Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-10-11, 22:14   #15
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Allahu zemėrohet nga ai qė nuk i lutet Atij

Allahu zemėrohet nga ai qė nuk i lutet Atij
Autor: esh-Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani
Burimi: Silsiletul-Ehadithus-Sahijha (vėll. 6, Hadithi n. 2654, fq. 323-326)


Nga Ebu Hurejrah (radij-Allahu ‘anhu), nga i Dėrguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

“Kush nuk i lutet Allahut, Allahu zemėrohet me tė.”

Shėnuar nga Bukhari nė “Edebul-Mufrad”, Tirmidhiu, Ibn Maxheh, Hakimi, Ahmedi, Ibn Ebi Shejbeh, Bejhakiu nė “esh-Shejbeh” dhe Taberani. Shejkhul-Albani e ka deklaruar Hasen.

Shejkhul-Albani ka sjellė njė hadith tjetėr nga Nu’mani (radij-Allahu ‘anhu) qė e mbėshtet transmetimin e mėsipėrm, teksti i tė cilit ėshtė:

“Du’aja ėshtė ibadet.” Pastaj i Dėrguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) recitoi:

“Zoti juaj ka thėnė: “Lutmuni Mua, e Unė do t’ju pėrgjigjem! Me tė vėrtetė, ata qė tregohen mendjemėdhenj e nuk duan tė Mė adhurojnė, do tė hyjnė nė Xhehenem tė poshtėruar”!” [el-Bekare, 60]

Ky hadith ėshtė shėnuar nga autorėt e Suneneve dhe tė tjerė pėrveē tyre. Ėshtė saktėsuar nga Ibn Hibbani, Hakimi, Dhehebiu etj. Studimi i kėtij hadithi gjendet nė “Ahkamul-Xhena’iz”, “Sahih Ebi Davud” dhe “Raudatun-Nedijr”.

Shejkhul-Albani ka komentuar: “Nuk ka dyshim se tė qėndruarit larg adhurimit tė Allahut si rezultat i mendjemadhėsisė dhe tė mos luturit Atij sjell domosdo zemėrimin e Allahut ndaj personit qė nuk i lutet Atij. Ky hadith [i Nu’manit] ėshtė njė mbėshtetje e fuqishme pėr hadithin e Ebu Hurejrės pėr shkak tė kuptimit tė tij e jo pėr shkak tė zinxhirit tė tij.

Disa injorantė prej Sufive i kanė injoruar kėto hadithe ose pretenduan se i injoruan. Ata pretendojnė se t’i lutesh Allahut ėshtė mungesė edukate ndaj Allahut. Ata u ndikuan nga njė transmetim prej Israilijateve: “Dijenia e Tij pėr gjendjen time mė bėn qė tė mos i lutem Atij.”

Ata ishin injorantė rreth faktit qė kur robi i lutet Allahut, ai nuk e informon Allahun Subhanehu ue Te’ala pėr nevojėn qė ka.

“Ai e di se ēfarė mbahet sekret dhe atė qė ėshtė akoma mė e fshehtė.” [Ta-Ha, 7]

Pėrkundrazi, ky ėshtė realizimi i Ubudijes ndaj Allahut dhe realizim i nevojės tė tejskajshme qė ka robi pėr Allahun.
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė