Tema: Ervin Hatibi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-03-08, 21:55   #12
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Ervin Hatibi

Hakmarrja e pulave


E gjithė Bota ėshtė nė kaos, por mė shumė nga tė gjithė, duket se ėshtė propaganda. Nuk di kush ma ka mėsuar kėtė fjalėn tjetėr tė urtė qė fillonte me temeo danaos: “I Kam frikė grekėt edhe kur dhurojnė pula”…Njė fantazmė sillet nėpėr Evropė, bile jo vetėm nėpėr Evropė! Njė fantazėm pulash!

Nga Ervin Hatibi

Kaq i stėrpėrdorur ėshtė ky parafabrikat nga “Manifesti…”, sa nuk tė bėhet mė ta lexosh gjėkund, e jo mė ta shkruash vetė (ėshtė tė paktėn e dyta herė qė e pėrdor nė shkrime kėto vitet e fundit). Po gjithsesi pėrherė e mė adapte duket pėr t’u pėrdorur. Nuk ėshtė kėsaj radhe ndonjė konspiracion, as ndonjė pritshmėri dialektike klasore. Njė fantazmė pėrmbi Evropė… Duke ndjekur me sy nė TV atė rripin e lajmeve qė gjarpėron nė buzėn e poshtme tė ekranit, paralel me numrin e viktimave qė vdiqėn nga shpėrthimet e sotme nė Bagdad, mėson se…nė Britani kanė ngordhur 30 kanarina… pritet me padurim tė dalė ministri i Brendshėm apo i Shėndetėsisė tė japė ndonjė konferencė shtypi… Nė njė apartament nė Bruksel pėr shembull a nė Milano, mėson nė lajme se u bėnė bastisje dhe u arrestuan tė dyshuar si terroristė tė Al Kaidės, dhe sheh policėt anti-terror me maska e skafandra. Me po tė tilla maska e skafandra i sheh andej nga Rumania duke arrestuar nėpėr fusha ndonjė patė apo gjeldet tė dyshuar pėr mbartės tė njė epidemie apo pandemie qė mund tė vrasė disa qindra herė mė shumė njerėz se Bin Ladeni e Xhorxh Bushi bashkė. Me sy nga qielli rrijnė njerėzit, duke parė nga kufinjtė e lindjes se mos nxijnė me helmin imagjinar tufa lejlekėsh e dofarė zogu infektues: fermerė, pularritės, zoofilė, nėna tė alarmuara, epidemistė, ornitologė, detektivė tė scoop-it, mileniaristė qė presin apokalipsin e rradhės, rrijnė me sy prej qiellit. Nė shtypin ndėrkombėtar bile u hodhėn edhe hipoteza tė tilla qė e lidhnin gripin e pulave me strategjitė e luftės baktereologjike tė terrorizmit ndėrkombėtar. Ka diēka tė vėrtetė nė frikėn e se mos pulat i ka infektuar Al Kaida: edhe turqve kėshtu u pat dalė nami aty nga fundi i mesjetės kur bombardonin kėshtjellat e rrethuara me qen e pula tė sėmura… Tendenca qė kanė pėr t’u bėrė tė rrezikshme kafshėt kėto vitet e fundit ėshtė e pabesueshme dhe nė rritje: nuk ėshtė turp tė trembesh nga pak me qentė e tigrat e gjarpėrinjtė, hajde de edhe me shqiponjat, po …pulat! Tė ruhesh nga pulat, apo nga lopėt mos ēmenden! Proporcioni i rrezikshmėrisė ėshtė nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė me pamjen dhe namin qė kanė kafshėt. Nė fillim ishte lopa! Tashmė pula ėshtė ajo qė bėhet logoja e katastrofės sė rradhės, ajo e cila tradicionalisht nuk na ka bėrė ndonjė tė keqe: mė e madhja ēudi qė kemi pritur prej saj ėshtė ndonjė kokėrr vezė me dy tė kuqe… Kaq! Gjithė ajo kohė qė kemi kaluar duke lėmuar karakterin e njerėzve mė tė butė se ē’duhet me shprehjen “ėshtė pulė fare”, apo kompozitat “zemėrpulė” kanė dalė pėr momentin jashtė objektivi, me po atė shpejtėsi me tė cilėn syri tė rrėshket nė menu nga pjatat ku turfullon shpendi problematik (Shėnim: devijimi nga menuja me pulė ka vetėm arsye psikologjike, dhe aspak fiziologjike. Sigurisht qė autori nuk merr pėrsipėr tė jetė duke prodhuar ndonjė panik nė lidhje me tė ushqyerit me pula.) Nė vitin 1994 doli filmi “Chicken Park”, film qė karikaturizonte “Jurassic Park”-un e Steven Spielbergut. Si pasojė e ca alkimive tė dėshtuara nėpėr laboratore, njė soj i ri gjigand pulash niste tė persekutonte personazhet e filmit duke i ndjekur kėmba-kėmbės nėpėr njė labirint korridoresh deri nė fund tė filmit. Makthi qė provohet tek versioni me dinosaurė i ndjekjes, ėshtė relative, pėr sa kohė qė dinosaurėt njėherė e mirė janė zhdukur, e nuk i sheh me sy. Po pulat janė prezente dhe janė kthyer nė faktor global frike. Disa pak kohė mė parė, arkipelagut tragjik me varre kolektive ballkanike, tė njohura apo jo, autoritetet sanitaro-kufitare tė Republikės i shtuan njė njėsi tė re, mbushur kėsaj radhe plot me pula tė dyshuara nga Greqija. Pula ende gjallė, mijėra flatra dhe kokoritma pa ajėr, bllokuar nėn njė dhé ekskavatorėsh. Pamja makabre, e cila gjithsesi u rrotullua edhe nė ndonjė ekran evropian, mė kujtoi njė shprehje tė vjetėr qė ma ka mėsuar gjyshja, e cila, ndjesė pastė, komentonte kėshtu veprimtarinė gėrmuese dhe tė zellshme tė pulave tona nė oborr. Shprehja thotė: “pula nxjerr tė vdekurin prej dheut”. Nuk ka mundėsi qė kjo fjalė tė ketė dalė kėshtu kot e kot…Gjithsesi, gojėt e liga, ato qė nga anėt tona janė tė shumta dhe e hapin ditėn duke u helmuar esėll me kafe, kėto gojė pra mėtuan se Greku, si edhe Turku gjatė mesjetės, po e mėsynte vendin e Shqipeve, me Pula tė infektuara, tė cilat po ashtu si Kali i Trojės, nėn pamjen e paqme, tė mirėnjohur dhe tė sipėrpėrmendur, fshihnin vdekjen.

E.Hatibi

__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hasanmehmeti : 23-03-08 nė 21:57
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė