Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-08-08, 01:40   #13
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lidhja shqiptare e Prizrenit

Pasi u kthyen nė krahinat e tyre delegatėt qė kishin marrė pjesė nė Kuvendin e Prizrenit, besėlidhjet lokale ose komisionet e vetėmbrojtjes, qė ishin krijuar mė parė, u kthyen menjėherė nė degė tė Lidhjes Shqiptare. Nė ato krahina, ku ato mungonin, u organizuan mbledhje tė posaēme, tė cilat formuan degėt lokale tė Lidhjes. Pėr tė shpejtuar lidhjet ndėrmjet tyre, komitetet krahinore shfrytėzuan edhe linjėn telegrafike, madje, nėpėrmjet telegrafistėve atdhetarė, edhe shifrazhin sekret telegrafik.
Nė fund tė gushtit u dėrgua nė Shqipėri mareshali Mehmet Ali pashė Maxhari si komisar me fuqi tė jashtėzakonshme pėr kufijtė turko-malazezė, i shoqėruar nga njė adjutant i sulltanit. Ai u porosit qė, para se tė shkonte nė kufi, ta bindte Komitetin e Lidhjes tė mos e kundėrshtonte dorėzimin e Plavės e tė Gucisė dhe tė mos i sillnin atij pengesa nė zbatimin e Traktatit tė Berlinit.

Mehmet Ali pasha arriti nė Prizren mė 25 gusht 1878 dhe ra menjėherė nė kontakt me anėtarėt e organeve qendrore e ndėrkrahinore tė Lidhjes Shqiptare. Mė 31 gusht ai u nis pėr nė Gjakovė i shoqėruar nga tri batalione ushtarėsh turq, duke kėrkuar nga Mitrovica qė t’i dėrgonin nė ndihmė edhe njė batalion tjetėr. Edhe nė Gjakovė ai thirri mė 1 shtator nė njė mbledhje krerėt e degės sė Lidhjes, tė cilėt u pėrpoq t’i bindte qė t’i nėnshtroheshin vullnetit tė sulltanit. Por kėtu ai gjeti njė qėndrim mė tė rreptė. Me pėrjashtim tė kryetarit tė degės sė Lidhjes, Abdullah pashė Drenit, i cili si pėrfaqėsues i krahut sulltanist u bashkua me Maxhar Pashėn, tė gjithė anėtarėt e tjerė, tė udhėhequr nga patriotėt e vendosur Sulejman Vokshi e Ahmet Koronica, e ftuan mareshalin osman qė tė mos e vijonte mė tej rrugėn drejt kufirit malazez. Sapo morėn vesh nisjen e tij, udhėheqėsit e Lidhjes Shqiptare pėr Gjakovėn, lėshuan kushtrimin, tė cilit iu pėrgjigjėn mijėra malėsorė tė armatosur. Mė 1 shtator, nėn drejtimin e Ali pashė Gucisė, ata u grumbulluan nė malin Erenik, duke zėnė rrugėn qė kalonte prej Gjakove nė Plavė e nė Guci. Nė kėto rrethana, Mehmet Ali pasha e shtyu marshimin pėr nė kufi dhe u struk nė sarajet e Abdullah pashė Drenit nė Gjakovė. Pas kėsaj, pėr t’i dhėnė njė paralajmėrim tjetėr mė tė prerė, po atė mbrėmje qytetarėt e malėsorėt gjakovarė, rreth 4 500 veta tė armatosur, tė cilėt i qenė pėrgjigjur kushtrimit tė Lidhjes Shqiptare, lanė malin Ereē dhe zbritėn nė qytet, ku rrethuan sarajet e Abdullah pashė Drenit. Tė nesėrmen, mė 2 shtator 1878, njė delegacion gjakovarėsh u paraqit pėrsėri te Abdullah pashė Dreni dhe i dha njė ultimatum prej 24 orėsh qė ta pėrcillte mareshalin nga kishte ardhur. Tė dy pashallarėt shpresuan se me gjashtė kompanitė, rreth 600 veta qė mbronin sarajet, me 30 trimat qė kishin me vete dhe me ndihmat qė prisnin t’u vinin nga Mitrovica, nga Prizreni dhe nga miqtė e tyre, do ta shtypnin kryengritjen. Nė tė vėrtetė atyre u erdhėn vetėm 70 malėsorė nga Fandi i Gjakovės, tė mashtruar prej priftit tė tyre.
Mė 3 shtator, pasi mbaroi afati i ultimatumit, rreth 4 500 kryengritės, qė mbanin tė rrethuar sarajet, filluan sulmin. Pėrleshja ishte e ashpėr dhe me humbje tė mėdha pėr tė dyja palėt. Nė mbrėmje u bė njė armėpushim prej 24 orėsh pėr tė rifilluar bisedimet, tė cilat vijuan gjatė natės dhe gjatė ditės sė nesėrme, por pa ndonjė rezultat. Nė mbrėmjen e 4 shtatorit rifilluan luftimet. Mė 5 shtator gjendja e tė rrethuarve u keqėsua, pasi shumica e ushtarėve qė mbronin sarajet u dorėzuan. Batalioni qė u nis nga Mitrovica pėr t’i ardhur nė ndihmė Maxhar Pashės u shthur rrugės dhe shumica e ushtarėve tė tij, duke qenė shqiptarė, u bashkuan me kryengritėsit. Mė 6 shtator 1878, pas njė sulmi tė rreptė qė ndėrmorėn luftėtarėt e Lidhjes Shqiptare, edhe mbeturinat e kompanive turke qė mbronin mareshalin osman u dorėzuan. Pastaj kryengritėsit arritėn t’u vėnė zjarr sarajeve. Mehmet Ali pasha dhe Abdullah pashė Dreni mbetėn tė vrarė gjatė sulmit tė fundit. Me vrasjen e tyre luftimet morėn fund me fitoren e forcave tė Lidhjes Shqiptare. Gjatė kėtij luftimi treditor tė dyja palėt patėn humbje tė mėdha, tė rrethuarit rreth 90 veta, forcat e Lidhjes rreth 500 veta.


Gjatė muajit tetor 1879 Mali i Zi filloi pėrqendrimin e ushtrive nė kufi, duke e ēuar numrin e tyre nė 5 600 veta. Kėtyre masave Lidhja e Prizrenit iu pėrgjigj duke vėnė nė gatishmėri luftarake forcat e saj tė armatosura.
Sipas vendimit qė Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lidhjes kishte marrė mė 3 tetor 1879, Komisioni Ushtarak a Shtabi Ushtarak, nėn kryesinė e Ali pashė Gucisė, i krijuar nga Komiteti Ndėrkrahinor i Lidhjes Shqiptare pėr Kosovėn, shpalli pėr zonėn e Plavės e tė Gucisė gjendjen e luftės.
Porta e Lartė, pėr tė mėnjanuar konfliktin e armatosur, i propozoi Cetinės qė nė vend tė krahinave shqiptare tė Plavės e tė Gucisė t’i jepte disa vise sllave tė Hercegovinės. Por propozimin e Stambollit, tė cilin e kundėrshtoi Austro-Hungaria, nuk e pranoi as Mali i Zi.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė