Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-12-11, 23:50   #26
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit: Sot shėrohen 90 pėr qind tė rasteve


Pėr tė kuptuar se sa ėshtė pėrmirėsuar jeta e grave tė prekura nga tumori i gjirit nė kėto 30 vitet e fundit duhet tė shihen mirė shifrat dhe statistikat: nė vitet ‘80 shėroheshin tri gra nė dhjetė, ndėrsa sot ky raport ka shkuar nėntė nė dhjetė

Historia e mjekėsisė ėshtė e ndėrtuar kėshtu, vite tė tėra progres tė ngadaltė, por nė fund zbulime qė ndryshojnė tėrėsisht jetėn e njeriut. Pėr tė kuptuar se sa ėshtė pėrmirėsuar jeta e grave tė prekura nga tumori i gjirit nė kėto 30 vitet e fundit duhet tė shihen mirė shifrat dhe statistikat: nė vitet ‘80 shėroheshin tri gra nė dhjetė tė tilla, ndėrsa sot nėntė nė dhjetė. Por me shėrim kuptohet mungesa e sėmundjeve pėr tė paktėn 10 vjet nga pėrfundimi i kurave. Nė Itali, pėr shembull, jetojnė dhe bėjnė njė jetė normale mė shumė se 500 mijė ish tė sėmura. Para vitit 1981 kura e parashikuar pėr ato qė kishin tumor nė gji ishte mastectomia. Mė pas nisi epoka e kirurgjisė konservative.

“Nė vitin 1981 — tregon Umberto Veronesi — revista shkencore ‘New England Journal of Medicin’, publikoi rezultatet e njė studimi italian qė tregonte se si tumoret e gjirit nė pėrmasa tė vogla, mė pak se dy centimetra, mund tė trajtohen me tė njėjtėn efikasitet duke ruajtur gjirin, nė vend qė tė hiqej gjoksi tėrėsisht, siē bėhej nė shumė vende tė botės nė atė kohė”. “Ideja, vazhdon mė tej onkologu, mė erdhi nga mikroskopi: kisha kuptuar se nė fazėn fillestare qelizat tumorale riprodhoheshin nė formė mė pak agresive dhe kėshtu qė pėrmasat e tumorit tė lejonin tė punoje vetėm nė atė pjesė tė gjirit ku ai ishte pozicionuar”. Ky mund tė cilėsohet si fillimi i njė revolucioni nė kurėn ndaj tumoreve: fundi i trajtimeve qė shkatėrronin trupin dhe mendjen dhe fillimi i epokės sė integritetit trupor e cilėsisė sė jetės si njė princip udhėheqės nė vendimet terapeutike. Mastectomia ishte zėvendėsuar nga quadrantectomia, d.m.th. heqjes sė njė porcioni tė vetėm tė gjirit tė prekur nga kanceri, e lidhur me bėrjen e rrezeve pėr tė pastruar indet rrethuese nga pjesėt e qelizave kancerogjene. Por pėrhapja e diagnozės sė hershme (qė sot ēon nė zbulimin gjithmonė e mė shumė tė karcinomave tė dimensioneve tė vogla) dhe ulja e vdekshmėrisė mes grave lindin prej aty.

“Nė tė vėrtetė, tregon Veronesi, edhe impakti pėr shėrimin ka qenė i thellė. Deri 30 vjet mė parė gratė shkonin te doktori sa mė vonė tė ishte e mundur, sepse e dinin qė kura ishte drastike. Me mundėsinė e ruajtjes sė gjirit, gratė kanė nisur tė shkojnė te doktori me dyshimet e para qė u lindin dhe madje pėr tė bėrė mamografinė sistematikisht. Pėr mė tepėr tumoret e pėrmasave tė vogla janė ato qė mund tė shėrohen plotėsisht, kėshtu qė tani shihet rezultati edhe nė uljen e vdekshmėrisė. Nė fund, ideja pėr ta ruajtur dhe mbrojtur gjoksin i ka hapur portat njė ndjeshmėrie “ekstra mjekėsore”, njė vėmendje pėr perceptimin psikologjik tė sėmundjes: ėshtė futur edhe koncepti i eupatisė qė nxiti kontrollin e shpeshtė te mjeku tė pacienteve, e qė pėr onkologjinė moderne ėshtė normale.

Pro dhe kundėr

Ka ekspertė tė fushės qė pretendojnė se nėse do t’i nėnshtrohesh mamografisė vazhdimisht kjo mund tė jetė nė vetvete e rrezikshme, duke qenė se mund tė arrihet nė njė situatė tė tepruar diagnostikimi pasuar me marrjen e medikamenteve parandaluese, qė nė vend tė tė ndihmojnė, tė krijojnė probleme. Por tė tjerė pretendojnė se mamografia ėshtė shumė e rėndėsishme dhe kjo pėr arsyen e vetme se parandalon njė rast serioz. Po tė marrim rastin e njė vendi tė vetėm, Britaninė e Madhe, mamografia ka shpėtuar 117 000 raste qė mund tė ishin shndėrruar nė vdekjeprurėse dhe ndėrkohė ka shpėtuar 1200 jetė. Pėr shkak tė mamografisė, vdekshmėria nga kanceri i gjirit ėshtė ulur me 30 pėr qind. Megjithatė nė mentalitetin e grave ekziston frika se faktori gjenetik ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe kjo krijon shpesh njė ndjesi pesimiste dhe fataliste. Por nė fakt gjenet janė vetėm njė pjesė e problemit. Shumė e rėndėsishme nė kėtė rast, si nė ēdo sėmundje tjetėr, ėshtė edhe mėnyra se si ne e trajtojmė veten qė nga fėmijėria e nė vazhdim e mbi tė gjitha nėse vazhdojmė tė jemi optimistė. Pesimizmi dhe gjendja e trishtuar ndikojnė shumė mė tepėr pėr keq nė shėndetin tonė nga sa mund ta imagjinojmė. Ekziston njė lidhje e mundshme mes kancerit tė gjirit dhe stresit. Ka disa fakte, edhe pse jo tė forta, qė mbėshtesin idenė e ndikimit tė stresit te sėmundja. Kėshtu ngjarje shumė stresuese nė jetė, tė tilla si humbja e njerėzve tė dashur, divorci apo ngjarje tė tjera, janė shumė stresuese. Vėshtirėsia nė kėto raste qėndron nė faktin se diagnozat e stresit vijnė pas diagnostikimit tė kancerit tė gjirit. Njerėzit mendojnė se ata kanė pasur kancerin e mė pas stresin, duke harruar qė shpesh ėshtė e anasjella.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė