Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-04-05, 14:24   #13
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kaltrushi


hehehehe.....teke fundi ejani ne Oden time.....

Por vertet esht ashtu se para do Koheve, ah ato kohra kane qene......tasht kane ndryshuar shume gjera siq e ceke ti.....Jo pirja e duhanit ne Bahnhofe e keshtu.....biseda me e lezetshme per shqipetare shkon me gjeren me te mire te tyre....duhani...... :lol: ......

Por do ishte be mire sikurse te mblidheshin ne nje salle edhe at 1 ne muaj minimum. ku njeher te shkoj krejt me Plan dhe pa u ndare ne Partija.......foli sipas provoje nga vendi im ku jetoj ketu.......


siq jemi ne shqipetaret optimista qfar na mbet te thojm perpos..


"HAJT SE KREJT DO BEHET MIRE"


PERSHENDETJE te perzemrta i nderuari 4peace

Pershendetje edhe nje here

Paj, me e thene te verteten, nuk kam shume pervoje me oda. Se pari, meqe atje ku jam rritur une odat (e ndara) kane qene te rralla dhe, e dyta, qysh ne rinine me te hershme kam qene diku tjeter, jashte, larg familjes, odave...Megjithate, pjesemarrjet e mia te paketa (20-30 here gjat tere jetes) me kane lene mbresa shume te medha. Pershtypjen me te madhe nga to e kam nga rendi dhe rregullat (pashkruara). Pra, kur njeri flet e te tjeret ndegjojne. Pastaj flet tjetri, ashtuqe sejcilit i vie radha ta jape mendimin e vet si dhe ta shprehe ate deri ne fund. Pastaj vie nderi(mi) qe i behet me te vjetrit, mysafirit, me te urtit...

Tash, se pari me shkaperdarjen tone neper bote, se dyti, humbja e traditave te odave neper oda te verteta dhe, se treti, i impresionuar nga kjo tradite e odave, me daljen e internetit kam menduar se eshte shans fenomenal per ta vazhduar te njejten tradite ne trajte moderne. Fjalen e kam per forumet, te cilet ende i konsideroj si nje lloj shume i bukur i vazhdimesise se tradites se odave. Mirepo, per fat te keq, "odat" e ketilla jane cdo gje tjeter pos oda. Me mundesine per t'u paraqitur me emer (nofke) anonim, numri me i madh i pjesemarreseve te ketyre "odave" interesin e tyre me te madh e kane ne prishjen e mu atij rendi me aq shume rendesi qe e permenda pak me lart. Ne kete menyre, "odat" moderne (forumet) jane bere me teper shesh i sharjeve, ofendimeve, provokimeve...keshtuqe edhe une po duhet me teper te harxhoj kohe duke iu pergjigjur te tilleve se sa duke komunikuar si njerez apo, sic thuhet popullorce, "t'rrime shtremt e t'folim drejt". Dhe, keshtu, deshem o nuk deshem, me gjase po vdes edhe njera nder traditat me te vjetra e me te rendesishme te popullit tone.

Ndaj, nuk me mbetet gje tjeter por te shpresoj ne ndonje shpikje te re teknologjike ku do ta kishim rastin te bisedojme me rend e rregulla (te shkruara apo te pashkruara). Kurse me e mira ne kete rast do te kishte qene arritja e ndonje rezultati, p.sh. duke zgjidhur (e jo duke shkaktuar, sic po veprojme tani per tani) shume probleme te shoqerise sone.

Do te mbes me shprese se do te vije edhe kjo dite.


Te pershendes e te deshiroj cdo te mire!




***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė