Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-08, 14:50   #5
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shtypi I Bosnjės Dhe Hercegovinės Pėr Lidhjen E Prizrenit

SHTYPI I BOSNJĖS DHE HERCEGOVINĖS PĖR LIDHJEN E PRIZRENIT

Shtypi i Bosnjės dhe Hercegovinės ishte i prirur ta potenconte rolin e armėve dhe kėshtu tė tėrė lėvizjes t'i jepte ...

Haris Silajxhiq

...karakterin e kryengritjes mė tė madhe, duke harruar, nė shumicėn e rasteve, qė nė lėvizje t'i njihte elementet e lėvizjes sė pjekur dhe tė vetėdijshme kombėtare.
Kur ėshtė fjala pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, shtypi i Bosnjės dhe Hercegovinės mund tė jetė burim interesant dhe i dobishėm i informatave. Shkaku ėshtė se popullsia e Bosnjės dhe Hercegovinės shekuj me radhė kishte fat tė ngjashėm me popullin shqiptar prej nga rrjedh edhe bindja se zhurnalistika e Bosnjės dhe Hercegovinės medoemos ua ka vėnė veshin ngjarjeve nė lidhje me Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Fakti se nė shtypin e Bosnjės dhe Hercegovinės janė bėrė ndikime tė ndryshme tė natyrės politike, ekonomike dhe sociale, qė kanė dalė nga pėrbėrja heterogjene kombėtare dhe fetare e popullsisė, qė ishte nėn ndikimin e protektorėve tė fuqishėm dhe tė qendrave politike, jep rastin qė nga paraqitjet e ngjyrave tė ndryshme tė ngjarjeve me krahasime tė shtohen shanset pėr tė nxjerrė njė pasqyrė sa mė besnike.

Duhet thėnė menjėherė se shtypi i Bosnjės dhe Hercegovinės, nė periodėn prej 1878 deri mė 1881, kalon nėpėr fazėn e vet tė parė tė zhvillimit (numri i parė i shtypur ka dalė nė vitin 1866) dhe se okupacioni i Bosnjės dhe Hercegovinės ka lėnė pasoja tė mėdha nė tė gjitha fushat e jetės publike. Kėtu duhet kėrkuar shkaqet qė kanė bėrė qė ky shtyp nuk ka arritur tė shėnojė ngjarjet e lidhura me fazėn pėrgatitore tė Lidhjes sė Prizrenit, as tė caktojė rėndėsine dhe gjerėsinė e kėsaj lėvizjeje deri nė vitin 1880. Shtypi arrin tė ndjekė ngjarjet kryesisht me ndėrmjetėsimin e agjencive tė mėdha evropiane, sidomos tė atyre autsro-hungareze, qė ishte pasojė logjike e okupacionit. Mirėpo, kjo nuk do tė thotė kurrsesi se shtypi i Bosnjės dhe Hercegovinės nuk u jepte ngjarjeve vulėn e vet dhe nuk i ngjyroste me atė specificitetin qė i karakterizonte rrethanat nė Bosnjė e Hercegovinė, mentalitetin dhe qėndrimin ndaj ngjarjeve jashtė kufijve tė saj. Mbetet fakti se ky shtyp nė mbledhjen e informatave themelore ėshtė detyruar tė mbėshtetet nė agjencitė e fuqishme evropiane dhe nė kėtė periodė ka vepruar nė njė masė tė konsiderueshme nė mėnyrė drejtvizore nė shenjė tė kryeartikujve tė tė pėrditshmeve austro-hungareze. Shtypi i Bosnjės dhe Hercegovinės, konkretisht gazetat „Bosansko-hercegovacke novine", mė vonė „Sarajevski list", sollėn rreth dyzet artikuj lidhur me Lidhjen e Prizrenit. Artikujt janė shkruar kryesisht nė bazė tė informatave nė dispozicion, pa pretendime pėr kontinuitetin tematik. Megjithatė, nga teksti nė dispozicion mund tė pėrfundohet se interesimi i autorėve te artikujve ndalej nė disa ēėshtje kyēe, siē ishin karakteri i Lidhjes, qėndrimi i Portės ndaj Lidhjes, qėndrimi i shteteve fqinje ndaj Lidhjes dhe qėndrimi i Fuqive tė Mėdha ndaj kėsaj lėvizjeje.
Megjithėse gazeta „Bosansko-hercegovacke novine" ndjek me vėmendje ngjarjet nė regjionin nė tė cilin vepron Lidhja, kemi pėrshtypjen se autorėt e artikujve, qė tuboheshin rreth kėsaj gazete, ishin tė pasigurt kur duhej marrė ndonjė qėndrim tė pavarur mbi karakterin e Lidhjes sė Prizrenit. Pėr kėtė arsye redaksia mė me ėndje citon gazetat turke, austro-hungareze ose malazeze duke u ikur komenteve tė drejtpėrdrejta. Megjithatė, sipas zgjedhjes sė informatave mund tė konkludohet se gazeta tė gjitha kėto ngjarje ua mvesh mospajtimeve shqiptaro-malazeze. Nga gjysma e majit 1880 gazeta pėr herė tė parė tėrheq vėrejtjen pėr rėndėsinė dhe seriozitetin e situatės me lajmin se Lidhja Shqiptare po „paralaj-mėron" se Shqipėria „pushon tė jete nėn pushtetin e sulltanit". Tė gjithė nėpunėsit turq duhet tė largohen nga Shqipėria. Tash e pas do tė urdhėrojė Lidhja kurse ligjet do t'i nxjerrė paria e fiseve. Proklamatėn e nėnshkruan: Ali pasha, Hodo beu, Prenk Bib Doda, myftiu Hafiz efendiu, ipeshkvi Povten dhe Nikollė Xhaba. Konsullatave iu ofrua mbrojtja ushtarake. Gazeta boton lajme dramatike se disa njėsi te ushtrisė turke po kalojnė nė anėn e Lidhjes, se arkat shtetėrore janė pushtuar, se ndikimi i Italisė po rritet dhe se „Shkodra" ka filluar tė dalė nė gjuhėn shqipe.

