Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-08, 15:02   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vėshtrim i shkurtėr historik pėr fisin e Kelmendit

Gjatė luftės ruso-austriake kundėr turqve (1735-1739), austriakėt pėrsėri u pėrpoqėn si shumėherė mė parė ta ēlirojnė Balkanin nga hordhitė turke dhe arritėn madje deri nė brendėsi tė Serbisė, ku mė 28 korrik 1737, pa luftė, morėn Nishin dhe Novi Pazari. Patriarku serb i Pejės Arsenije IV. Shakabenda, arqipeshkvi i Shkupit Mėhill Suma, ai Ohrit Joasaf, hynė nė bisedime tė fshehta me Vjenėn,46) pėr tė organizuar njė kryengritje. Kelmedasit, sė bashku me fiset e tjera tė Malėsisė, me kėtė rast i dhanė njė mbėshtetje tė fortė kėtij organizimi. Nė anėn tjetėr, shtabi perandorak u kishte premtuar shqiptarėve se nė rast tė vendosjes sė paqės dhe nėse rajonet e tyre nuk ēliroheshi nga sundimi turk, malėsorėt do tė mund tė emigronin nė rajonet perandorake, d.m.th. nė brendėsi tė Serbisė. Por, fatkeqėsisht, shkatėrrimi ndodhi mė shpejt se sa kelmendasit dhe kryengritėsit e tjerė kishin imagjinuar. Kėshtu, austriaket u detyruan tė zbrapseshin e tė hiqnin dorė edhe nga Prishtina.

Me 24 gusht ra Novi Pazari, ku kishin pėrparuar 200 kelmendas, 200 nga Hoti e 100 nga Gruda. Kryengritėsve shqiptarė dhe serbė, sė bashku me trupat austriake nėn komanden e kolonelit Lentulus, iu desh tė tėrhiqeshin pėr nė Kryshevc47). Pas kėtij dėshtimi mė 4 tetor kelmendasit dėrguan njė pėrfaqėsues nė shtabin austriak tek feldmarshali Sekendorf pėr tė kėrkuar si mjet shpėtimi, emigrimin nė Banat-Vojvodinė. Kėshtu, nė nėntor tė vitit 1737, njė grup i madh i kėtij fisi, sė bashku me disa nga fiset tė tjera tė Malėsisė sė Madhe, rreth 4000 vetė,4 u dėrguan nė rajonet e Rudnikut, Nishit, Mitrovicės, Sremit, Karlovcit. Nė vitin 1738, pėr shkak tė sulmeve barbare turke nė Valjevė, u masakruan dhe robėruan 3000 shqiptarė dhe serbė. Kjo bėri qė disa nga malėsorėt tė kthehen nė trevat e veta tė okupuara, njė grup t'i bashkangjitej ushtrisė austro-hungareze, kurse njė pjesė tjetėr tė mbetet nė Serbi, ku mė vonė nė vitet 1749-55 u pėrqėndruan nė banim tė pėrhershėm nė fshatrat Hritkovci, Nikinci dhe Jarak.49) Nė kėto vende kelmendasit qėndruan dhe ruajten deri nė gjysmėn e dytė tė shek. 19 gjuhėn dhe etninė e tyre.

Megjithe ambientin orthodoks serb pėrreth, ata mbetėn katolikė. Sipas regjistrimit tė vitit 1900 kėto fshatra numėronin 4438 banorė shqiptarė,50) kurse sipas njė kronike nė vitin 1921, nė Hritkovc flisni akoma 5 vetė shqip dhe nė Nikince vetėm 4 vetė.51) Por nė kėtė popullatė tashme tė sllavizuar edhe sot e kėsaj dite mbetet e pashlyer vetėdija e origjinės.

Kelmedasit qė mbeten nė Shqipėri nga viti 1737, (bėhėt fjalė pėr mė shumė se gjysmen e fisit) vazhduan revoltėn kundėr turqve edhe pas tėrheqjes sė austriakėve, ashtu si dhe fiset e tjera kodrinore. Ekspedita ndėshkimi pėr nėnshtrimin e kelmendasve u zhvilluan edhe nė vitet 1739, tė udhėhequra nga Ibrahim pasha i Trebinjės, dhe nė vitin 1740, nga Sulejman Pasha i Shkodrės, i cili kishte superioritetin absolut, por nuk e pėrjetoi gjatė kėtė sukses, sepse po nė kėtė vit vdiq52).

Gjatė luftės austro-ruse me turqit 1787-1792, ku merrnin pjesė edhe malazezėt, me pėrjashtim tė Piperit, fisi i Kelmendit nuk i mbeshteti. Kjo mospėrfshirje erdhi vetėm nga antagonizmi i tyre kundrejt malazezve53). Kėta, sė bashku mė banorėt e Kuēit, me tė cilėt pothuajse gjithmonė qėndronin sė bashku, kėsaj herė qėndruan nė anėn e Mahmut Pashė Bushatliut, i cili duke manovruar mes Austrisė e Rusisė, donte tė krijonte njė pozicion tė pavarur kundrejt Portės54)

Nė kohėn e Rilindjes Kombėtare, nė mesin e atyre burrave tė Malėsisė sė Madhe tė cilėt moren pjesė nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit nė vitin 1878, ishte dhe seljani Ujke Gila,55) si vėlla mė i madhi i katėr bajraqeve qė kishte Kelmendi: Selca, Vukli, Nikēi dhe Boga. Sidomos gjatė dhe pas Lidhjes Shqiptare, kelmendasit ishin nga ato fise qė u ngriten kundėr dhėnies sė territoreve shqiptare, Malit tė Zi. Tė fuqishme ishin edhe protestat e tyre kundėr tė ashtuquajturit kompromisi "Corti" mbi shkėmbimin e territoreve.56)

Mė 24 mars tė vitit 1911, Turgut Pasha, komandanti i ekspeditės turke kundėr kryengritėsve malėsorė, shpalli tradhtarė disa prej burrave mė tė nderuar tė Malėsisė sė Madhe. Nė mesin e tyre ishin edhe Fran e Mirash Pali, Lucė Mark Gjeloshi nga Selca57). Por e gjithė kjo, si dhe shumė kercėnime e vrasje tė tjera qė iu bėnė kėtij fisi nga pushtuesit, nuk i zbrapsen kėta trima qė tė marrin pjesė nė gėzimin shumė tė pritur, krah pėr krah me Hot, Grudė Kastrat, Shkrel e Shalė nė majėn e Bratilės sė Deēiqit, mė 6 prill 1911, ku me urdhėrin e trimit legjendar Dedė Gjo' Luli, Nikė Gjelosh Luli, Gjon Ujkė Miculi dhe Pjetėr Zefi ngriten flamurin kombėtar shqiptar5 . Kelmendasit nuk mbetėn prapa as nė Kuvendin e Gėrēes, i cili u mbajt mė 10-23 qershor tė 1911, nė kulmin e kryengritjes sė Malėsis sė Madhe, duke dėrguar si pėrfaqesues tė vetin Lule Rapuken nga Vukli, Col Dedėn nga Selca, Llesh Gjergjin, bajrakatarin e Nikēit59). E kėshtu, malėsorėt kelmendas, tashmė, luftė pas lufte ishin tė molisur dhe tė shperndarė. Numri i tyre nė vendlindje nė vitin 1916 ishte: Selca 852 banorė, Vukli 712, Nikēi 685, Boga 228, gjithsejt 2475 banorė.60)
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė