MERGIMTARET
Nen tingujt e cjerre
Te musikes bastarde
Me fjale shqipe
Cakrrojme gotat
Flasim me duar
E levizje koke
Syte na lotojne
Nga shtullunga tymi
Dhe ne gurmazin ethare
Zbrazim raki llojesh angleze
Ne shqiptaret e humbure
Bodrumeve europjane.
Kembet i thermojme
Duke vallzuar kinse ship
E as dreqi se merr vesh
C jane keto tundje
Kembeshe e duaresh
Dhe lu Shen Merine
Te ua fale mekatet
Mergimtareve
Me duar te plasaritura
I hudhin para kengetares
Qe kokave te thinjura
E zemrave te zhuritura
Tua heq mallin e dhembjen.
E ajo dreidhet e perdridhet
Dhe me lakuriqesine e vet
Vjele djersen e tyre.
Do ktheheni or miq
Do ktheni nje dite
Pake sa te zbardhur
Ne mos edhe te plakur
Nga malli e vetmia.
I them une ,djali i ............
Dhe qeshjet ne buze
Na i ngrine merzia.
Cun Lajci
|