Shpejt pas kėtyre lajmeve dramatike, gazeta informohet se entuziazmi ne mesin e vullnetarėve tė Lidhjes ka rėnė dhe se po shpėrndahen. Gazeta nuk provon tė gjejė shkaqet e vėrteta tė kėtij ndryshimi kaq tė shpejtė tė disponimit nė radhėt e Lidhjes. I vetmi shpjegim ėshtė se „Lidhja do tė shpėrndahet pėr shkak tė grindjeve tė brendshme, sepse ende mbretėron mosmarrėveshja midis shqiptarėve muhamedanė dhe katolikė, qė ka pėr shkas, si thonė, mė tepėr faktin qė muhamedanėt janė ngritur kundėr armatimit tė katolikėve me pushkė angleze".

Ėshtė interesante se kėtė lajm gazeta e forcon me mendimin e gazetės „Glas Crnogorca", e cila lajmėron se „kėtu si dhe nė Tuz, mbretėron gjithnjė mosmarrėveshja mė e madhe midis turqve dhe katolikėve... Prenk Bib Doda i dėrgoi gjashtė tė parė nga Tuzi nė komitetin e kėtushėm qė tė kėrkojnė 500 ostragusha pėr Mirditėn. Katolikėt nė komitet kėrkonin qė pushkėt tė dėrgoheshin menjėherė, kurse turqit nuk lejonin, duke thenė se nuk kanė pushkė, e as qė nevojiten mė... Hodo beu, tė cilin qeveria turke e ka vėnė nė ballė tė lėvizjes dhe Prenk Bib Doda nuk mund ta shohin me sy njėri-tjetrin".
Gazeta mundohet tė caktojė qėllimin e fundit tė aksioneve tė Lidhjes. Kėshtu e kupton se shqiptarėt nuk e kanė ndėrmend tė shkėputen plotėsisht nga Turqia dhe se qėllimi i tė gjitha aksioneve tė tyre ėshtė konstituimi i principatės autonome tė Shqipėrisė nėn sovranitetin e sulltanit. Ali pasha i Gucisė do tė ishte princ.
Pėr ta realizuar kėtė qėllim Lidhja po tentonte qė problemin e autonomisė sė Shqipėrisė t'ia impononte Konferencės sė Berlinit „athua a s'do tė ishte e arsyeshme qė pikėrisht gjatė kohės sė konferencės tė ngritej ndonjė fantazmė dhe nė kėtė mėnyrė me diplomaci tė jepte shenja tė jetės, qė nuk do tė mund tė mos pėrfilleshin". Gazeta nė njė moment thekson karakterin mbrojtės tė aksioneve tė Lidhjes duke botuar raportin e Hodo beut drejtuar kėshillit tė Lidhjes nė Tuz, ku Hodo beu thekson se ka dhėnė urdhėr pėr sulm „vetėm pasi malazezėt e kanė sulmuar tokėn tonė dhe e kanė plaēkitur bagėtinė dhe ushqimin".

Pa marrė parasysh oscilimet nė intensitetin dhe kualitetin e informatave nė lidhje me Lidhjen, gazeta, duke shėnuar njė ngjarje, tregon se ka vesh dhe interesim pėr kėto ngjarje. Fjala ėshtė pėr artikullin e gjerė qė e boton „Sarajevski list" me titull „Ligjėrata e parė nė Kasinė". Titulli i ligjėratės ishte „Mbi Shqipėrinė dhe banorėt e saj dhe mbi organizimin dhe tendencėn e Lidhjes Shqiptare". Ligjėratėn e mbajti mbitogeri Pinter. Pasi parashtroi nė vija tė shkurtėra pozitat e fiseve tė ndryshme, numrin e tyre dhe pėrkatėsinė fetare, duke konsideruar se numri i shqiptarėve sillet nė mes tė 1,800.000 dhe 2,200.000, ligjėruesi vazhdoi duke i karakterizuar „shqiptarėt si fise me karakter krenar qė i do pa masė traditat e veta, kėshtu qė me kohė nuk ėshte pėrzier me fi-set e tjera as nuk e ka ngritur veten deri nė njė shkallė mė tė larte kulturore por vetėm ka luftuar gjithmonė pėr ekzistencėn e vet". Ligjėruesi u ndal nė epokėn e shkėlqyeshme tė Skėnderbeut dhe shfaqi mendimin se Organizata e Lidhjes Shqiptare nė kohėn mė tė re gjithashtu po e bėn pėrsėri interesante epokėn nė aksionin e pavarur tė fiseve shqiptare. Ligjėruesi kaloi pastaj nė krijimin dhe organizimin e Lidhjes Shqiptare, „e cila ishte krijuar pėr shkak tė invazionit bullgaro-serbo-malazias nė tokėn shqiptare nė bazė tė ndarjes sė Kongresit tė Berlinit. Me zgjedhjen besnike tė tė gjitha tė dhėnave dhe me rend kronologjik ligjėruesi na paraqiti pamjen e qartė tė aksionit tė Lidhjes dhe na freskoi mirė kujtimet e afėrme nė lidhje me ngjarjet mė tė reja".

Ligjėruesi filloi nga aksioni me myftiun e Plevles Mehmet Nurudinin dhe Smail-Haki beun qė ta ndalonin depėrtimin e ushtrisė austro-hungareze, pastaj kaloi nė aksionet e Lidhjes kundėr dorė-zimit tė Plavės e Gucisė si dhe tė Ulqinit. E pėrshkroi pjesėmarrjen e Hodo beut dhe tė Prenk Bib Dodės, vazhdoi me zhvillimin e ēėshtjes greke, me ardhjen e Dervish pashės dhe pėrfundoi me pacifikimin e ;Shqipėrisė.Ligjėratėn e dėgjoi „njė numėr shumė i madh i parisė dhe i nėpunėsve tė kėtushėm", tė cilėt e pritėn jashtėzakonisht mirė.



(vazhdon...)
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė