Tema: Kriza Greke
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-09-11, 13:09   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza Greke

Kriza, Gjermania: Opsion dalja e Greqisė nga zona euro





Deklarata e zėvendėskancelarit gjerman, Philipp Rösler pėr falimentim tė kontrolluar tė Greqisė ndez debatin pėr pėrjashtimin e Greqisė nga eurozona. Kancelarja Merkel bėn tė qartė se pret vendimet e trojkės evropiane.
Pas deklaratave tė ministrit gjerman tė Ekonomisė dhe zėvendėskancelarit, Philip Rösler (FDP) nė fundjavė pėr njė falimentim tė kontrolluar tė Greqisė si shansin e fundit me qėllim stabilizimin e eurozonės nga borxhet, reagon edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Merkel tha nė Berlin se ajo nuk mendon se puna do tė shkojė deri aty sa Greqia do tė nxirret jashtė eurozonės. Zėdhėnėsi i qeverisė, Steffen Seibert tha nė Berlin tė hėnėn se qeveria gjermane, nuk llogarit me daljen e Greqisė nga eurozona. “Ne duam tė stabilizojmė eurozonėn me tė gjithė shtetet anėtare” tha Seibert. Qeveria gjermane nuk do njė debat pėr pėrjashtimin e Greqisė.

Sekretari i Pėrgjithsėm i CDU-sė, Hermann Gröhe kritikoi debatin e ndezur pas deklaratave tė Röslerit pėr falimentim tė mundshėm, duke dalė kėshtu hapur kundėr partnerit tė koalicionit.
Por pėrjashtimi i Greqisė nga eurozona edhe sikur tė dėshirohet nga qeveria gjermane nuk bėhet aq kollaj. Marrėveshjet evropiane nuk e parashohin njė dalje vullnetare nga eurozona dhe as pėrjashtimin e njė vendi nga unioni. “Madje edhe vetė kuadri ligjor e pengon kėtė hap”, tha Seibert nė Berlin.

Pėr kancelaren gjermane Merkel, rezultatet e trojkės evropiane pėr Greqinė kanė njė rėndėsi vendimtare. Kjo vlen pėr tė gjithė koalicionin qeveritar, tha zėdhėnėsi i qeverisė.

Trojka e ekspertėve tė BE-sė, FMN-sė dhe Bankės Qendrore Evopiane udhėton kėtė tė mėrkurė nė Athinė pėr tė kontrolluar sukseset e Greqisė nė drejtim tė programit tė kursimeve. Deri mė tani Greqia nuk ia ka dalė tė ristrukturojė shtetin dhe tė luftojė evazionin fiskal nė ato pėrmasa qė pret BE.
Trysni po i vjen qeverisė gjermane nė ēėshtjen greke edhe nga radhėt e saj. Kryetari i partisė kristiansociale CSU qė qeveris bashkė me CDU-, Horst Seehofer u shpreh se Bashkimi Evropian nuk duhet tė kthehet nė njė union huash. Prandaj pėrjashtimi nga eurozona duhet parė “si zgjidhja e fundit po qe se se grekėt nuk ia dalin tė ulin borxhet.”
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė