Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-02-08, 16:29   #2
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Deklerata e pavaresise

Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės e lexuar ne parlament 17-02-2008

Tė mbledhur nė mbledhje tė jashtėzakonshme mė 17 shkurt 2008, nėkryeqytetin e Kosovės, nė Prishtinė, Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė popullit pėr tė ndėrtuar njė shoqėri qėrespekton dinjitetin njerėzor dhe afirmon krenarinė dhe synimet eqytetarėve tė saj, Tė zotuar pėr t’u pėrballur mė trashėgiminė e dhembshme tė sė kaluarės sėafėrt nė frymė tė pajtimit dhe faljes, Tė pėrkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit tė diversitetittė popullit tonė, Duke riafirmuar dėshirėn tonė pėr t’u integruar plotėsisht nė familjeneuroatlantike tė demokracive, Duke vėrejtur se Kosova ėshtė njė rast special qė del nga shpėrbėrjajokonsensuale e Jugosllavisė dhe nuk ėshtė presedan pėr cilėndo situatėtjetėr, Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunės nė Kosovė qė shqetėsuanndėrgjegjen e tė gjithė popujve tė civilizuar, Mirėnjohės qė bota intervenoi mė 1999 duke hequr nė kėtė mėnyrė qeverisjene Beogradit mbi Kosovėn, dhe vendosur Kosovėn nėn administrimin epėrkohshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Krenarė qė Kosova qė atėherė ka zhvilluar institucione funksionale,multietnike tė demokracisė qė shprehin lirisht vullnetin e qytetarėvetanė, Duke rikujtuar vitet e negociatave tė sponsorizuara ndėrkombėtarishtndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės mbi ēėshtjen e statusit tonė tė ardhshėmpolitik, Duke shprehur keqardhje qė nuk u arrit asnjė rezultat i pranueshėm pėr tėdyja palėt pėrkundėr angazhimit tė mirėfilltė tė udhėheqėsve tanė, Duke konfirmuar se rekomandimet e tė Dėrguarit Special tė Kombeve tėBashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnė Kosovės njė kornizėgjithėpėrfshirėse pėr zhvillimin e saj tė ardhshėm, dhe janė nė vijė mestandardet mė tė larta europiane pėr tė drejtat tė njeriut dhe qeverisjene mirė, Tė vendosur qė ta shohim statusin tonė tė zgjidhur nė mėnyrė qė t’i jipetpopullit tonė qartėsi mbi tė ardhmen e vet, tė shkohet pėrtej konfliktevetė sė kaluarės dhe tė realizohet potenciali i plotė demokratik i shoqėrisėsonė, Duke nderuar tė gjithė burrat dhe gratė qė bėnė sakrifica tė mėdha pėr tėndėrtuar njė tė ardhme mė tė mirė pėr Kosovėn,

1. Ne, udhėheqėsit e popullit tonė, tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike,nėpėrmjet kėsaj Deklarate shpallim Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran.Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonė dhe ėshtė nė pajtueshmėritė plotė me rekomandimet e tė Dėrguarit Special tė Kombeve tė Bashkuara,Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen eStatusit tė Kosovės.
2. Ne shpallim Kosovėn njė republikė demokratike, laike dhe multietnike,tė udhėhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes sė barabartė sipasligjit. Ne do tė mbrojmė dhe promovojmė tė drejtat e tė gjithakomuniteteve nė Kosovė dhe krijojmė kushtet e nevojshme pėr pjesėmarrjen etyre efektive nė proceset politike dhe vendimmarrėse.
3. Ne pranojmė plotėsisht obligimet pėr Kosovėn tė pėrmbajtura nė Planin eAhtisarit, dhe mirėpresim kornizėn qė ai propozon pėr tė udhėhequr Kosovėnnė vitet nė vijim. Ne do tė zbatojmė plotėsisht ato obligime, pėrfshirėmiratimin prioritar tė legjislacionit tė pėrfshirė nė Aneksin XII tė tij,veēanėrisht atė qė mbron dhe promovon tė drejtat e komuniteteve dhepjesėtarėve tė tyre.
4. Ne do tė miratojmė sa mė shpejt qė tė jetė e mundshme njė kushtetutė qėmishėron zotimin tonė pėr tė respektuar tė drejtat e njeriut dhe liritėthemelore tė tė gjithė qytetarėve tanė, posaēėrisht ashtu siē definohen meKonventėn Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do tė inkorporojėtė gjitha parimet relevante tė Planit tė Ahtisaarit dhe do tė miratohetnėpėrmjet njė procesi demokratik dhe tė kujdesshėm.
5. Ne mirėpresim mbėshtetjen e vazhdueshme tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėrzhvillimin tonė demokratik nėpėrmjet tė pranive ndėrkombėtare tėthemeluara nė Kosovė nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimittė Kombeve tė Bashkuara (1999). Ne ftojmė dhe mirėpresim njė pranindėrkombėtare civile pėr tė mbikėqyrur zbatimin e Planit tė Ahtisaarit dhenjė mision tė sundimit tė ligjit tė udhėhequr nga Bashkimi Europian. Ne,po ashtu, ftojmė dhe mirėpresim NATO-n qė tė mbajė rolin udhėheqės nėpraninė ndėrkombėtare ushtarake dhe tė zbatojė pėrgjegjėsitė qė i janėdhėnė sipas Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tėBashkuara (1999) dhe Planit tė Ahtisaarit, deri nė atė kohė kurinstitucionet e Kosovės do tė jenė nė gjendje tė marrin kėto pėrgjegjėsi.Ne do tė bashkėpunojmė plotėsisht mė kėto prani nė Kosovė pėr tė siguruarpaqen, prosperitetin dhe stabilitetin nė tė ardhmen nė Kosovė.
6. Pėr arsye tė kulturės, gjeografisė dhe historisė, ne besojmė se eardhmja jonė ėshtė nė familjen europiane. Pėr kėtė arsye, ne shpallimsynimin tonė pėr tė marrė tė gjitha hapat e nevojshėm pėr tė siguruaranėtarėsim tė plotė nė Bashkimin Europian sapo qė tė jetė e mundshme dhepėr tė zbatuar reformat e kėrkuara pėr integrim europian dhe euroatlantik.
7. Ne i shprehim mirėnjohje Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr punėnqė ka bėrė pėr tė na ndihmuar nė rimėkėmbjen dhe rindėrtimin pas lufte dhendėrtimin e institucioneve tė demokracisė. Ne jemi tė pėrkushtuar tėpunojmė nė mėnyrė konstruktive me Organizatėn e Kombeve tė Bashkuaragjersa ajo vazhdon punėn e saj nė periudhėn nė vijim.
8. Me pavarėsinė vie detyra e anėtarėsisė sė pėrgjegjshme nė bashkėsinėndėrkombėtare. Ne e pranojmė plotėsisht kėtė detyrė dhe do t’i pėrmbahemiparimeve tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, Aktin Final tė Helsinkit,akteve tjera tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Europė,obligimeve ligjore ndėrkombėtare dhe parimeve tė marrėdhėnieve tė mirandėrkombėtare qė shėnojnė marrėdhėniet ndėrmjet shteteve. Kosova do tėketė kufijtė e saj ndėrkombėtarė ashtu siē janė paraparė nė Aneksin VIIItė Planit tė Ahtisaarit, dhe do tė respektojė plotėsisht sovranitetin dheintegritetin territorial tė tė gjithė fqinjve tanė. Kosova, po ashtu, dotė pėrmbahet nga kėrcėnimi apo pėrdorimi i forcės nė cilėndo mėnyrė qėėshtė jokonsistente me qėllimet e Kombeve tė Bashkuara.
9. Ne, nėpėrmjet kėsaj Deklarate, marrim obligimet ndėrkombėtare tėKosovės, pėrfshirė ato tė arritura nė emrin tonė nga Misioni iAdministratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), sidhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera tė ish-RepublikėsSocialiste Federative tė Jugosllavisė ndaj tė cilave obligohemi siish-pjesė konstituive, pėrfshirė konventat e Vjenės pėr marrėdhėnietdiplomatike dhe konsullore. Ne do tė bashkėpunojmė plotėsisht meTribunalin Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė. Ne synojmė tė kėrkojmėanėtarėsim nė organizatat ndėrkombėtare, nė tė cilat Kosova do tė synojėtė kontribuojė pėr qėllime tė paqes dhe stabilitetit ndėrkombėtar.
10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit nė rajonintonė tė Europės Juglindore. Pavarėsia jonė e sjell nė fund procesin eshpėrbėrjes sė dhunshme tė Jugosllavisė. Gjersa ky proces ka qenė idhembshėm, ne do tė punojmė pa pushim pėr t’i kontribuar njė pajtimi qė dotė lejonte Europėn Juglindore tė shkojė pėrtej konflikteve tė sė kaluarėsdhe tė farkojė lidhje tė reja rajonale tė bashkėpunimit. Pėr kėtė arsye,do tė punojmė sė bashku me fqinjtė tanė pėr tė avansuar tė ardhmen tonė tėpėrbashkėt europiane.
11. Ne shprehim, nė veēanti, dėshirėn tonė pėr tė vendosur marrėdhėnie tėmira me tė gjithė fqinjtė tanė, pėrfshirė Republikėn e Serbisė, me tėcilėn kemi marrėdhėnie historike, tregtare dhe shoqėrore, tė cilat synojmėt’i zhvillojmė mė tej nė tė ardhmen e afėrt. Ne do tė vazhdojmė pėrpjekjettona pėr t’i kontribuar marrėdhėnieve tė fqinjėsisė dhe bashkėpunimit meRepublikėn e Serbisė duke promovuar pajtimin ndėrmjet popujve tanė.
12. Ne, nėpėrmjet kėsaj, afirmojmė nė mėnyrė tė qartė, specifike dhe tėparevokueshme se Kosova do tė jetė ligjėrisht e obliguar tė plotėsojėdispozitatat e pėrmbajtura nė kėtė Deklaratė, pėrshirė kėtu veēanėrishtobligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Nė tė gjitha kėto ēėshtje, ne dotė veprojmė nė pajtueshmėri nė parimet e sė drejtės ndėrkombėtare dherezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, pėrfshirėRezolutėn 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se tė gjitha shtetet kanė tėdrejtėn tė mbėshteten nė kėtė Deklaratė, dhe i bėjmė apel tė na ofrojnėpėrkrahjen dhe mbėshtetjen e tyre. //ii
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė