Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-08-08, 01:41   #14
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lidhja shqiptare e Prizrenit

31 tetor - 1 nėntor
Pas disa ndeshjeve sporadike kufitare, qė ndodhėn gjatė tetorit, knjaz Nikolla vendosi mė nė fund tė kalonte nė sulme tė hapura. Mė 31 tetor dhe 1 nėntor 1879 forcat malazeze, duke dashur tė tėrheqin vėmendjen e Fuqive tė Mėdha dhe, njėherazi, tė matnin pulsin e shqiptarėve, kryen dy inkursione kundėr vijės mbrojtėse tė forcave tė Lidhjes, tė parin nė fshatin Pepaj dhe tė dytin nė fshatin Arzhanicė. Nė kėtė tė fundit vranė nė befasi 30 fshatarė dhe dogjėn mjaft shtėpi, por pas disa orė luftimesh u dėbuan nga forcat e Lidhjes. Nė tė vėrtetė kėto qenė sulme demonstrative, tė cilat shqiptarėt i pėrballuan pa ndonjė vėshtirėsi. Edhe pse dėshtoi, sulmi malazez nxiti njė valė tė madhe mobilizimi nė tė katėr anėt e Shqipėrisė. Me mijėra vullnetarė tė tjerė vrapuan nė krahinat e Gjakovės, tė Pejės, tė Dibrės e tė Shkodrės. Gatishmėria e shqiptarėve qe aq masive, sa Shtabi Ushtarak i Lidhjes sė Prizrenit, i vendosur nė Guci, u detyrua tė pengonte nisjen e tyre drejt frontit, pasi nuk ua ndiente nevojėn dhe nuk kishte mundėsi pėr t’i sistemuar. Nė fillim tė muajit dhjetor forcat kryesore malazeze qenė rreshtuar gjatė vijės kufitare, nė fshatrat Murinė, Pepaj, Arzhanicė e Velikė, kurse forcat shqiptare pėrballė tyre nė fshatrat Guci, Kolenivicė, Martinaj, Plavė e Nokshiq. Midis forcave malazeze dhe shqiptare nė sektorin verilindor kalonte lumi Lim vetėm me njė urė prej druri. Zona malazeze ishte kryesisht malore, ndėrsa nė atė shqiptare dominonte pllaja e Plavės.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė