Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-08, 14:49   #4
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vazhdim...

Lidhja mbron tokat shqiptare tė Veriut

Lidhja e Prizrenit, pėrveē autonomisė, kishte marrė pėrsipėr si detyre edhe mbrojtjen e unitetit tokėsor tė Shqipėrisė nga lakmitė e qeverive borgjeze tė fqinjėve ballkanikė.
Shtypi arab i kishte ndjekur me interesim tė plotė trimėritė e popullit shqiptar: „Ata lidhin besėn sipas zakonit tė tyre qė ta luftojnė kushdo qė sulmon dhe kėrkon vendin e tyre".14
Lord Bikėnsfild (kryetar i Qeverisė Angleze) flet pėr njė „sukses" tė politikės sė tij duke bėrė fjalė pėr ēėshtjen e Orientit nė kuvendin e princėve, ku pėrveē tjerash cek: „Pjesa me e vėshtirė e traktatit tė Berlinit ishte rregullimi i kufijve tė Malit tė Zi, tė cilit tash i janė dorėzuar Podgorica dhe Shpuzi pa derdhur gjak".15
Dorėzimi i qyteteve tė pėrmendura pa gjakderdhje i kishte dhėnė kurajė Qeverisė Malazeze tė ndėrmerrte njė aksion tjetėr pėr pushtimin e Plavės dhe tė Gucisė, duke u dėrguar memorandume Portės sė Lartė dhe shfeteve tė mėdha, por qėndresa e Lidhjes sė Prizrenit kishte bėrė qė kjo pikė e traktatit tė mos zbatohej.
Ēėshtja e Plavės dhe e Gucisė ishte bėrė objekt shqyrtimi nė shtypin e mbarė botės, e gazeta „El Ahram"16 e ēmonte si „ēėshtje politike tė dorės sė parė".
Plava dhe Gucia, sipas gazetes „El Vakaie",17 ishin bėrė objekt diskutimi nė parlamentet e Evropės, e dėshmi pėr kėto kemi pėr shembull diskutimin nė parlamentin hungarez ku kishte folur lidhur me kėtė Baroni Haymerli, i cili kishte mbajtur anėn e Portės.

Shtetet e mėdha pas dėshtimit tė pėrpjekjeve tė tyre qė t'ia dorėzonin Plavėn dhe Gucinė Malit tė Zi, kishin vendosur t'i kėmbenin kėto me Hotin dhe Grudėn, sipas propozimit tė kontit Korti (ministėr i jashtėm italian) me pretekst se banorėt e kėtyre krahinave ishin katolikė dhe nuk do te bėnin rezistencė. Por, nė tė njėjtėn kohe kėtu fshefej edhe dėshira e Italisė qė tė zvogėlohej ndikimi i Austrisė ndėr shqiptarėt katolikė nė bregun lindor tė Adriatikut.18 Lidhja Shqiptare kishte karakter kombėtar, mbronte tėrėsinė e tė gjitha tokave shqiptare e nuk kishte tė bėnte me ndarjet fetare, prandaj tė gjithė shqiptarėt u bashkuan dhe e penguan zbatimin e kėtij plani tė shteteve tė mėdha.

Prijėsit e Lidhjes Shqiptare kishin fituar njė simpati tė madhe nė shtypin arab, vendosmėria e tyre per mbrojtjen e tokave shqiptare i kishte bėrė objekt shqyrtimi nė botėn arabe. Kėshtu gazeta „El Vakaie"19 pėrshkruan njė dialog nė mes Ali pashė Gucisė dhe princ Nikollės, ku princi malazez e quan Ali pashėn si kryengritės dhe njeri qe s'u bindet urdhėrave te sulltanit, pasi qė ai nuk iu lėshonte Plavėn dhe Gucinė Malit tė Zi sipas Traktatit tė Berlinit. Por, Ali pasha i pėrgjigjet duke ia kujtuar se edhe malazeztė e kishin ēuar jetėn ne kryengritje kundėr sulltanit e nė kėte menyrė e kishin arritur pavaresinė. Pėr kėtė „shqiptarėt sot i binden vetėm Qeverisė sė re (LidhjesShqiptare), e ēohennė kryengritje deri sa tė arrijne pavarėsinė".

Shqiptarėt me rezistencėn e tyre heroike kishin bindur botėn se nuk ishin njė grup fisesh qė mund tė shpartalloheshin lehtė, siē pretendonin armiqtė e tyre.20 Shtypi i huaj i pėrcillte me kujdes ngjarjet nė Shqipėri. Dėshmi pėr kėtė gjejmė edhe nė „El Va-kaie",21 sipas gazetės „Nol Pres Liber", e cila shihte se interesi i Orientit kėrkonte qė t'u lihej shqiptarėve dhe malazezėve ēėshtja e tyre, duke mos ndėrhyrė asnjė nga shtetet e mėdha. Gazeta arabe e konsideronte plotėsisht tė arsyeshėm kėtė mendim.22

Gazeta nė f jalė pėrfundonte artikullin e saj sikur tė dinte planet e shteteve tė mėdha kundėr popullit shqiptar, me kėto fjalė: „Nėse ato kanė ndėrmend tė dėrgojnė ushtarė, ose e detyrojnė Turqinė tė dėrgojė ushtrine pėr tė marrė tokat shqiptare nga te zotėt e tyre... atėherė parimi i kombėsisė pėr tė cilėn shtetet e mėdha krenohen se luftojnė t'ia arrijnė qėllimit tė tij, nuk ka dyshim se Evropa e ka lėshuar rrugėn e drejtė. Nėse ajo nuk do t'ju ndihmojė shqiptarėve ėshtė mė e arsyeshme tek e fundit t'i lėrė tė lirė nė zgjidhjen e ēėshtjes sė tyre".
Lidhja Shqiptare vendosi si mė parė tė mos dorėzojė Ulqinin, por shtetet e mėdha iu pėrgjegjėn duke dėrguar flotėn e tyre tė pėrbashkėt nė ujėrat e Ulqinit mė 20 shtator 1880, kurse nė anėn tjetėr ushtronin presion mbi Portėn e Lartė qė t'i bindte shqiptarėt me forcė ta lėshonin Ulqinin.23
Shtypi arab i kishte kushtuar kujdes tė posaēėm ēėshtjes sė Ulqinit. Gazeta „El vakaie"24 pėrshkruan njė artikull nga gazeta austriake „Korenspondans" ku pėrveē tė tjerash thuhet: „Lidhja Shqiptare fare nuk ėshtė trembur nga lajmi i bashkimit tė flotės dhe arritjes sė saj tė shpejtė nė ujėrat e Ulqinit. Ajo s'donte tė dinte fare per kėtė lajm, por i dėrgonte ushtarėt e vet nė Shkodėr".
E njėjta gazete, mė 18 tetor e pėrshkruante gjendjen nė kėtė mėnyrė: „Tė gjitha gazetat pa dallim ideologjie dhe kombėsie pajtohen se shqiptarėt janė tė revoltuar.. ,".25

Popujt e shikonin me admirim tė madh luftėn e popullit shqiptar. Gazeta „El vakaie"26 pėrshkruan njė artikull nga gazeta franceze „Korie Dorian" nė te cilin thuhet: „Ėshtė gjė e pamundur qė njė popull luftėtar, i vjetėr e fisnik, sikurse ėshtė populli shqiptar, tė lėshojė njė pjesė tė vogėl tė Atdheut tė tij..."Gazeta franceze i krahasonte shqiptarėt me borganesėt, tė cilėt refuzuan t'i nėnshtroheshin sundimit tė mbretit spanjoll. „El ahrami" nuk besonte se ushtria turke mund t'i sulmonte forcat e Lidhjes, pasi qė „ato mbrojnė tė drejtat e perandorisė, e nė anėn tjetėr nuk ėshtė sekret se udhėheqėsit dhe komandantėt mė tė mirė janė shqiptarė".27

Gazeta nė f jale transmetonte thėniet e disave tė cilėt thoshin se Dervish pasha ishte ai i cili ua kishte dorėzuar Batomin rusėve pa gjakderdhje, e ėshtė nė gjendje tė bėjė njė gjė tė tillė edhe me Ulqinin.Me gjithė rezistencėn e popullit shqiptar, Dervish pasha hyri nė Ulqin mė 24 nėntor pas njė lufte tė rreptė me shqiptarėt dhe mė 26 nėntor ia dorėzoi Ulqinin Malit tė Zi.


Lidhja mbron kufijt e Jugut

Kongresi i Berlinit nuk kishte cėnuar vetėm kufijt nė Veri tė Shqipėrisė, ai e kishte bėrė kėtė edhe nė Jug, ku Greqia merrte Thesalinė dhe Epirin, sipas nenit 24 tė Protokollit tė Trembėdhjetė. Protestat shqiptare nuk kishin sjellė kurrfarė rezultati. Greqia gėzonte pėrkrahjen e plotė tė Francės, gjoja pėr t'i bėrė ballė dominimit sllav nė Ballkan. Ēėshtja e kufijve tė jugut kishte zgjuar interesim tė madh nė shtypin arab, ishin botuar artikuj tė gjatė rreth kėsaj ēėshtjeje. Gazeta „El ahram"28 botonte njė artikull tė marrė nga gazeta „Tajm" ku thoshte: „Evropa duhet ta bindė Greqinė tė heqė dorė" nga Janina, sepse hyrja e saj nėn Greqinė i pėrngjan hyrjes sė njė therre nė sy, pasi qė shqiptarėt do ta mbrojnė atė".

Lidhja Shqiptare e Jugut ishte shkaktare qė tė mbaheshin tri konferenca ndėrkombėtare lidhur me kufijt. E fundit ishte ajo e 7 marsit 1881 ku mori fund ēėshtja e kėtyre kufijve qė konsiderohej ndėr problemet mė tė vėshtira tė Orientit. Ambasadori gjerman insistoi te pėrfaqėsuesi turk qė Greqisė t'i jepej edhe Epiri, por ai iu pergjegj se shqiptarėt ishin armatosur dhe Porta nuk ishte nė gjendje tė hynte nė luftė me ta.

Lidhja Shqiptare pati sukses tė mbronte Janinėn dhe Ēamėrinė nga synimet greke.
Porta e Lartė tash ishte liruar nga problemet e kufijve dhe shtypte me sa fuqi kishte Lidhjen Shqiptare, por shpirti revolucionar i saj mbeti nė zemrat shqiptare dhe u trashėgua brez pas brezi deri kur u ngrit flamuri kuq e zi mė 28 nėntor 1912, pėr tė kumtuar lindjen e Shqipėrisė.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė