Tema: Kriza Greke
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-11-11, 20:12   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza Greke

Kriza greke - hije mbi G 20-ėn

Liderėt evropianė, tė cilėt po qėndrojnė nė jug tė Francės pėr tė marrė pjesė nė samitin e G 20-ės, janė duke u pėrgatitur pėr mundėsinė e braktisjes sė Eurozonės nga Greqia.





03 nėntor 2011
Presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, i thanė kryeministrit tė Greqisė George Papandreu, nė njė takim tė tensionuar nė Kanė tė mėrkurėn, se Greqia nuk do tė marrė asnjė ndihmė shtesė financiare derisa nuk voton pro pėrmbushjes sė obligimeve tė Eurozonės.

Brenda kėtij muaji, Greqia pritet tė marrė njė ndihmė prej 8 miliardė eurosh.

Mirėpo, parakusht pėr kėtė ndihmė, nė kuadėr tė njė plani tė negociuar detajisht nė mesin e shteteve anėtare tė BE-sė me tė cilin parashihet shlyerja e gjysmės sė borxheve tė Athinės zyrtare, ėshtė dhe ndėrmarrja e hapave tė nevojshėm rreth pėrmirėsimit tė deficitit buxhetor tė Greqisė.

Pėr tė bėrė kėtė, qeveria nė Athinė duhet tė rrisė taksat dhe tė zbatojė masa tė shtrėnguara financiare, kushte kėto qė janė tė papėlqyera nė opinionin publik tė shtetit.

Sarkozi tha se as evropianėt e as Fondi Monetar Ndėrkombėtar nuk kanė llogari t’i japin ndihmėn e gjashtė Greqisė, pėrderisa Athina nuk e miraton nė tėrėsi paketėn e reformave tė nevojshme, tė parapara me planin e shpėtimit tė 27 tetorit.

“Ėshtė tėrėsisht e qartė se pyetja qė shtrohet ka tė bėjė me tė ardhmen e Greqisė nė Evropė. A dėshiron Greqia tė mbetet nė Eurozonė apo jo? Ne shpresojmė se po, sinqerisht shpresojmė se po dhe do tė bėjmė ēmos pėr ta bėrė tė mundur kėtė”, tha ai.

Merkel tha nė njė konferencė pėr media tė mbajtur rreth mesnatės se ajo do tė preferonte ta stabilizonte euron bashkė me Greqinė.
Megjithatė, ajo theksoi se prioritet kryesor ėshtė shpėtimi i euros dhe jo i Greqisė.

“Kėsti i gjashtė mund tė paguhet vetėm atėherė kur Greqia t’i ketė pranuar tė gjitha pjesėt e vendimit tė arritur mė 27 tetor dhe kur tė jenė larguar tė gjitha dyshimet mbi kėtė gjė pėrmes referendumit tė paralajmėruar nga Greqia, pra, kur referendumi tė rezultojė me njė vlerėsim pozitiv mbi euron”, theksoi ajo.

Kryeministri i Luksemburgut, Xhon Klodė Jynker, udhėheqėsi i ministrave tė financave nė Eurozonė, tha se politikė-bėrėsit janė duke punuar rreth skenarėve tė mundshėm pėr daljen e Greqisė nga Eurozona.

Jynker tha se pėrpjekjet janė duke u pėrqendruar nė moskrijimin e ndonjė katastrofe pėr shtetet e tjera tė Eurozonės.

Ministri francez pėr Evropėn, Xhon Leoneti, tha hapur nė njė intervistė pėr radio RTL se Eurozona mund tė shpėtojė edhe pa Greqinė.

Zhvillimet e fundit mbi krizėn e borxheve tė Greqisė, pėrfshirė ndikimin e saj nė sistemin bankar dhe atė tė borxheve tė huaja nė Eurozonė, po qėndrojnė mbi takimin dyditor tė liderėve tė G 20-ės qė nis tė enjten nė Kanė.

Samiti ishte planifikuar tė pėrqendrohej nė propozimin pėr reforma nė sistemin monetar ndėrkombėtar dhe nė hapat pėr reduktimin e spekulimeve rreth tregjeve kapitale, siē ėshtė ai i Taksės sė Transaksioneve Financiare.

Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Barak Obama, arriti gjatė ditės nė Kanė pėr tė nisur menjėherė bisedimet me homologun e tij francez, Nikolas Sarkozi.
“Mendoj se nuk ėshtė ndonjė befasi se pjesėn mė tė madhe tė bisedės sonė e pėrqendruam nė fuqizimin e rimėkėmbjes ekonomike nė botė nė mėnyrė qė tė jemi nė gjendje tė krijojmė vende tė reja pune dhe tė stabilizojmė tregjet financiare nė botė. Aspekti mė i rėndėsishėm i detyrės sonė nė dy ditėt e ardhshme do tė jetė zgjidhja e krizės financiare kėtu nė Evropė”, u shpreh Obama.

Ai gjithashtu shfaqi shqetėsimin e Uashingtonit rreth vendimit tė Greqisė pėr tė mbajtur njė referendum mbi paketėn ndihmėse prej 130 miliardė eurosh, tė cilėn ėshtė shprehur e gatshme ta vė nė dispozicion BE-ja pėr shpėtimin e kėtij vendi.

“Kėtu nė G 20, do tė na duhet tė hyjmė mė nė detaje rreth mėnyrės sė zbatimit tė plotė tė planit. Ne gjithashtu diskutuam situatėn nė Greqi dhe se si mund tė ndihmojmė nė zgjidhjen e saj”, tha ai.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė