Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-11, 19:30   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Forca e ndėrdijės

Vetėdija dhe ndėrdija

Me qėllim tė tė kuptuarit tė funksioneve tė mendjes suaj, paramendojeni atė si njė kopsht! Ju jeni kopshtari qė tėrė ditėn diēka mendon, mbjell. Atė qė keni mbjellė nė ndėrdije, do ta korrni nė trupin tuaj nė marrėdhėnie me botėn e jashtme.

Ėshtė koha e fundit qė tė filloni mbjelljen e mendimeve pėr paqe, pėr fat, pėr mirėsi dhe pėr pėrparim. Mendoni nė qetėsi. Koncentrohuni nė vlerat e vėrteta! Pėrvetėsojini ato si pjesė tė vetėdijes! Po mbollėt pandėrprerė mendime tė mrekullueshme nė kopshtin e mendjes suaj, do tė pėrjetoni korrje mė tė begatshme nga tė gjitha korrjet.

Ndėrdija mund tė krahasohet me tokėn ku rriten tė gjitha llojet e bimėve, si tė mirat, ashtu edhe ato tė dėmshmet. Dikush korr fruta e dikush baroja. Secili mendim ėshtė shkak, ndėrkaq tė tjerat janė vetėm pasoja. Mu pėr kėtė patjetėr duhet t'u kushtoni rėndėsi mendimeve tuaja dhe tė kujdeseni qė ato tė sjellin vetėm pasoja tė dėshiruara.

Po qe se keni mendime tė shėndosha, po qe se e kuptoni tė vėrtetėn, po qe se mendimet tuaj nė ndėrdije janė konstruktive, tė harmonishme dhe tė drejtuara kah paqja, fuqia ēudibėrėse e ndėrdijes do t'ju pėrgjigjet dhe do t'ju sigurojė jetė tė kėndshme dhe tė harmonishme.

Nė momentin kur do ta keni pėrvetėsuar tė kontrolluarit e proceseve tė tė menduarit tuaj, do tė jeni nė gjendje qė forcėn e ndėrdijes ta pėrdorni ndaj ēfarėdo problemi dhe vėshtirėsie. Me fjalė tė tjera, do ta filloni njė bashkėpunim tė vetėdijshėm me forcėn e pakufizuar dhe me ligjin e plotfuqishėm qė mbretėron nė mbarė botėn.

Po u rrotulluat rreth vetes, do tė vėreni se shumica dėrmuese e njerėzimit ėshtė e kthyer kah bota e jashtme. Vetėm tė arsimuarit interesohen mė tepėr pėr botėn e brendshme. Kini ndėrmend faktin se bota e jashtme ėshtė prodhim i botės sė brendshme - i botės sė mendimeve, tė ndjenjave dhe parafytyrimeve.

Pra kjo botė e brendshme ėshtė fuqi e vetme krijuese e gjithėsisė: ēdo gjė qė ndodh nė botėn e jashtme ėshtė e krijuar me veprim tė vetėdijshėm a tė pavetėdijshėm tė mendjes suaj.

Njohja e procesit tė depėrtimit tė vetėdijes dhe tė ndėrdijes do t'ju bėjė tė mundur ta ndryshoni jetėn tuaj. Pėr t'i ndryshuar pasojat, ėshtė e nevojshme tė ndryshohen shkaqet. Shumica pėrpiqen t'i ndryshojnė pasojat, duke u marrė veēanėrisht me to.

Vetėm me largimin e shkakut ėshtė e mundur qė tė tejkalohet mospajtimi, vetmia, mjerimi, tė kufizuarit e ēfarėdo lloji. Shkaku, siē ėshtė thėnė mė parė, ėshtė mėnyra se si e pėrdorni vetėdijen tuaj, gjegjėsisht mėnyra se si mendoni dhe pėrfytyroni.

Le t'ju bie ndėrmend se jeni duke jetuar nė oqeanin e paarritshėm tė pasurisė sė pakufishme. Ndėrdija juaj ėshtė shumė e ndjeshme ndaj mendimeve. Mendimet, nga ana e tyre, krijojnė modelin e matricėn nėpėr tė cilėn rrjedh inteligjenca e paskajshme, menēuria, forca jetėsore dhe energjia e ndėrdijes suaj.

Po guxuat t'i pėrrdorni ligjshmėritė e mendjes, ashtu siē u cek nė kaptinat vijuese, nė vend tė skamjes do tė keni pasuri, nė vend tė besimeve tė kota dhe tė mosdijes - menēuri, nė vend tė dhembjes - qetėsi, nė vend tė mėrzisė - gėzim, nė vend tė errėsirės - dritė, nė vend tė mospajtimit- harmoni, nė vend tė frikės - besim, nė vend tė mossuksesit - sukses dhe do tė liroheni nga tė pėrqafuarit e fortė tė mesatares. Vallė, nga aspekti mendor, emotiv dhe material, a mund tė ketė diē mė tė mrekullueshme dhe mė tė bukur nė botė?

Shumica e shkencėtarėve, e artistėve, e poetėve, e kėngėtarėve, e shkrimtarėve dhe e shpikėsve tė mėdhenj, posedojnė njohuri dhe kuptueshmėri tė thellė tė mėnyrės sė veprimit tė vetėdijes dhe ti ndėrdijes.

Ja njė shembull: tenorin e madh tė operės italiane, Enriko Karuzon, e pati kapluar trema e rrėmbyeshme. Nga frika irracionale plotėsisht iu paralizua qafa. Nėpėr fytyrė i rridhte djersa. E pati kapluar turpi, sepse, pas disa minutash, duhej tė dilte nė skenė.

Mirėpo frika nuk lėshonte pe, e me tė as muskujt e qafės. Ai thoshte: "Do tė mė pėrqeshin. Nuk jam nė gjendje tė kėndoj". Pastaj, nė prezencė tė njė numri tė madh tė tė tubuarve, prapa skenės, bėrtiti: "Uni i Vogėl do ta ngulfasė Unin e Madh". Pastaj, Unit tė Vogėl iu drejtua me kėto fjalė: "Dil prej nesh! Uni i Madh do tė kėndojė". Me Unin e Madh ai nėnkupton fuqinė e paskajshme dhe menēurinė e ndėrdijes sė vet. Vazhdoi tė bėrtiste: "Dil, dil! Uni i Madh do tė kėndojė!

Ndėrdija iu pėrgjigj duke ia liruar fuqitė jetėsore nė brendi tė trupit tė tij. Mu ashtu siē ishte paraparė, Karuzoja pati dalė nė skenė, e pati kėnduar melodinė e vet madhėshtore dhe pati ngritur publikun nė kėmbė.

Karuzoja, siē duket, e ka kuptuar se ekzistojnė dy nivele tė mendjes sė njeriut: niveli i vetėdijes ose racional dhe ai i ndėrdijes ose irracional. Ndėrdija njerėzore ėshtė mjaft e ndjeshme dhe reagon madje edhe ndaj natyrės sė mendimeve.

Nėse vetėdijen (Unin e Vogėl) ua kaplon frika, halli ose ngarkesa psikike do tė vijė deri te shpėrthimi i ndjenjave negative qė burojnė nga ndėrdija (Uni i Madh), e cila, nga ana e vet, e pėrshkon vetėdijen me ndjenja paniku, me parandjenja tė errėta dhe tė dėshpėrimit.

Nėse ju ngjan kjo, pėrpiquni qė, sikurse Karuzoja, t'i urdhėroni ndjenjat tuaja irracionale, tė lindura nė thellėsi tė ndėrdijes dhe atė nė mėnyrė vijuese: "Ngadalė, qetėsohu, kėtu unė urdhėroj! Je i detyruar tė mė dėgjosh! E ke tė ndaluar tė futesh, aty ku nuk e ke vendin!"

Ėshtė tepėr interesante, gati mahnitėse tė vėshtrohet se si urdhri i prerė, i drejtuar ndaj lėvizjeve irracionale nė brendi tė qenies thellėsore tė njeriut, shkakton qetėsi, heshtje dhe harmoni shpirtėrore. Ndėrdija i ėshtė nėnshtruar vetėdijes dhe pikėrisht pėr kėtė ajo quhet ndėrdije.

Dallimet kyēe dhe mėnyra e veprimit

Shembulli vijues do t'ju ndihmojė qė t'i hetoni dallimet kryesore. Vetėdija ka rolin e kapitenit qė gjendet nė vendkomandimin e anijes. Ai drejton anijen dhe u jep urdhra njerėzve nė repartin e makinave, tė cilėt, nga ana e vet, bėjnė mbikėqyrjen e kazanėve, tė instrumenteve e tė instalimeve tė tjera. Njerėzit qė gjenden nė repartin e makinave nuk e kanė tė ditur drejtimit e lundrimit tė anijes.

Ata, thjesht veprojnė sipas urdhrave tė marra. Po qe se nė rast tė leximit tė gabuar tė tė dhėnave nga kompasi, sekstanta ose harta gjeografike, njeriu nga vendkomanda jep urdhra tė gabuara, makinistėt verbėrisht do tė shkojnė drejt shkėmbinjve nėnujor. Pra, ata i nėnshtrohen atij, sepse ai ėshtė epror i tyre. Urdhrat kryhen pa kundėrshtim, anėtarėt e ekuipazhit nuk diskutojnė me kapitenin rreth rregullsisė sė urdhrit.

Kapiteni ėshtė i zoti i anijes dhe fjala e tij ėshtė ligj. Ngjashėm me kėtė, vetėdija juaj ėshtė kapiten dhe i zoti i punėve qė kryeni. Ndėrdija i pranon urdhrat qė ia jepni nė bazė tė asaj nė ēka besoni dhe ēka pranon si tė vėrtetė vetėdija juaj.

Po qe se vazhdimisht para njerėzve pėrsėritni: "Kjo ėshtė shumė e shtrenjtė pėr mua", ndėrdija do t'ju kuptojė me seriozitet, do t'ju marrė fjalėn dhe do tė kujdeset qė vėrtet tė mos jeni nė gjendje pėr ta blerė sendin e dėshiruar.

Pėrderisa me kėmbėngulje pohoni se: "Ky automobil, udhėtimi pėr nė Evropė, shtėpia, gėzofi i lėkurės nuk janė pėr mua", mund tė jeni tė bindur se ndėrdija juaj do ta dėgjojė urdhrin dhe do tė beje ēmos qė tėrė jeta t'ju kalojė pa tė mirat e lartcekura.

Vitin e kaluar, nė prag tė kėrshėndellave, njė studente dashamirėse ishte ndalur pranė vitrinės ku ishte ekspozuar njė ēantė udhėtimi shumė e bukur, por mjaft e shtrenjtė.

Ajo, sapo ishte nisur pėr nė vendlindje, ku duhej ta kalonte festėn. Nė momentin kur qe pėrgatitur tė thoshte: "Kjo ēantė ėshtė tepėr e shtrenjtė pėr mua", iu kujtua fjalia qė e kishte dėgjuar gjatė ligjėratės sime: "Asnjėherė mos vendosni prerė me fjali mohuese. Nė vend tė tij, jepini domethėnie tė kundėrt dhe ēudirat pastaj do tė fillojnė t'ju ndodhin". Prandaj, vajza tha: "Kjo ēantė ėshtė imja, mendimisht e pronėsoj, kurse ndėrdija ime do tė pėrkujdeset qė ajo njėmend tė bėhet imja".

Po atė mbrėmje, rreth orės tetė, i fejuari ia dhuroi njė ēantė identike me atė qė kishte vėshtruar dhe me tė cilėn mendimisht qe identifikuar nė orėn dhjetė tė mėngjesit. Vajza vetėm se nė mendje shpresonte duke ia lėnė ndėrdijes qė ajo me aftėsinė e mjaftueshme ta zgjidhė kėtė problem.

Mė vonė mė ishte rrėfyer: "Nuk kisha para pėr ta blerė ēantėn, mirėpo tash plotėsisht e kam tė qartė se ku gjenden paratė dhe ēdo gjė tjetėr qė mė nevojitet — nė thesarin e amshueshėm, tė vendosur nė brendi tė vetes sime".

Ja edhe njė shembull i thjeshtė.

Nėse thuani "nuk mė pėlqejnė kėrpudhat", por me ndonjė rast, megjithatė, ju ofrojnė ato me sallatė ose si paragjellė, doemos do tė keni probleme me organet e tretjes, sepse ndėrdija do t'ju thotė: "Patroni (vetėdija) nuk i do kėrpudhat". Nė kėtė shembull ngapak qesharak, lehtė mund tė hetohen dallimet kyēe dhe mėnyrat e veprimit tė vetėdijes dhe tė ndėrdijes sė qenies njerėzore.

Dikush do tė thoshte: "Po e piva njė kafe para mbrėmjes, nuk do tė fle tėrė natėn". Gjithnjė kur pi kafe, ndėrdija cingėron nė shenjė alarmi dhe thotė: "Patroni tė urdhėron qė sonte tė mos flesh tėrė natėn".
Ndėrdija juaj punon 24 orė, duke u pėrpjekur qė kėtė ta beje nė dobi tuajėn, gjegjėsisht duke ju ofruar frytet tuaja tė tė menduarit tė zakonshėm.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė