Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-01-14, 17:46   #146
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Titulli: Lajme - thashe e thėme

Shqiptari i Kosovės hyri nė Guinness







Autoritetet e Librit Guinness tė Rekordeve, kanė certifikuar veprėn gjigante “Mozaiku i vlerave” tė realizuar nga Don Dominik Qerimi. Lajmin e ka konfirmuar pėr KultPlus, autori i kėsaj vepre i cili ėshtė prift katolik dhe drejtor i Qendrės "Don Bosko" nė Gjilan. “Mozaiku i vlerave”, pėrbėhet nga 51 mijė e 865 boēa tė pishave. Kjo vepėr ėshtė e gjerė 15 metra dhe e gjatė shtatė metra, ndėrsa nė tė janė portretizuar figura e humanistes Nėna Terezė, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu dhe Don Boskos. Ceremonia zyrtare e dorėzimit tė ēmimit do tė mbahet mė 8 shkurt nė Gjilan.


Qerimi ėshtė prift katolik. U lind mė 1971 nė fshatin Janosh tė Gjakovės. Aktualisht ėshtė drejtor i Qendrės “Don Bosko” nė Gjilan.

“Mozaiku i vlerave” ka kaluar njė proces tė verifikimit prej datės 26 dhjetor 2013, kur janė dėrguar tė gjitha dokumentacionet dhe materialet e nevojshme pranė zyrės sė Guinnessit.





Vepra ka hyrė nė kategorinė e re tė krijuar enkas pėr kėtė mozaik, me titullin: “Largest pine cone mosaic” (Mozaiku mė i madh nė botė me boēa pishash), me numrin e regjistrimit ID: 437233.

Vepra pėrbėhet nga 51 mijė e 865 boēa tė pishave tė cilat janė mbledhur nė njė periudhė prej katėr vitesh.

Vepra ėshtė pėruruar mė 21 dhjetor tė vitit qė lėmė pas, nė mjediset e Teatrit tė Qendrės Edukativo-Sociale “Don Bosko” nė Gjilan.






“Njė ndėr karakteristikat qė njeriu veēohet nga krijesat e tjera, ėshtė edhe fakti se njeriu nuk jeton vetėm nga ato qė i plotėsojnė nevojat dhe prirjet e tija fizike, por edhe nga nevojat dhe prirjet e tija shpirtėrore, ndėr tė cilat mund t’i radhisim vlerat dhe virtytet. Andaj ky mozaik quhet ‘Mozaik i vlerave’, sepse ka pėr qėllim qė tė na bėj tė dashurohemi dhe tė na edukojė shpirtin nė ato vlera, universale, kombėtare dhe lokale”, ka thėnė Don Qerimi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė