Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-08, 14:46   #2
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lidhja e Prizerenit

(Sipas burimeve hungareze)

Lidhja e Prizrenit mund tė mobilizonte 120.000 ushtarė, kurse nė prapavijė mund tė ...

Georgi Daniel

...mbante 80.000 njerėz tė armatosur pėr mbrojtjen e vendbanimeve. Njėsitė luftarake kishin 12.000 kalorės, kurse pėr transportimin e ushqimit dhe tė municionit ishin nė rezervė 9000 mushka.
Traktati i Shėn Stefanit, natyrisht, shkaktoi rezistencė edhe te popujt e Evropės sė Mesme. Pastaj Kongresi i Berlinit erdhi nė qendėr tė vėmendjes. Kuptohet, nė kėtė kohė manifestohen edhe reagimet e opinionit kundėr vendimeve tė Kongresit tė Berlinit, si pėr shembull atyre qė kishin tė bėnin mė shqiptarėt dhe Lidhjen e Prizrenit.

Nė qoftė se shikojmė me kujdes bibliografitė historike, do tė shohim se me vdekjen e Skėnderbeut praktikisht nė kėto nuk ka kurrfarė shenjash pėr shqiptarėt, pėrpos atyre pėr Ali pashėn. Mu pėr kėtė arsye rishparaqitja e tyre nė faqet e historisė evropiane shkaktoi dyshime tė mėdha. Prandaj edhe nuk u habita shumė kur as nė shtypin hungarez tė para njėqind vjetėve nuk gjeta gati asgje pėr Lidhjen e Prizrenit, me njė pėrjashtim: diēka gje-ta nė tė pėrditshmen „Hon" (Atdheu), ku ishte redaktor Mavro Jokai, e shumė mė pak gjeta edhe nė tė pėrkohshmen gjysmėzyrtare „Fester Lloyd". Gjatė hulumtimeve tė mia hasa nė veprėn e Vaso efendiut, drejtorit tė dikurshėm tė shtypit nė Stamboll. E Vaso efendiu, sipas burimit tė shtypit hungarez, ishte shqiptar i krishterė. Kjo vepėr tėrheq vėrejtjen se Lidhja e Prizrenit duhet tė studiohet jo vetėm nga dokumentet shqiptare, por edhe nga shėnimet e shtypit tė atėhershėm, edhe pse ato janė, nė rastet mė tė shpeshta, kontradiktore. Kėtu mendoj, nė radhė tė parė, nė shtypin turk, grek, italian, austro-hungarez, gjerman dhe rus.

Vlen tė theksohet se qėndrimi i heshtjes pėr shqiptarėt, qė ishte karakteristik nė shtypin evropian dhe shkrimet historike para veprimtarisė sė Lidhjes sė Prizrenit, filloi tė braktiset dhe artikujt e shkrimet e kėtilla u shumuan gjatė veprimtarisė sė Lidhjes sė Prizrenit.

Nė lidhje me forcat ushtarake qė dispononte Lidhja e Prizrenit, sė paku pėr sa di unė, ka shumė tė dhėna tė sakta ose ato nuk janė mjaft tė njohura. Natyrisht as unė nuk insistoj tė pėrcaktoj shifrat e sakta, por kisha dashur tė publikoj njė shėnim tė shtypit tė atėhershėm hungarez nė lidhje me kėtė ēėshtje. Mė 20. V. 1880, gazeta e Budapestit „Hon" (Atdheu) boton njė artikull me titull: „Mbi ushtritė e malazezve dhe tė shqiptarėve". Gazeta e trajtonte kėtė ēėshtje nė bazė tė raportit tė gazetės „Pester Lloyd", gjithashtu tė Budapestit. Gazeta pohon se, sipas burimeve shqiptare, Mali i Zi kishte 12. 000 ose mė sė shumti 13.000 ushtarė, kurse ushtria shqiptare kishte 30.000 ushtarė. Sipas burimeve malazeze mund tė flitet mė sė tepėrmi pėr 12.000 shqiptarė tė pajisur keq dhe tė ushtruar dobėt.
Ėshtė shume mė interesant dhe sipas mendimit tim shumė mė i vlefshėm — raporti i gazetės „Hon" (Atdheu) i datės 24. VII. 1880 mbi „ushtrinė shqiptare", tekstin e tė cilit po e citoj fjalė pėr fjalė:

Ali pasha ka............ 300 ushtarė tė armatosur
Angjel beu............... 200 -//-
Sadi aga................... 200 -//-
Pero Gjiko................. 300 -//-
KasimKiaja............... 400 -//-
Hamza aga................ 200 -//-
Agi Ala..................... 100 -150 -//-
Sali Marko................ 400-600 -//-
Seudel beu................ 400 //-
Trifun aga................. 300 -//-
Daimond................... 300 -//-
Tshiani...................... 200 -300 -//-
Velehu...................... 300 //-
Lize.......................... 200 -300 -//-
Manaiba................... 900 -//-

Por nuk pėrfundon me kaq raporti pėr shqiptarėt e armatosur. Dihet se shqiptarėt e Mirditės kishin 700 ushtarė tė armatosur, kurse Damian Silani kishte 500 ushtarė tė armatosur. Konia Gemma Gele (Kalorėsi i zi) kishte 800 ushtarė dhe shėrbimin e korrierėve. Pėrpos kėsaj, Ali Makrin aga kishte 300, Gomma Bauku 400 ushtarė tė armatosur, Ali Milali kishte 600, Daniel Bado 500-600, kurse Abas aga, Rifat aga, Serafini, Ksaria Andreu, Daniel Kanoli dhe Daniel Garoli kishin trupa mė tė vogla. Kryekomandantėt e kėtyre njėsive ishin Hodo beu dhe Prenk Bib Doda.

Nė artikull thuhet se shqiptarėt ishin armatosur me armėt e firmės „Henri Martin" ose „Snyder". Sipas pohimeve tė pėrmendura nė artikull, Lidhja mund tė mobilizonte 120.000 ushtarė, kurse nė prapavijė mund tė mbante 80.000 njerėz tė armatosur pėr mbrojtjen e vendbanimeve. Njėsitė luftarake kishin 12.000 kalorės, kurse pėr transportimin e ushqimit dhe tė municionit ishin nė rezervė 9000 mushka.

Sa i pėrket gjendjes numerike dhe armatimit tė trupave tė Lidhjes sė Prizrenit, deri tash nuk kam gjetur shėnime tė tjfera nė lidhje me kėtė.Nė fund dėshiroj tė pėrmend se edhe emrat i kam shėnuar sipas raportit origjinal tė gazetės. Kujtoj se ėshtė detyrė e historianėve qė t'i identifikojnė saktėsisht.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė