Tema: Kriza Greke
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-10-11, 15:45   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza Greke

Falimentimi i parė nė histori ka ndodhur nė Greqi





Mesa duket, Greqia ka njė histori mijėravjeēare me falimentimin, qė e ka zanafillėn qė nė lashtėsi. Sipas dokumenteve tė gjetura, falimentimi i parė nė historinė botėrore u shėnua mė 454 para Krishtit, nė tempullin e Delos.
Nė shekullin e 4-t para erės sonė, nė tempullin e Apollonit nė Delos ishin mbledhur thesaret e konfederatės sė qyteteve-shtete tė Greqisė, nėn udhėheqjen e Athinės. Aty ruhej njė shumė e madhe e kontributeve tė aleatėve dhe aty mbaheshin takimet e pėrfaqėsuesve.
Qytetet-shtete kontribuonin nė kėtė fond tė krijuar, tė ngjashėm me FMN-nė e kohėve tė tanishme, nė formė tė burimeve financiare, trupave ushtarake dhe anijeve, ndėrsa anėtarėt e kėshillit tė krijuar, kishin tė drejtė tė barabartė vote. Kontributi financiar pėrcaktohej nga Athina, e cila arriti njė moment qė tė transferojė Arkėn e thesarit tė Lidhjes nga Delos nė Athinė dhe shumė shpejt Lidhja e Delos u bė pjesė e Perandorisė Athinase.
Aristide vendosi i parė shumėn qė do tė kontribuonte ēdo qytet, me njė mėnyrė kaq tė drejtė, sa qė aleatėt e cilėsuan atė si “personin mė tė drejtė nga tė gjithė”.
Mė 454 para Krishtit, sipas njė artikulli tė botuar nė gazetėn “Ethnos”, Lidhja e Athinės u riformua, por 13 qytete-shtete tė saj kėrkuan kredi nga Tempulli i Delos. Ndėrsa 10 qytete-shtete qė nuk ishin nė gjendje tė shlyenin borxhin e tyre, arritėn nė falimentimin e parė tė kontrolluar, tė shėnuar ndonjėherė nė historinė botėrore.
Dy nga 10 qytete-shtete e patėn tė pamundur tė shlyenin borxhin, ndėrsa 8 qytete-shtetet e tjera kėrkuan rishqyrtimin e borxhit.
Falimentimi i kontrolluar nė Greqinė e Lashtė nuk ishte njė fenomen i panjohur, pasi grekėt e lashtė si tregtarė qė ishin, kishin njohur pėr atė qė quhet sot pėrgjegjėsi e borxhit, pra, qė huadhėnėsi duhet tė marrė njė pjesė tė rrezikut, nėse diēka shkon keq.
Pas falimentimit, Perikliu transportoi arkėn e Lidhjes nė Akropol tė Athinės. Duke filluar qė nga ky moment nė antikitet, vendimet e Athinės dhe shumė e taksave pėr qytet-shtetet pėrcaktoheshin nga Kisha.



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė