Tema: Enver Hoxha
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-02-13, 03:19   #11
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Enver Hoxha

Kryeministrit Enver Hoxha

Tiranė, Shqipėri./1945/

Shqiptarėt e Shteteve tė Bashkuara dhe unė bashkė me ta kemi ndjekur me emocion tė thellė luftėn tuaj heroike dhe jemi tė gėzuar aq sa nuk shprehet me fjalė pėr sukseset tuaja tė shkėlqyera. Ne e ndiejmė veten krenarė pėr ju, sepse ju jeni i vetmi udhėheqės ushtarak nė kėtė luftė, i cili ia doli ta ēlirojė vendin nga pushtimi i huaj me forcat e veta, pa ndihmėn e ndonjė ushtrie ēlirimtare mike; ju jeni gjithashtu njė nga tė paktat qeveri qė mund tė qėndrojė me kėmbėt e veta, e pambėshtetur nga ushtri mike tė pushtimit. Pėr mė tepėr, ne e miratojmė me gjithė zemėr politikėn tuaj tė bashkėpunimit tė ngushtė me Jugosllavinė dhe me udhėheqėsin e saj tė madh, Mareshallin Tito, nėn udhėheqjen frymėzuese tė tė cilit ne shpresojmė tė kemi njė Federatė tė gjithė popujve tė Ballkanit, duke vendosur kėshtu njė paqe tė qėndrueshme nė gadishullin tonė tė shqetėsuar.

Ju lutem t’u transmetoni pėrshėndetjet e mia tė pėrzemėrta gjithė kolegėve tuaj qė kanė marrė pjesė nė kryqėzatėn tuaj aq tė vėshtirė e aq me zotėsi dhe gjithė popullit shqiptar qė qėndroi i patundur e me besnikėri pėrkrah jush.

Perėndia ju bekoftė tė gjithėve.

Peshkopi F.S. Noli

Letėr e Enver Hoxhės

25 shtator 1945

I nderuar zoti Noli,

Mesazhi i pėrzemėrt qė mė dėrguat, mė preku shumė dhe ju faleminderit. Pėr mua, pėr shokėt e mi tė luftės dhe pėr gjithė popullin shqiptar, fjalėt Tuaja shprehin ndjenjat e larta patriotike dhe pasqyrojnė shpirtin demokrat tė vėllezėrve tanė tė dashur tė Amerikės dhe tuajat, qė keni qenė shpirti dhe mburrja e tyre. Nė vuajtjet e popullit tonė, nė zjarrin e rreptė pėr ēlirim. Ku hodhėm pa rezerva gjithė forcat tona pėr kauzėn e shenjtė tė atdheut dhe tė njerėzimit, ne mbanim tė pashuar nė zemėr kujtimin dhe dashurinė pėr ju, o vėllezėrit tanė tė Amerikės, qė nė ēdo moment keni luftuar pėr atdheun tonė tė shenjtė dhe tė pėrbashkėt.

Populli ynė heroik qė dha prova tė shkėlqyera nė kėtė luftė, me besim tė madh nė forcat e veta, i ėshtė pėrveshur punės pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme tė lulėzuar. Dhe nė pėrpjekjet tona pėr t’ia arritur kėtij qėllimi do tė jemi tė gėzuar qė Ju, si njė luftėtar i palodhur pėr pavarėsinė dhe demokracinė shqiptare, tė jeni nė gjirin e ngrohtė tė popullit tuaj, pėr t’i dhėnė ndihmėn tuaj tė ēmueshme dhe pėr tė kurorėzuar pėrpjekjet e vlefshme nė atdheun ku triumfuan idealet e popullit.

Mua ma do zemra qė nė zgjedhjet e afėrme pėr Asamblenė Kushtetuese, emri Juaj tė figurojė tok me tanėt dhe populli shqiptar, lirisht dhe demokratikisht tė sanksionojė pėrpjekjet dhe veprat tona tė pėrbashkėta. Ashtu si kemi qenė kurdoherė tė bashkuar me zemėr nė luftėn tonė, ashtu tė jemi dhe tani e pėrgjithmonė pėr tė mirėn e popullit tonė tė dashur dhe pėr mbrojtjen e paqes sė njerėzimit.

Gjeneral-Kolonel

Enver Hoxha

Letėr Gjeneral-Kolonel Enver Hoxhės

Me kėnaqėsi tė madhe mora mesazhin tuaj tė nxetė dhe bujar, si dhe letrėn e mikut tim tė mirė dhe kolegut tuaj Sejfulla Malėshova.

Kam dėshirė tė madhe tė jem aty me juve, po sot pėr sot nuk munt, pse udhėtimet janė tė kufizuara, pėrveē qė ka edhe pengesa tė tjera… Mundet tė ju bėj njė vizitė pas Pashkėve, kėshtu do tė takoj pėrsėri me miqtė e mij tė vjetėr. Kam shumė arsye qė mė pengojnė tė vė kandidaturėn nė Shqipėri. Ju siguroj se ju kini pėrkrahjen time tė plotė dhe munt tė pėrdorni emrin tim nė fushatėn elektorale qė populli tė votojė pėr Frontin. Bashkė me kėtė, ju lutem tė drejtoheni tek unė pėr ēdo gjė qė munt tė bėj pėr kėtė ēėshtje. Si juve, ashtu dhe kolegėve tuaj ju uroj suksese, sikundėr e meritoni, nė zgjedhjen pėr Asamblenė Kushtetonjėse.

Perėndia qoftė me juve.

Peshkop Fan Noli

Letėr Kryepeshkopit Kristofor

25.X.1945

Tash qė konditat mė lejojnė, po ju dėrgoj pėrshėndetjet e zjarrta juve dhe shokėve tuaj anėtarė tė Kishės ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė si dhe mbarė Klerit.

Ju falėnderoj shumė pėr ndihmėn tuaj tė vlefshme qė i kini dhėnė Qeverisė Demokratike tė Gjeneral Enver Hoxhės. Jemi tė bindur qė do t’i qėndroni besnikė atij dhe Frontit Demokratik dhe do tė ndihmoni qė tė pėrforcohet Qeverija, e cila ėshtė me popullin dhe punon pėr popullin.

Peshkop Fan Noli

Mesazh Enver Hoxhės

/27 mars 1946/

Sipas “New York Times”, datė 25 mars, Shqipėrisė iu mohua pranimi nė UNRRA me 23 vota kundėr 6. Disa shtete votuan kundėr pse Shqipėria nuk ėshtė anėtare e UNO-s. Delegati grek u ngrit kundėr pranimit tė Shqipėrisė, dyke thėnė se Shqipėria ėshtė akoma nė luftė me Greqinė dhe disa delegatė thanė se nuk mund tė pranohet njė vėnt qė ėshtė akoma nė luftė me njė nga anėtarėt e Kombeve tė bashkuara.

Ndihmės-Sekretar i Shtetit Bill Clayton, tha se Amerika ėshtė kundėr pranimit tė Shqipėrisė vetėm pse Amerika nuk e ka njohur Shqipėrinė nga shkaku se Shqipėria nuk siguron qė ka nėrment tė respektojė traktatet me Amerikėn. Ne kemi frikė qė kėrkesa shqiptare pėr pranimin nė UNO do tė ketė po kėtė fat veēse po tė merret vendim qė tė fitohet pėrkrahja e Amerikės dyke i dhėnė asaj sadisfaksion tė plotė nė ēėshtjen e trakteve.

Peshkop Fan Noli



Letra tjetėr e Enver Hoxhės pėr Nolin

Prill 1946

Hidhėrohemi tepėr kur shohim se shtypi amerikan dhe personalitete tė larta amerikane mbajnė njė qėndrim jo tė drejtė dhe armiqėsor ndaj Shqipėrisė, e cila luftoi me trimėri tė rrallė pėr kauzėn e pėrbashkėt. Ēėshtja e tė ashtuquajturit Vorio-Epir, e ngritur nga ana e fashistėve grekė, qė mbrohet dhe pėrkrahet nga ana e kėtyre personaliteteve, patjetėr nuk forcon miqėsinė e popullit shqiptar me Shtetet e Bashkuara. Mbrojtja e njė teze kaq tė marrė nga ana e tyre sjell me vete edhe pėrgjegjėsi ndėrkombėtare, pse tė mbrosh hajdutėt fashistė, qė kėrkojnė tė rrėmbejnė tokėn e tjetrit, do tė thotė tė bėhesh pjesėtar nė kėtė kusari. Tė gjithė duhet tė jenė tė bindur se me tė gėrthitura dhe me “vendime” rreth tryezave tė gjelbra nuk copėtohet kollaj Shqipėria. Po tė cenohen kufijtė e Shqipėrisė, ju sigurojmė se ne do t’i mbrojmė deri nė njeriun e fundit dhe agresorėt fashistė nuk do t’ja arrijnė qėllimit. Kujt ja ka qejfi, mund ta diskutojė “ēėshtjen e Shqipėrisė sė Jugut”, por duhet tė mendojė se nė mes tė “vendimit” qė mund tė marrin fashistėt grekė e miqtė e tyre dhe zbatimit tė kėtij “vendimi” ndodhet njė kufi nė Shqipėrinė e Jugut qė do tė jetė zor tė kapėrcehet. Ne nuk vėmė nė diskutim atdheun tonė, por kėtė e mbrojmė kundėr ēdo agresori. Pėr kėtė, populli shqiptar ėshtė i gjithi nė kėmbė, ashtu siē jeni tė gjithė ju vėllezėrit tanė tė dashur nė Amerikė. Populli ynė do tė rrojė i lirė nė vendin e tij dhe nė marrėdhėnie tė mira me tė gjithė. Ne mendojmė dhe jemi tė sigurt se dhe ju mendoni si ne, se populli ynė luftoi jo pėr t’u futur nė njė robėri tjetėr, por pėr tė rrojtur i lirė, pėr tė rrojtur i nderuar, ashtu sikundėr ai nderon tė tjerėt. Ai kėrkon t’i respektohen tė drejtat e tij, ashtu sikundėr respekton tė drejtat e tjetrit. Ne jemi tė bindur se pėr mėmėdheun dhe pėr tė mbrojtur tė drejtat e tij do tė ngrihen edhe vėllezėrit tanė nė Amerikė, ashtu si kanė bėrė kurdoherė. Ne do tė fitojmė mbi ata fashistė tė rinj qė do tė kėrkojnė tė dėmtojnė vendin tonė, pse jemi nė tė drejtė. Nė kohėrat mė tė errėta tė luftės, populli shqiptar nuk u tremb dhe ca mė pak tani, pse ai ka besim nė forcat e veta dhe nė tė gjithė demokratėt e vėrtetė tė botės.

Gjeneral Kolonel

Enver-Hoxha



Gjeneral Enver Hoxhės

Kryeministrit tė Shqipėrisė nė Tiranė

30 shtator 1946

Zoti kryeministėr

Kolloneli Tuk Jakova, nė lamtumirėn qė botoi nė “Diellin”, 18 shtator tė mbyllur kėtu brenda, mė hapi luftėn me disa aktakuza dhe insinuata tė shėmtuara. Nuk mund t’i pėrgjigjem botėrisht tani pėr tani, se nuk dua tė embarasoj guvernėn nė kėtė kohė kritike as tėrthorazi, dyke goditur delegatin tuaj. Do tė flas pasi tė shkonjė kriza. Sa pėr tani, nuk mė mbetet veēse t’ju qahem juve, qė na dėrguat kėtė kėrcu tė pagdhendur.

Pėr tė nisur, Kolloneli nuk di shqip, as gegėrisht as toskėrisht, nė ēdo dialekt qė i flisja ay nuk mė merrte vesh nga shkaku se ėshtė njė budalla pa kulturė. Kurrė nė jetėn time nuk jam dėshpėruar aq sa kur e pashė kėtė njeri si pėrfaqėsonjės tė Shqipėrisė sė Re. Me gjithė kėtė, posa arriu nė New York, i blatova ndihmėn time, dijen time dhe eksperiencėn time pa kondita, pa rezerva, dhe pa pritur as ndonjė ēpėrblim, as ndonjė memuriet po ay mė shikonte shtrėmbėr me mosbesimin instiktiv tė barbarit kundrejt njeriut tė mėsuar. Flas vetėm pėr Kollonelin, se delegatėt e tjerė ishin aq tė dominuar prej tij sa ay nuk i pėrfillte fare.

Nė mbledhjen e parė biseduam mi konferencat, qė do tė bėnin nėpėr kolonitė shqiptare. Mė dolli shpirti gjersa shtruam njė program, tė cilin pastaj Kolloneli e ndronte dhe e sakatonte, dyke dėgjuar mendjet e atyre qė u kishte besim, e ēiliminjve qė i njihte si vėllezėr nga mentaliteti. Konferencat vanė mjaft mirė sa kohė ishte kėtu z. Behar Shtylla, por kur ky shkoi nė Paris pushuan menjėherė. Duket se Kolloneli nuk i shijonte aspak.

Pas konferencave u hothmė nė veprimin diplomatik. E kėshillova Kollonelin tė kėrkonte menjėherė njė pjekje nga Sekretari i pėrgjithshėm, z. Trygve Lie. Ia gatita udhėn me anė tė profesorit Laugier, njė zyrtar tė lartė tė UNO-sė, i cili ėshtė ndihmės-sekretar pėr Punėt Shoqėrore dhe Ekonomike. Po Kolloneli e shihte me dyshim ēdo ēap qė i kėshillonja. Kujtonte se unė i vinja nonjė grackė. Mezi pranoi dhe bėri kabull ta shikonte Profesorin. Ky priti mirė delegatėt dhe ua rregulloi pjekjen me Trygve Lie-nė. Bashkėfjalimi u zvarris pak minuta me dy dragomanė. Kolloneli fliste shqip, Behari ia kthente frėngjisht, edhe njė dragoman i sekretariatit ia kthente Trygve Lie-sė anglisht, meqėnėse ky nuk dinte as frėngjisht, as shqip. Nga ky muhabet me dy terxhumanė, Kollonli hoqi konkluzjen groteske, qė hyrja e Shqipėrisė nė UNO ishte punė e mbaruar, telegrafoi nė Tiranė, dhe e vuri guvernėn nė gjumė me lajmėn e njė triumfi imagjinar. Un isha nė prakun e derės sė tij, gati qė t’i shėrbenja si dragoman, po nuk mė thirri, se nuk mė kishte besim. Bėri vetėm njė pėrjashtim kur mė mori si pėrkthenjės nė pjesėn me delegatin amerikan. Pėr ēudi nuk i kishte besim as Alqit, edhe i vazhdoi bashkėfjalimet me dy dragomanė edhe nė disa raste tė tjera. Lajmėn qė Kolloneli e kishte vėnė guvernėn nė gjumė me fjalėt e bukura tė Trygve Li-sė e mėsova disa javė pas ngjarjes, se Kolloneli nuk m’i tregonte sekretet diplomatike. I ēfaqa dyshimin qė fjalėt e ėmbla diplomatike nuk duhen marrė si senete, po ay veshin shurdhėr. Qė nė pjekjen e parė e kėshillova tė shkonte nė Uashington dhe tė hynte nė kontakt me Departamentin e Shtetit dhe me Kryqin e Kuq Amerikan. Nuk mė dėgjoi. I la kėto vizita kryesore pėr ditėn e funtme tė gushtit, dy muaj mė vonė.

Kur mori pyetjet nga Komisioni i Anėtarėsisė, Kolloneli mė bėri favorin tė mė pranojė si dragoman, dhe kėshtu e ndihmova nė formulimin e pėrgjigjeve dhe tė memorandėve, tė cilat mė kanė mbajtur pa gjumė disa net. Ditėn Kolloneli m’i ndreqte, dyke insistuar jo vetėm nė esencėn, por dhe nė retorikėn e kulluar. Kur erdhi ēėshtja e traktateve, e kėshillova tė pyeste guvernėn pėrpara se tė pėrgjigjej me argumentin e vjetruar tė vendimeve tė Pėrmetit, tė cilave u kishte shkuar koha, pasi u shtrua projekt teksti i paqes me Italinė prej kėshillės sė ministrave tė Jashtėm nė Paris. Koloneli refuzoi t’ju pyeste, pse pretendonte qė jua dinte mejtimin. U ēudit kur mėsoi mė vonė qė ju e kishit rikonsideruar ēėshtjen dhe i kishit pranuar traktatet multilaterale pa kondita.

Nė fund tė gushtit Kolloneli shkoi nė Uashington dhe kur u kthye, mė siguroi se rilidhja e marrėdhėnieve midis Kryqit tė Kuq Amerikan dhe Kryqit tė Kuq Shqiptar ishte punė e mbaruar. Siē u muar vesh pastaj, Kolloneli u bė prapė viktima e naivitetit dhe e padijes sė gjuhės. Puna jo vetėm qė nuk ishte ndrequr, por ishte prishur fare. Tani Kryqi i Kuq Amerikan, sipas fjalės, i lidhi ndihmat e mbledhura kėtu, dhe nuk i la tė shkojnė nė Shqipėri.

Sa pėr ēėshtjen e bashkimit, ju lutem tė kėndoni njė komunikatė qė botoi Vatra nė “Diellin”, mė 25 shtator, tė mbyllur kėtu brenda. Nga kjo do tė merrni vesh qė “Vatra” ka bėrė njė propozim pėr tretjen e plotė tė dy organizatave dhe nuk ka marrė ndonjė pėrgjigjė nga Shqipėria e Lirė. Kėtė gjė e di fare mirė Kolloneli, po nuk e pėrmendi nė lamtumirėn. Veē kėsaj, ky propozim i “Vatrės” ėshtė akoma i hapur, dhe negociatat nuk janė prerė. Pėrse ahere Kolloneli i hapi luftė “Vatrės” edhe mua pa pritur pėrfundimin e kėtyre bisedimeve. Mė nė funt, rolli i nėrmjetarit ėshtė t’i pajtonjė tė dy anėt jo tė pėrkrahė njėrėn anė dhe t’i dekllaronjė luftėn anės tjetėr, siē bėri Kolloneli. Tani vinj nė konkluzjen: Nga budallallėket e Kollonelit nuk do ta ndryshonj qėndrimin tim pėrpara Shqipėrisė dhe guvernės suaj nė theori. Po nė praktikė puna ndryshon. Nė doni bashkėpunimin tim, duhet tė dėrgoni nj njeri, i cili tė mė ketė besim dhe i cili tė dijė tė paktėn shqip qė tė merremi vesh. Sa pėr tė huajt, duhet tė dijė tė paktėn anglisht, meqėnėqė kėtej nuk shkon shumė frėngjishtja. Nga ana tjetėr nuk duhet tė mė impononi zevzekė tė kėtushmė si bashkėpunėtorė, tė cilėt ju nuk mund t’i njihni.

Dy fjalė pėr marrėdhėniet me Amerikėn, tė cilat janė kyēi i problemeve tuaj kėtu. U lodha dyke ju pėrsėritur qė duhet t’i pranoni traktatet nė parim pa kondita, se fundi i fundit kjo nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje formule pa rėndėsi praktike. Pasi tė lidhni marrėdhėnje diplomatike me Amerikėn, ahere ēėshtja e Kryqit tė Kuq Amerikan do tė zgjidhet vetvetiu me pak durim, dhe vetėm ahere do tė hapet udha pėr tė nisur njė fushatė serioze.

Njė fjalė pėr tė mbaruar. Koloneli kur mė hapi luftėn, nofta kishte harruar qė ishte delegati i Shqipėrisė. Po mileti kujtojnė qė ay flet nė emrin e guvernės. Tani, nė qoftė se nuk jeni nė njė mendje me Kollonelin, duhet ta kėshilloni t’i marrė prapė akuzat qė mė ka bėrė. Nė mos i marrtė prapė, do tė jem i shtrėnguar tė konkludonj qė guverna e aprovon luftėn qė mė deklaroi Kolloneli. Ashtu e do logjika pėr fat tė keq. Dhe ahere bashkėpunimi ynė merr fund nė praktikė. Kam shpresė qė episodi i Kollonelit ėshtė vetėm makthi i njė nate tė keqe, dhe qė kurrė nuk kini patur qėllim t’u bini me shkelmė miqve tuaj.

Mbetem,

Me tė fala vėllazėrore

Juaji me besė

Peshkop F.S.Noli

30 shtator 1946
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė