Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-03-07, 00:10   #28
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės – “El-Maun”

Komentimi i kaptinės – “El-Maun”



أَرَأَيْتَ الَّذِي يُكَذِّبُ بِالدِّين ِ(1) فَذَلِكَ الَّذِي يَدُعُّ الْيَتِيم َ(2) وَلَا يَحُضُّ عَلَى طَعَامِ الْمِسْكِين ِ(3) فَوَيْلٌ لِلْمُصَلِّين َ(4) الَّذِينَ هُمْ عَنْ صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ (5) الَّذِينَ هُمْ يُرَاءُونَ (6) وَيَمْنَعُونَ الْمَاعُون َ(7)



1. A e njeh atė qė pėrgėnjeshtron (mohon) Llogarinė (e Ditės sė Gjykimit)?

2. E pra (dije se) ai ėshtė, qė (me vrazhdėsi) e dėbon jetimin

3. dhe nuk nxit (tė tjerėt) pėr ta ushqyer tė varfrin.

4. Pra, mjerė pėr ata falės,

5. tė cilėt janė tė shkujdesur (tė harrueshėm), pėr namazin e tyre,

6. e qė shtiren (sa pėr sy e faqe para botės),

7. dhe nuk japin ndihmė rasti (apo hua as gjėrat mė tė nevojshme jetėsore)!”

(El-Maun, 1-7)



Kaptina “El-Maun” ėshtė kaptinė mekase-medinase, ka gjithsej 7 ajete dhe ka zbritur pas kaptinės “Et-Tekathur”.

Kjo kaptinė konsiderohet mekase sipas mendimit tė Ataut, Xhabirit, dhe tė Ibn Abbasit, nga i cili transmeton Ibn Merdevije tė ketė thėnė se kaptina “E re-ejte ledhi jukedh-dhibu bi-d-din” , ka zbritur nė Mekė. Tė njėjtin transmetim Ibn Merdevije e transmeton edhe nga Ibn Zubejri[1], kurse Katadeja dhe tė tjerėt janė tė mendimit se kjo kaptinė ka zbritur nė Medinė[2].

Mirėpo, sa i pėrket faktit nėse kjo sure ėshtė mekase a medinase, Hibetullahu[3] dhe Sejjid Kutbi[4] konsiderojnė se tri ajetet e para tė kėsaj kaptine kanė zbritur nė Mekė, kurse katėr tė fundit nė Medinė, dhe ky ėshtė mendimi mė i saktė, do tė thotė kaptina si tėrėsi konsiderohet kaptinė mekaso-medinase. Tė njėjtin mendim e shpreh edhe mufessiri bashkėkohor, Ebu Bekr el Xhezairij.[5], mendimin e tė cilėve e pėrkrahim edhe ne.



Emėrtimi i kėsaj kaptine
Kjo kaptinė nė mesin e komentatorėve tė Kur’anit njihet me disa emra: “El Maun”, “Ed-Din” dhe “El-Jetim”.

Ėshtė quajtur “El-Maun”, sepse nė fund tė kėsaj kaptine, Allahu xh.sh. kėrcėnon ata qė nuk japin madje as si hua gjėsendin mė tė vogėl pėr fqinjin e vet nevojtar. Kjo nga dijetarėt konsiderohet si huazim i disa gjėrave elementare, si kripa, mielli, pastaj kova pėr nxjerrjen e ujit, mjetet pėr mbjelljen dhe lėvrimin e tokės, huazimi i sopatės, i gjilpėrės, i penjve etj.

Ndėrsa ėshtė quajtur me emrin “Ed-Din”, pėr arsye se qysh nė ajetin e parė flitet pėr atė qė mohon dhe pėrgėnjeshtron llogarinė nė Ahiret-shpėrblimin ose ndėshkimin.[6]

Kurse me emrin “El-Jetim” ėshtė quajtur, sepse nė ajetin e dytė flitet pėr sjelljen e vrazhdtė dhe plot arrogancė tė mekasve ndaj jetimėve nė pėrgjithėsi.



Shkaku i zbritjes sė kėsaj kaptine
Sipas Ibn Abbasit, ajeti i parė i kėsaj kaptine ka zbritur pėr As bin Vail es-Sehmiun. Es-Suddiu mendon se ky ajet ka zbritur pėr Velid bin Mugiren, kurse Ibn Xhurejxhi pohon se kjo kaptinė ka zbritur pėr Ebu Sufjan bin Harbiun[7].

Nė anėn tjetėr, ėshtė cekur se tri ajetet e para tė kaptinės qė konsiderohen ajete mekase, kanė zbritur pėr As bin Vail es-Sehmiun, kurse katėr ajetet e fundit, qė konsiderohen ajete medinase , kanė zbritur pėr hipokritin Abdullah ibn Ebi Selul.[8]



Lidhmėria e kėsaj kaptine me atė paraprake “Kurejsh”
Nė mes kaptinės “El-Maun” dhe asaj paraprake “Kurejsh”, ekziston njė lidhmėri e fortė nė mes ajeteve.

Ndėr tė tjera, Imam Sujutiu pėrmend lidhmėrinė kuptimore nė mes ajetit tė 4-t tė kaptinės “Kurejsh”: “El-Ledhi at’amehum min xhu’in…”-“i Cili i ushqeu kur ishin nė skamje-uri…”, me ajetin e 3-tė tė kaptinės “El-Maun”: “Ve la jehuddu ala ta-amil miskin”-“ dhe nuk nxit (tė tjerėt) pėr ta ushqyer tė varfrin”, kurse njė lidhmėri po ashtu shumė e logjikshme, sipas tij, ėshtė ndėrmjet ajetit tė 3-tė tė kaptinės “Kurejsh”: “Fel-ja’buduu rabbe hadhel bejt”-“ atėherė pra, le ta adhurojnė (vetėm) Zotin e kėsaj Shtėpie (Qabesė),” me ajetin e 5-tė tė kaptinės “El-Maun” :“El ledhine hum an salatihim sahun”-“ tė cilėt janė tė shkujdesur (tė harrueshėm), pėr namazin e tyre”, nė tė cilin ajet u tėrhiqet vėrejtja atyre qė nuk e falin namazin nė kohėn e vet tė caktuar[9], dhe e vonojnė atė pa ndonjė arsye, po edhe qė, kur e falin namazin, nuk e falin pėr Zotin, por vetėm shtiren sa pėr sy e faqe. Ky grup njerėzish janė vetė hipokritėt, vendi i tė cilėve do tė jetė shkalla mė e ulėt nė Xhehennem.



Koment:

أَرَأَيْتَ الَّذِي يُكَذِّبُ بِالدِّين ِ
1. A e njeh atė qė pėrgėnjeshtron (mohon) Llogarinė (e Ditės sė Gjykimit)?

Kjo kaptinė pėrmban disa elemente edukuese, lidhur me sjelljet ndėrnjerėzore.

Nuk ėshtė aspak e rastit qė Allahu xh.sh. nė fillim tė kėsaj kaptine i drejtohet Muhamedit a.s. me kėto fjalė: “A e njeh atė qė pėrgėnjeshtron (mohon) Llogarinė (e Ditės sė Gjykimit)?”, sepse i Plotfuqishmi dėshiron tė vėrė nė dijeni tė dėrguarin e Tij pėr cilėsitė e pabesimtarėve po edhe tė hipokritėve-dyfytyrėshve, tė atyre qė nuk besojnė nė Ditėn e Llogarisė (tė shpėrblimit a tė ndėshkimit), tė cilėt nuk besojnė fare as nė ringjalljen dhe ballafaqimin me veprat e tyre tė shėmtuara.

Fjala “E re-ejte” ka kuptimin: a e dite, a e njohte, a e vėrejte ose a u informove pėr realitetin e shėmtuar tė atij qė pėrgėnjeshtron ēėshtjen e Llogarisė?

Kurse fjala ”Din” nė Kur’an ka ardhur me disa kuptime. P.sh. ka ardhur me kuptimin pėr fenė si p.sh. “La ikrahe fi-d-din”-“Nė fe nuk ka dhunė”, (El-Bekare, 256), kurse me kuptim tė drejtpėrdrejtė pėr Islamin ka ardhur nė ajetin 33 tė kaptinės “Et-Tevbe”: “huve ledhi ersele resulehu bil huda ve dinil hakki…”-“Ai (Allahu) ėshtė qė dėrgoi tė dėrguarin e Tij me udhėzim tė drejtė dhe fe tė vėrtetė…”, ose nė kaptinėn “Er-Rrum”, 30: “dhalike-d-dinul kajjimu”-“Kjo ėshtė feja e drejtė.”

Ndėrsa fjala “Din” nė ajetin e parė tė kėsaj kaptine nėnkupton shpėrblimin apo ndėshkimin nė Ahiret pėr veprat e bėra nė kėtė botė. Shembull tė tillė kur fjala “din” pėrmban kuptimin e shpėrblimit apo tė ndėshkimit, kemi nė suren “Edh-Dharijat”, 5-6: Inne ma tuadune lesadik ve inne-d-diine levaki’w”-“S’ka dyshim se ajo qė u premtohet, ėshtė e vėrtetė e sigurt, dhe se ndėshkimi (gjykimi pėr vepra) do tė ndodhė patjetėr”. Nė kėtė ajet shohim kėrcėnimin e hapur tė Allahut xh.sh. ndaj idhujtarėve duke thėnė se ajo qė po mohoni nė lidhje me shpėrblimin apo ndėshkimin nė Ahiret, ėshtė realitet qė gjithsesi do tė ndodhė.

Shembull tjetėr ku fjala “din” ka ardhur po ashtu me kuptimin e shpėrblimit a ndėshkimit nė Ahiret, kemi edhe ajetin e 9-tė nė kaptinėn “El Infitar”: “kel-la bel tukedh-dhibune bi-d-din”-“Jo, nuk ėshtė ashtu. Ju pėrgėnjeshtroni ditėn e pėrgjegjėsisė”.[10]

Ėshtė e pakontestueshme se besimtari i vėrtetė qė beson me bindje nė njėshmėrinė e Allahut xh.sh., nė melaiket e Allahut, nė librat e shenjtė dhe nė pejgamberėt e Zotit, po ashtu bindshėm beson edhe nė shpėrblimin a ndėshkimin e Ditės sė Gjykimit. Madje, nė lidhje me kėtė, mund tė themi se Allahu xh.sh. nė shumė vende nė Kur’an ka bashkuar besimin nė Allahun dhe besimin nė Ditėn e Gjykimit (tė Llogarisė) do tė thotė tė shpėrblimit a tė ndėshkimit, si p.sh. nė kaptinėn El Bekare, 232: “Me kėtė kėshillohet ai qė prej jush e beson Allahun dhe botėn tjetėr, kjo ėshtė mė e dobishme pėr ju dhe mė e pastėr…”

S’ka dyshim qė besimi nė Ditėn e Gjykimit luan njė rol tė madh nė edukimin e njeriut, sepse e shtyn tė besojė nė diēka sekrete, tė fshehtė, dhe e afron tek Allahu xh.sh., meqenėse ėshtė i bindur se njė ditė do tė dalė para Tij pėr ta marrė shpėrblimin apo ndėshkimin e merituar. Dhe, meqenėse dalja para Allahut ėshtė e pashmangshme, atėherė secili duhet tė pėrpiqet tė dalė faqebardhė para Tij, e t’i shmanget ndėshkimit tė ashpėr tė zjarrit tė Xhehennemit.

Gjatė shpjegimit tė shkakut tė zbritjes sė tri ajeteve tė para, thamė se ato kanė zbritur pėr As bin Vail es-Sehmiun ose pėr Velid bin Mugiren, dhe sipas njė versioni tjetėr, pėr Ebu Sufjan el Harbiun, tė cilėt qė tė tre ishin prej mushrikėve mė tė ashpėr dhe mė tė vrazhdtė nė sjelljet e tyre ndaj jetimėve dhe shtresės sė varfėr. Po a thua cilat janė veprat e shėmtuara tė atij qė pėrgėnjeshtron Ditėn e Gjykimit?!

Allahu xh.sh. na e jep pėrgjigjen mė tė mirė kur nė ajetin e dytė tė kėsaj sureje thotė:



فَذَلِكَ الَّذِي يَدُعُّ الْيَتِيم َ

2. E pra (dije se) ai ėshtė, qė (me vrazhdėsi) e dėbon jetimin,

Do tė thotė, nėse o Muhammed, dėshiron vėrtet, tė dish se cili ėshtė ai njeri i lig i cili pėrgėnjeshtron Ditėn e Llogarisė e tė pėrgjegjėsisė, pra dije se ai njeri ėshtė ai qė e dėbon ashpėr jetimin. Ėshtė njė faqezi, siē shprehet dijetari i madh shqiptar Hfz. Ali Korēa, i cili, kur e pėrkthen dhe komenton kėtė ajet, thotė: “Asht ajy faqezi qi jetimin e ngratė e ēpor, i ēfryn dhe e dėbon?!”[11]

Islami i kushtoi kujdes tė veēantė njė shtrese tė pėrbuzur e tė nėnēmuar nga shumica e njerėzve nė kohėn e zbritjes sė Kur’anit. Sidomos, me theksim tė veēantė, dalloi dy kategori: jetimin dhe tė varfrin. Ērrėnjosja e kėtyre dukurive negative nga popullata mekase, ishte njė ndėr prioritetet e para, natyrisht, pas besimit nė Allahun xh.sh..

Nėse do t’i vėshtronim gjėrat nga njė kėnd human, do tė pyesnim: A thua ē’faj kishte jetimi i shkretė qė tė pėrbuzej e tė nėnēmohej nga idhujtarėt injorantė mekas?! Ē’faj mund tė kishte njė fėmijė i shkretė qė nuk e ndjeu ngrohtėsinė e gjirit familjar e qė nuk u rrit me pėrkėdhelje prindėrore?! Vallė, si mund tė ketė zemra kaq tė ashpra qė tė mos ndiejnė aspak dhembshuri ndaj jetimit, ndaj kėsaj krijese tė dėlirė e tė pafajshme pėr tė cilėn Vetė Allahu xh.sh. e urdhėron tė Dėrguarin e Tij, e nėpwrmjet tij edhe tėrė ymetin qė tė mos sillemi me ashpėrsi, kur thotė: “Pra, mos e pėrēmo (poshtėro) jetimin!” (Ed-Duha;9).

Kur’ani famėlartė nė shumė vende thėrret pėr pėrkujdesje tė vazhdueshme ndaj jetimit, pėr edukimin e tij dhe furnizimin e tij derisa tė arrijė moshėn e pjekurisė dhe tė jetė i gatshėm tė ballafaqohet me jetėn dhe vėshtirėsitė e saj.

Nėse hyjmė nė kopshtin e fjalėve tė Resulullahut s.a.v.s., do tė gjejmė shumė hadithe tė cilat rekomandojnė tė sillemi butė e me mėshirė ndaj jetimit, tė mos jemi zemėrgurė e tė vrazhdė ndaj tij. Ja se ē’fjalė tė Muhammedit a.s. kanė regjistruar koleksionet e mėdha tė Hadithit:

“Kur qan jetimi (nga ndonjė padrejtėsi qė i ėshtė bėrė), nga vaji i tij (i pėrmallshėm) dridhet Arshi i Mėshiruesit, dhe nė atė moment Allahu i Gjithėmėshirshėm i pyet melaiket: Kush ėshtė ai qė e ka bėrė tė qajė kėtė jetim, babanė e tė cilit e ka mbuluar dheu? Melaiket thonė: O Zoti ynė, vetėm Ti e di kėtė gjė, dhe atėherė Allahu xh.sh. u drejtohet prapė melaikeve: Dėshmoni, o ju engjėjt e Mi, se ai qė e ndal dhe qetėson vajin e kėtij jetimi dhe e bėn tė gėzueshėm, Unė atė njeri do ta kėnaq nė Ditėn e Kiametit (Llogarisė)”.

Ka edhe shumė hadithe tė tjera qė flasin pėr pėrkujdesjen ndaj jetimit dhe pėr shpėrblimin tek Allahu pėr njė gjest tė tillė human e njerėzor si: -“Shtėpia mė e dashur tek Allahu ėshtė ajo shtėpi nė gjirin e sė cilės jetimi ėshtė i respektuar e i fisnikėruar…”, pastaj,

-“Ai qė afron pranė njė jetim dhe pėrkujdeset pėr furnizimin e tij, kjo do tė jetė perde shpėtimtare nga zjarri nė Ditėn e Gjykimit, dhe atij qė i lėmon flokėt jetimit nga dhembshuria pėr tė, pėr ēdo fije flokut tė prekur prej tij, do t’i shėnohet nga njė mirėsi”.[12]

Kurse, sa i pėrket atij qė e keqpėrdor pasurinė e jetimit, atė Allahu xh.sh. e ka kėrcėnuar me ndėshkim tė rreptė nė zjarrin e Xhehennemit, kur nė Kur’an thotė: “Ata qė e hanė pa tė drejtė pasurinė e jetimėve, nė tė vėrtetė ata hanė atė qė mbush barkun e tyre zjarr dhe do tė futen nė skėterrėn e Xhehennemit” (En- Nisa’ė, 10)

Ndoshta dikush mund tė pyesė, pėrse Allahu xh.sh.dhe i Dėrguari i Tij i dhanė kaq rėndėsi ēėshtjes sė jetimit? E vetmja pėrgjigje do tė ishte se pėrkujdesi dhe dhembsuria ndaj jetimit nė zemrat e njerėzve do tė duhej tė zgjonte ndjenjėn e mėshirės dhe tė butėsisė, virtyte kėto qė duhet ta stolisin ēdo besimtar tė devotshėm.

Nė anėn tjetėr, ishte urtėsia e madhe e Allahut xh.sh., i Cili pėrcaktoi qė revelatėn e fundit hyjnore t’ia besonte njė jetimi qė madje as nuk e takoi fare babanė dhe shumė shkurt e ndjeu ngrohtėsinė e kraharorit tė nėnės- Muhammedit a.s., emrin dhe namin e tė cilit e ngriti mbi tėrė njerėzimin.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė