Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-07-11, 14:28   #26
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Interesante

Zbulohet… stėrgjyshja e Jezu Krishtit?





Sipas njė legjende mesjetare, njė grua shenjtore e quajtur Ismeria, ishte gjyshja e Virgjėreshės Mari dhe rrjedhimisht, stėrgjyshja e vetė Jezu Krishtit.
Njė ekzaminim i dy dorėshkrimeve qė i pėrkasin shekullit XIV dhe XV, tė gjetura nė Firence, Itali, pėrcaktojnė me imtėsi se cila ka qenė gruaja qė lindi Shėn Anėn, e cila lindi Shėn Marinė.

Historia e jetės sė kėsaj gruaje reflektohet nė reagimet e Florentinėve qė jetonin nė atė kohė, gjithnjė sipas Catherine Lawless nga Universiteti i Limerikut nė Irlandė. Ajo ėshtė autore e librit “kush ishte Jezusi njerėzor”

Lawless thotė nė njė e-mail qė i dėrgoi LiveScience se “Florentinėt e asaj periudhe praktikonin dhe besonin vetėm “historinė familjare tė Krishtit”. Historia e jetės sė Shėn Ismerias ėshtė shembulli tipik i njė gruaje tė devotshme qė jeton edhe si e martuar, edhe si vejushė.

Sipas legjendės qė na tregojnė dorėshkrimet, Ismeria ishte njė grua shumė e bukur dhe shumė e devotshme, e cila u martua me “Santo Liseo”, njė patriark. Nė ditėn e dasmės sė tyre, ata bėnė njė marrėveshje solemne pėr njė jetė bashkėshortore tė pėrkushtuar.

Ismeria i kėrkoi Liseos qė tė respektonte rregullat fetare e tė shenjta tė martesės, sipas tė cilave ata do tė flinin bashkė nė shtratin bashkėshortor vetėm njė herė ēdo muaj dhe duke ndjekur kėtė ritual ata pas 12 vjetėsh patėn njė vajzė, Anėn.

Pas 12 vjetėsh tė tjerė, Liseo vdiq dhe Ismeria lutej ditė e natė qė tė bashkohej me tė. Njerėzit e burrit ia morėn gjithė pasurinė dhe ajo pėrfundoi nė njė spital. Gjatė qėndrimit tė saj aty, besohet se ajo ka bėrė 2 mrekulli.

Njė burrė shurdhmemec erdhi nė spital dhe Ismeria e pyeti atė, qė t’i tregonte nė emėr tė Zotit se ku ndihej i sėmurė. Ai u shėrua dhe falėnderoi Zotin. Por, si shurdhmemeci i shėruar, si Ismeria nuk kishin fare para.

Ajo i kėrkoi burrit qė tė sillte njė kovė plot me ujė. Ai e solli, ajo u lut, dhe kova u mbush plot me peshq. Peshqit ishin aq shumė saqė hėngrėn tė gjithė tė sėmurėt e spitalit, tė cilėt u shėruan plotėsisht pasi hėngrėn peshkun. Mė pas ajo u kthye nė dhomėn e saj dhe Zoti e mori me vete nė parajsė.

Pas vdekjes sė Shėn Ismerias, Shėn Maria, Jezu Krishti dhe 12 apostujt, si dhe shumė tė tjerė, bėnė njė udhėtim deri te spitali pėr tė nderuar kujtimin e saj.

Nuk ka asnjė tė dhėnė pėr origjinėn e legjendės, por ka shumė mundėsi qė tė ketė qenė njė histori sesa njė tekst edukativ pėr jetėn e njė shenjtoreje. Lawless thotė se “pavarėsisht mrekullive qė bėn Ismeria, morali qėndron tek pjesa e martesės”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė