Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-02-12, 15:52   #73
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Po kaloja ne nje pazar te madh per te blere disa gjera kur pashe nje shites duke folur me nje djale te vogel, jo me shume se 4-5 vjec.
Shitesi i tha" Me vjen keq,por ti nuk ke mjaftueshem para per te blere kete kukull"
Ne ate moment djali i vogel me pa,u kthye nga une dhe me tha:
-" Xhaxhi, je i sigurt qe nuk kam mjaftueshem para?"
I numerova leket e tij dhe i thashe" Ti e di i dashur, qe nuk ke mjafueshem para per te blere kukullen"
Djali i vogel mbante akoma kukullen te shtrenguar ne duart e tij.
I afrova dhe me teper dhe e pyeta se perse e donte kukullen.
" Eshte kukulla qe motra ime e donte aq shume, doja t'ia dhuroja asaj per ditelindje. Duhet t'ia jap kukullen mamit tim keshtuqe ajo mund t'ia jape asaj kur te shkoje atje."
Syte e tij ishin kaq te trishtuar kur tha kete.
" Motra ime ka shkuar te jete me Zotin,babi me tha qe edhe mami do te shkoje atje shume shpejt, keshtuqe une mendova t'ia jap kukullen ta marre me vete e t'ia jape motres sime."
Zemra ime sa nuk ndaloi. Vogelushi me pa serish dhe me tha:
" Une i thashe babit ti thote mamit te mos shkoje pa u kthyer une nga dyqani.",dhe me pas me tregoi nje foto te vogel te tij ku ai ishte duke qeshur.
Pastaj me tha" Dua qe mami te marre kete foto me vete keshtuqe motra ime nuk do me harroje. Une e dua mamin dhe dua qe ajo te mos me lere vetem,por babi me tha qe ajo duhet te shkoje te rrije me motren time"
Pastaj serish hodhi syte nga kukulla, qetesisht, me sy te trishtuar.
Shpejt gjeta portofolin tim dhe i thashe vogelushit " Le te kerkojme serish, se mos ke para mjaftueshem per te blere kukullen"
"Ok,shpresoj te kem", tha vogelushi

Shtova disa para shtese tek parate e tij, pa u vene re dhe filluam t'i numerojme. Ishin mjaftueshem per kukullen dhe disa para te tjera shtese.
Vogelushi tha" Faleminderit Zot qe me dhe para mjaftueshem"
Pastaj me veshtroi dhe me tha:
" Naten e shkuar, perpara se te flija, iu luta Zotit te kisha mjaftueshem para te nesermen ne menyre qe te blija kukullen per motren time, dhe Ai me degjoi. Gjithashtu doja te kisha para ti bleja mamit nje trendafil te bardhe, por nuk ia kerkova sepse m'u duk shume. Por Zoti me ndihmoi per te dyja"

Mbarova blerjet e mia, ne nje gjendje shpirterore shume ndryshe nga sa isha me pare. Nuk mund te largoja nga mendja djalin e vogel.

Pastaj m'u kujtua nje artikull ne gazete qe kisha lexuar 2 dite me pare e cila fliste per nje te dehur i cili kishte goditur nje makine ne te cilen ndodhej nje grua dhe nje vajze e vogel. Vajza e vogel kishte vdekur dhe gruaja ishte ne gjendje kritike per jeten. Familja kishte vendosur t'ia hiqte aparaturat qe e mbanin akoma ne jete, sepse ishte e pamundur qe ajo te rikuperohej nga koma. A ishte kjo familja e djalit te vogel?
Pas dy ditesh nga takimi me djalin e vogel lexova ne gazete qe edhe gruaja kishte vdekur. Nuk mund te ndaloja veten, ndaj bleva nje buqete te madhe me trendafla te bardhe dhe shkova ne ceremonine mortore, ne te cilen ndodhej trupi i gruas, e ku njerezit mund t'i jepnin lamtumiren e fundit. Ajo ishte atje, ne arkivolin e saj, me nje trendafil te bardhe ne duar dhe nje foto te djalit te vogel ne gjoks. Anash saj ndodhej kukulla. U largova nga ai vend me lote ne sy, dhe ndjeva se jeta ime kishte ndryshuar pergjithmone...
Dashuria qe vogelushi kishte per nenen dhe motren e tij ishte e paimagjinueshme dhe ne nje sekonde nje shofer i dehur ia largoi pa meshire.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė