Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-12-05, 23:08   #8
krijuesiii
 
Avatari i krijuesiii
 
Anėtarėsuar: 20-11-05
Vendndodhja: ne bote gjitheandej
Postime: 1,005
krijuesiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ti largesia ime!?

Ne ato rruge te mbushura plot njerze...
Atje diku u takuam une dhe ti.
Cdo gje filloj befasisht dhe papritur
Atje large ishe ti...

Per nje cast
Ishim ne te dy prane njeri tjetrit.
Pash thjeshtesin tende
Nje bukuri te heshtur!

Sy e ty te shkruar qe me shikonin.
Here sikur donin te me gelltisni
E here sikur donin te me dashuronin.
Syte magjik te lodhur nga mosnjohja!?

Realitet i hidhur shiu qe binte
Dhe eresira qe shtrihej andej dritareve.
Ne mrrolat e ballit tend pash nje liber.
Te mbushur plot vargje...

Desha ti lexoja te gjitha
Ti ndjeja ti prekja ti dashuroja
Por kisha frike nga mosnjohja.
Isha i varfer perballe teje...

Koha ishte e shkurte!
Cdo gje sikur ishte e thene te deshtoje?!
E te mbetet vetem si nje kujtim...
Cdo gje kalon e tera sikur shendrrohet ne kujtim!...

Ti ike ne nje drejtim.
E une ne nje tjeter.
Por ne u pame e mbytem largesin.
Tani mbeten vetem emocionet e nje takim...


27 Shtatore 2002 Donauwörth.
__________________
I kam mbytur zhgenjimet.
I kam harruar vuatjet, mjerimet, dhimbjet.
SHQIPETARE dua tju shoh te bashkuar...
SHQIPERI A ALBANI emer qe me knaqe shpirtin
krijuesiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė