Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-08, 14:48   #3
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Qėndrimi I Shtypit Arab Ndaj Lidhjes Sė Prizrenit

QĖNDRIMI I SHTYPIT ARAB NDAJ LIDHJES SĖ PRIZRENIT

Gazeta „EI ahram" nr. 120, e 3 nėntorit 1878 nėn titullin „Shqipėria" shkruante se: „njė popull i cili kėrkon pavarėsinė dhe ėshtė ...

Qemajl Morina

...nė gjendje pėr te tė sakrifikojė ēdo gjė, ėshtė e pamundur tė lihet anash para se tė ngopė tokėn me gjak; shqiptarėt nuk janė mė ata tė djeshmit, ata janė zgjuar dhe janė mė tė pjekur".
Jehona e Lidhjes sė Prizrenit apo Lidhjes Shqiptare nuk u ndie vetėm brenda kufijve tė Evropės, por ajo kishte habitur mbarė botėn. Trimėritė e popullit shqiptar dhe flijimet e tij pėr tokėn e tė parėve kishin zenė faqe tė tėra dhe vendet e para nė lajmet e shtypit botėror, e unė do tė mundohem tė pėrshkruaj shkurtimisht qėndrimin e shtypit arab ndaj ngjarjeve tė Lidhjes sė Prizrenit.

Dua tė cek nė fillim se dėshira ime ėshtė t'i jap njė kontribut sado tė vogėl trajtimit tė Lidhjes sė Prizrenit, pishtarėt e sė cilės, dhe jo vetėm ata, flijuan gjėnė mė tė shtrenjtė pėr tė mirėn e brezave tė rinj. Nė tė njėjtėn kohė i bėj me dije tė interesuarit se ekziston mundėsia e njė studimi tė Rilindjes sonė kombėtare nėpėrmjet shtypit arab, pasi qė asokohe kishte lidhje tė shumėfishta ndėrmjet popullit shqiptar dhe arabėve, e vlen tė pėrmendim se dinastia shqiptare nė krye me Mehmet Ali pashėn sundonte qendrėn e botės arabe — Egjiptin qysh prej vitit 1805.
Kumtesa ime ėshtė bazuar nė dy gazetat kryesore dhe me tė njohura tė asaj kohe nė botėn arabe. Ato janė „El vokaiė el misrijje"1 dhe „El ahram",2 tė cilat i kishin ndjekur rregullisht ngjarjet e Lidhjes Shqiptare.

Me traktatin e Shėn Stefanit krahina tė tera shqiptare u ishin lėnė shteteve borgjeze fqinje. Shqiptarėt kishin protestuar kundėr kėsaj padrejtėsie. Nė gazetėn „Elvokaie"3 hasim pesė protesta tė tilla dėrguar konsujve tė shteteve tė mėdha nga krahinat e ndryshme shqiptare. Populli i Dibrės proteston te ambasadorėt e Austro-Hungarisė dhe tė Anglisė kur merr vesh se do tė mbesin nėn sundimin bullgar, duke vėnė nė pah ndėr tė tjera: „se nuk gjendet nė atė anė asnjė bullgar. I gjithė populli janė myslimanė dhe tė krishterė tė kombėsisė shqiptare".4 Protesta tė tilla ishin dėrguar edhe nga Shkodra, Gucia, Plava, Malet e Shqipėrisė Veriore, Prizreni, Prishtina, Manastiri etj.s Nė tė njėjtėn gazetė hasim nė protestė'n e dėrguar nga Shqipėria Perėndimore Kongresit tė Berlinit ku, pėrveē tjerash, thuhet: „Afėr njė milion shqiptarė, gjysma prej tyre myslimanė dhe gjysma tė krishterė tė Shqipėrisė Perėndimore kėrkojnė mė shumė tė drejta se traktati i Shėn Stefanit, pasi qė populli shqiptar ėshtė popull shumė i vjetėr dhe meriton t'i gėzojė tė njėjtat tė drejta sikurse bullgarėt".6

Ēėshtja e Lidhjes Shqiptare

Nėn kėtė titull gazetat arabe shkruanin artikuj tė tėrė mbi ēėshtjen shqiptare. Gazeta „EI ahram" nr. 120, e 3 nėntorit 1878 nėn titullin „Shqipėria" shkruante pėr Lidhjen e Prizrenit, anėtarėt e saj dhe komisionet e ndryshme per ēėshtjet administrative e ush-tarake, pastaj shpjegon se qėllimet e Lidhjes ishin dy:
1. Mos t'i dorėzohej askujt asnjė pėllėmbė e tokės shqiptare
2. Shqipėria tė fitonte autonominė e plotė.
Lidhja Shqiptare mundohej qė ēėshtja e popullit shqiptar tė njihej sa mė mirė nga opinioni ndėrkombė'tar. Pėr kėtė qėllim, krahas pėrgatitjeve pė'r mbrojtjen e Atdheut, vepronte edhe nė terrenin diplomatik. Njė gjė tė tillė hasim nė „EI ahram" nr. 144, tė 24 prillit 1879, ku botohej protesta shqiptare drejtuar shteteve tė mėdha e ku thuhej: „Shqiptarė't kanė vendosur tė sakrifikojnė gjėnė mė tė shtrenjtė pėr hir tė kombit dhe vendit tė vet. Ata refuzojnė kategorikisht qė Greqia tė ketė tė drejtė nė tokat e tyre".
Gazeta nė fjalė vazhdon se ngjarjet e fundit kishin zgjuar te populli shqiptar ndjenjat e diturisė dhe tė pėrparimit. Ata kėrkojnė nga Evropa qė tė mos lejojnė humbjen e popullit shqiptar, i cili s'ia ka besėn drejtėsisė sė shteteve tė mėdha, dhe mendon se Shqipė'ria nuk do tė bėhet fli pėr Greqinė.

Lidhja Shqiptare nė pranverėn e vitit 1879 kishte ndėrmarrė njė aksion diplomatik pėr t'ua bėrė tė njohur qeverive evropiane ēėshtjen shqiptare dhe tė protestonte kundėr padrejtėsive qė i bėheshin popullit shqiptar. Kjo detyrė u qe ngarkuar Abdyl Frashėrit dhe Ali bej Vrionit, turnenė e tė cilėve e kishte ndjekur me vėmendje shtypi arab.
Sulltani i Turqisė duke parė se Lėvizja Shqiptare kishte marrė njė hov tė madh „u premton shqiptarėve autonominė si shpėrblim pėr tokat qė do t'i jepeshin Greqisė".7
Pėrleshjet e forcave shqiptare me ushtrinė serbe nė kufi zinin njė vend tė dukshėm nė shtypin arab.8


Aktivitetet e Lidhjes Shqiptare

Lidhja Shqiptare dita mė ditė vinte duke u forcuar, mbante nė dorė plotėsisht gjendjen e brendshme, merrte masat e duhura pėr mbrojtjen e kufijve. Gazeta „El Ahram",9 sipas lajmeve tė gazetave tė Vjenės shkruante: „se e gjithė Shqipėria ėshtė ngritur kundėr Turqisė, flamujt e kryengritjes janė ngritur nė fushat dhe malet e saj. Gazeta zyrtare „Revolucioni shqiptar" ka shpallur thirrjen pėr pavarėsi nė tė dy gjuhėt, shqipe dhe turke, tė nėnshkruar nga udhėheqėsit e Lidhjes prej myslimanėsh dhe tė krishterėsh, ndėr tė cilėt ishin edhe Prenk Bibė Doda dhe prifti Barto".

Ēėshtja shqiptare kishte arritur kulminacionin nė fillim tė vitit 1880. Lidhja Shqiptare me organizimin e forcave tė saja kishte arritur tė pengonte zbatimin e traktatit tė Berlinit. Kjo gjė kishte bėrė qė „El Ahrami"10 tė shkruante se „Traktati i Berlinit ishte fillimi i problemit tė Orientit, e jo mbarimi i tij".

Qėndresa heroike e popullit shqiptar kundėr lakmive tė qeverive borgjeze tė fqinjve pėr mbrojtjen e njėsisė tokėsore kishte ngjallur simpati kudo nė botė. „El Ahrami"11 pėrmendte se: „njė popull i cili kėrkon pavarėsinė dhe ėshtė nė gjendje pėr te tė sakrifikojė ēdo gjė, ėshtė e pamundur tė lihet anash para se tė ngopė tokėn me gjak; shqiptarėt nuk janė mė ata tė djeshmit, ata janė zgjuar dhe janė mė tė pjekur".
Kjo gjė kishte nxitur Lidhjen Shqiptare qė tė dėrgonte njė delegacion pranė shteteve tė mėdha „tė kėrkojė ndryshimin e neneve tė traktatit tė Berlinit lidhur me Shqipėrinė".12
Lidhja Shqiptare ishte gjithnjė nė lėvizje dhe ndiqte me vemendje ēdo manevrim tė shteteve tė mėdha nė dėm tė viseve shqiptare. „El Ahrami" nr. 212, i 26 gushtit 1880 botonte njė shpallje tė Lidhjes Shqiptare drejtuar popullit shqiptar ku pėrveē tė tjerash thuhej: „Ne shqiptarėt, bijtė e kėsaj toke e jo tė ardhur nė tė, qė kemi fituar pavarėsinė para sa shekujsh, duhet tė kėrkojmė tė kemi shtetin tonė tė pamvarur...".
Kah mbarimi i vitit 1880 Lidhja Shqiptare hynte ne fazėn pėrfundimtare, duke u ballafaquar nga njėra anė me diplomacinė e Evropės dhe me Portėn e Lartė nė anėn tjetėr, qė kėrkonin dorėzimin e Ulqinit me rrethe.

Dervish pasha kishte pėrdorur metodat mė barbare pėr arrestimin e udhėheqėsve tė Lidhjes Shqiptare; tradhtisht, nė fillim, kishte arrestuar Preng Bibė Dodėn dhe Hodo Pashėn.

Qeveritė evropiane, edhe pse dinin pėr krimet e Dervish pashės kundėr udhėheqėsve shqiptarė, heshtnin, duke mos marrė kurrfarė masash. Nė gazetėn „El Vakaie"13 hasim nė njė artikull ku ėshtė botuar f jalimi i Ēarls Dilke, mbajtur nė Parlamentin anglez, i cili pėrveē tjerash thotė: „Qeveria angleze nuk e sheh tė arsyeshme tė marrė masa ndėrmjetėsuese pėrsa u pėrket veprave tė pashės lidhur me arrestimin e prijėsve tė Lidhjes Shqiptare me gėnjeshtra e tradhti".

Por, me gjithė masat e egra qė mirrte Dervish pasha pėr shtypjen e Lidhjes Shqiptare, populli shqiptar, nė ēdo rast, sipas mundėsisė shfaqte urrejtjen kundėr sunduesit otoman duke u ngritur nė kryengritje, njoftimet lidhur me tė cilat i ndeshim nė muajt e fundit tė vitit 1881.


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė