe, nėse kėto shkronja shumėzohen me tri pėrsėritjet e kėsaj fjale nė kėtė sure, atėherė del numri 27, me se aludohet se kjo natė mund tė jetė e njėzeteshtata.[9]

Sidoqoftė, kėto janė vetėm disa mendime tė Ibn Abbasit dhe tė disa dijetarėve, por momentin e vėrtetė tė kėsaj nate, se kur nė tė vėrtetė ėshtė ajo, e di mė sė miri vetėm Allahu xh.sh., i Cili atė e fshehu, pėr ndonjė urtėsi sigurisht tė madhe.



Urtėsia e fshehjes sė kėsaj nate nėpėr netėt e Ramazanit

Dijetarėt pa dallim janė tė pajtimit se nė fshehjen e kėsaj nate nėpėr netėt e Ramazanit qėndron njė urtėsi e madhe, ashtu siē e la tė fshehur Allahu xh.sh. momentin e vdekjes dhe momentin e kataklizmės-Kiametin[10]. E tėrė kjo urtėsi nė fshehjen e kėsaj nate nėpėr netėt e Ramazanit ėshtė bėrė qė besimtari tė shtojė ibadetin e tij gjatė tėrė kohės, duke kėrkuar njėherėsh edhe kėnaqėsinė e Allahut xh.sh. nė adhurimin e Tij. Po tė ishte kjo natė e caktuar dhe e ditur saktėsisht, ndoshta njerėzit do tė pėrpiqeshin tė bėnin ibadet vetėm nė kėtė natė, dhe pastaj nė netėt e tjera apo gjatė tėrė vititi tė mos kujdeseshin pėr namazin dhe adhurimin e tyre aq shumė, me se do tė humbte baraspeshimi i arsyes nė ibadete.



Porosia e kėsaj sureje:

- Nė kėtė natė filloi shpallja, d.t.th. filloi t’i zbriste Kur’ani Muhammedit a.s., me se filloi etapa e fundit e revelatės hyjnore qė nė vazhdimėsi Allahu xh.sh. i zbriti sė pari Ademit a.s. e pastaj me radhė tė gjithė tė dėrguarve tė tjerė, pėrderisa nuk e pėrmbylli atė me vulėn e profetisė- Muhammedin a.s.

- Nata e Kadrit ėshtė njė natė e madhe dhe e vlefshme. Vlefshmėria e saj ėshtė pėrcaktuar nga vetė Allahu xh.sh., i Cili thotė se kjo natė ėshtė mė e vlefshme se njė mijė muaj. Vlerėsimi i kėsaj nate me njė mijė muaj, nga komentatorėt si Muxhahidi dhe Taberiu, ėshtė komentuar se ėshtė natė mė e vlefshme se sa njė mijė muaj nė tė cilėt nuk ka njė natė tė tillė si kjo e Kadrit.

- Nė kėtė natė tė mėshirės zbresin melaiket nė numėr tė madh, po tė panjohur pėr ne, e kėtė natė e bėn mė madhėshtore edhe zbritja e melaikeve tė mėdha me Xhibrilin a.s., nė krye, tė cilėt pėrcjellin besimtarėt nė adhurimin e tyre deri nė agimin e mėngjesit tė kėsaj nate.

- Kjo natė ėshtė paqe dhe shpėtim pėr tė gjithė ata qė pendohen dhe kthehen tė pėrulur para Allahut xh.sh., duke e adhuruar Atė dhe duke i kryer detyrimet ndaj Tij. Ai qė e gjallėron kėtė natė me namaz dhe ibadet tė sinqertė, atij do t’i falen tė gjitha gabimet e vogla tė bėra mė pėrpara, me kusht qė pendimi tė jetė i sinqertė.

- Nė kėtė natė ėshtė mirė tė falim sa mė shumė namaz, tė lexojmė Kur’an dhe tė bėjmė dua, e njėra prej duave mė tė mėdha nė kėtė natė ėshtė ajo qė ia pati mėsuar i Dėrguari i Allahut Ajshes r.a., kur ajo e pyeti se ēfarė tė lutej nė kėtė natė nėse e arrinte?, e ai i tha: “Thuaj: “Allahumme inneke afuvvun kerimun, tuhibbul afve fa’ėfu anni”- “O Allah, Ti je Falės fisnik, e do faljen prandaj mė fal mua”[11]



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Imam Shevkaniu, “Fet’hul Kadiir” vėll.V, fq. 472

[2] El Vahidi en-Nisaburi “Esbabu-n-Nuzul”, fq.258, Bejrut, pa vit botimi; Shih edhe: Muhammed Ali Sabuni “Safvetu-t-Tefasiir”, pjesa 20, fq. 584

[3] Vehbete ez-Zuhajli “Et-Tefsirul Munir”, fq. 330

[4] “Hutab el Xhumuati vel idejn” m fq. 348. Kajro, 1986.

[5] Transmetojnė Imam Ahmedi dhe Nesaiu

[6] Transmeton Buhariu dhe tė tjerėt

[7] Transmetojnė Muslimi dhe Tirmidhiu, Hadithi ėshtė i kategorisė “Hasen sahih”.

[8] El Kadi el Bejdavi, ““Envaru-t-tenzil ve esraru-t-te’vil”, vėll. IX ,fq. 306, Konstantinopojė-(Stamboll), 1303 hixhrij

[9] Imam Fahruddin er-Rraziu, “Et-Tefsirul Kebiir”, vėll. XXXII, fq. 30.

[10] Vehbete ez-Zuhajli “Et-Tefsirul Munir”, fq. 338



[11] Transmeton Tirmidhiu
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė