Tema: Kriza Greke
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-10-11, 16:28   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza Greke

Pasojat e krizes greke ne Maqedoni


Greva doganore greke ka goditur fort ekonominė e Maqedonisė. Qindra e mijėra tonö mallra pėr nevojat e industrisė maqedonase kanė mbetur nė territorin grek, kryesisht nė portin e Selanikut.


Qindra e mijėra ton mallra pėr nevojat e industrisė sė Maqedonisė kanė mbetur nė territorin grek, kryesisht nė portin e Selanikut. Deri ditėn e premte 21 tetor ėshtė bllokuar importimi i lėndėve tė para, por edhe eksporti i xeherorėve dhe metalurgjisė sė rėndė, qė janė ēelėsi i bilancit tregtar tė Maqedonisė. Shqetėsimet janė nė rritje e sipėr edhe pėr shkak tė mungesės sė mundshme tė naftės dhe karburanteve tė tjera, tė cilat importohen kryesisht pėrmes Korridorit 10.

"Kur tanimė pothuajse nuk ekziston Korridori 8, bllokimi mė i gjatė i Korridorit 10 nga pala e punonjėsve nė doganėn greke do tė shkaktojė pasoja negative pėr ekonominė e Maqedonisė. Gjithnjė e mė shumė rritet shqetėsimi nga mungesa e naftės dhe derivateve tė saj. Posaēėrisht deri ditėn e premte nuk besoj se do tė ndodhė diēka dramatike, sa i pėrket aspektit tė naftės. Por ju mund tė imagjinoni, nėse ky bllokim mė tej vazhdon, atėherė sigurisht qė kjo do tė ndikojė negativisht mbi naftėn dhe karburantet e tjera, tė cilat importohen kryesisht nėpėrmjet Greqisė. Pėr ne ėshtė e pakuptueshme, se si njė shtet anėtar i BE-sė mund tė tolerojė diēka tė tillė, aq mė tepėr kur dihet se kufijtė grekė nuk janė vetėm kufij grekė tė brendshėm, por janė edhe kufij tė jashtėm tė BE", i tha Deutsche Welles Gjino Shkriel, kryetar i grupit tė transportuesve ndėrkombėtar dhe operatorėve logjistike.


Zvogėlimi i aftėsisė konkurruese


Kapacitetet e mėdha industriale, puna e tė cilave varet ēdo ditė nga korridori 10 dhe porti i Selanikut, kėrkojnė rrugė alternative, por kėto zgjidhje janė joefikase dhe shumė tė shtrenjta, qė redukton konkurrencėn e tyre: "Kėto dhjetė ditė janė vetėm njė pjesė, nga ajo ēka deri mė tani ėshtė bėrė dhe unė jam i sigurt se duke pasur parasysh situatėn, nė tė cilėn Greqia ėshtė e rrethuar, ne do tė kemi probleme serioze nė tė ardhmen. Ėshtė e qartė se ēdo ditė e mė shumė po bėhet mė e sigurt se korridori 8 ėshtė mė se i i nevojshėm pėr Maqedoninė. Ky korridor dalėngadalė duhet tė ndėrtohet.

Sikur ne tė impononim konkurrencėn nėpėrmjet Durrėsit apo Burgasit, unė besoj se pala greke do tė mendohej mirė para se tė ndėrmerrte hapin pėr bllokimin e mallrave, pasi porti i Selanikut jeton nga pjesa jugore e Ballkanit: "Tani ju e dini se nuk ka alternativė tjetėr dhe ne doemos duhet tė pranojmė gjendjen brenda Greqisė, qė pėr shkaqe shoqėrore, apo politike ne praktikisht po mbetemi peng dhe viktimė e kėsaj politike," reagon kėshtu Aleksandar Panov, drejtor nė Makstil.


Shkelje tė Konventės sė OKB mbi lėvizjen e lirė tė mallrave


Komuniteti i biznesit ka vėnė alarmin se Greqia tashmė ka shkelur Konventėn e OKB tė vitit 2003 pėr rrjedhjen e lirė tė mallrave, qė ėshtė e mbėshtetur nga Banka Botėrore. Oda Ekonomike e Maqedonisė i bėri thirrje jo vetėm qeverisė sė Maqedonisė, por edhe qeverisė sė Shqipėrisė dhe tė Turqisė, tė cilat gjithashtu po pėrballen me tė njėjtin problem, tė reagojnė deri tek qeveria greke: "Tė gjithė anėtarėt e OKB-sė janė tė detyruar, qė t'u sigurojnė vendeve, tė cilat nuk kanė dalje nė det, transport tranzit tė mallrave. Ky ėshtė obligim i OKB-sė. Unė deri mė tani nuk kam dėgjuar nga asnjė njeri qė t'i bėjė thirrje kėsaj Konvente", tha Ljubica Nuri nga Oda Ekonomike e Maqedonisė.


Sa i madh do tė jetė dėmi, pritet tė llogaritet. Nga Dhoma e Ekonomike e Maqedonisė, si shoqatė mė e madhe e biznesit, thonė se dėmet janė tė mėdha, por pėr tė gjetur shumėn e saktė ėshtė mė se e nvojshme qė tė bėhet njė studim i hollėsishėm i kompanive. Kufiri me Greqinė ditėn e premte 21 tetor do tė jetė i kalueshėm pėr pasagjerėt dhe pėr transportet e mallrave.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė