Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-06-05, 14:51   #32
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kampioni i botės nė boks, Klitēko, pranon sfidėn e shqiptarit Krasniqi

Trajneri i ukrainasit, Sdunek, flet pėr sfidėn e ardhshme. Takimi mund tė zhvillohet mė 29 korrik


Autori i Lajmit: Albi Serani
SHTUTGARD – Njė javė mė parė Luan Krasniqi ka hedhur “dorashkėn” nė adresė tė Vitali Klitēkos pėr t’u ndeshur pėr titullin botėror tė boksit nė peshat e rėnda. Dhe dje, mbėrrin njė pėrgjigje pozitive nga grupi qė drejton kampionin botėror. Klitēko pranon sfidėn me shqiptarin Krasniqi, i cili bokson pėr ngjyrat e Gjermanisė.

Trajneri i boksierit ukraninas, Fric Sdunek, deklaroi dje pėr revistėn gjermane “Box” se Klitēko ėshtė gati qė tė ndeshet me Krasniqin. Ai ka shtuar gjithashtu se tashmė kanė nisur bisedimet ndėrmjet menaxherėve nė tė dy kampet pėr tė sqaruar shumė ēėshtje tė organizimit, njė prej mė tė mėdhenjve nė botė.

Kėshtu, duhet vendosur se nė cilėn arenė do tė zhvillohet takimi dhe se sa do tė jetė shpėrblimi pėr dy boksierėt. Megjithatė, duket se diēka ka hyrė nė rrugė tė mbarė. Pak ditė mė parė, nė njė intervistė, kosovari Krasniqi shprehu dėshirėn pėr t’u ndeshur me njė prej kampionėve aktualė tė botės, ndėr tė cilėt ėshtė edhe Klitēko.

“Krasniqi njė boksier i fortė”

Nė intervistėn qė ka dhėnė pėr “Box”, trajneri i ukrainasit Klitēko, Sdunek, ka dhėnė njė vlerėsim maksimal pėr Luan Krasniqin: “Boksieri gjerman (Krasniqi) ėshtė shumė i fortė, ka goditje tė rėnda dhe lėviz shumė nė pistė. Diēka tė tillė e tregoi nė takimin e tij tė fundit pėrballė Sinan Samil Sam, tė cilit i rrėmbet titullin e Kampionit tė Evropės, tė cilin e kishte lėshuar pak muaj para kėtij takimi”, ėshtė shprehur ish-boksieri i njohur gjerman, i cili ka qenė edhe trajner pėr disa kohė i “grushtit bavarez” Aksel Shulc.

Vitali Klitēko nuk lėviz shumė nė arenė, duart nuk i manovron shpejt, por ka njė teknikė tė shkėlqyer goditjeje dhe mbrojtjeje. Klitēko e ka nisur karrierėn e tij nė kohėn kur Ukraina ishte pjesė e Bashkimit Sovjetik. Nė fund tė viteve ’80, Vitali sė bashku me tė vėllanė, Vladimirin, arritėn tė shpalleshin kampionė tė federatės.

Pėr vite me radhe, edhe pas shpėrbėrjes sė ish-Bashkimit Sovjetik, Vitali ruante hegjemoninė e tij mbi boksierėt e tjerė rusė. Mė pas, duke luajtur pėr ngjyrat e Ukrainės, ai arriti rezultate tė larta, deri sa nė vitin 2002 u shpall kampion bote nė peshat e rėnda.

Sfida e Krasniqit

Luan Krasniqi pėr vite me radhe po bokson pėr ngjyrat e Gjermanisė. Qė nė fillimet e karrierės sė tij, kosovari gjithė muskuj ka deklaruar se do tė arrijė tė luftojė pėr titullin kampion bote. Por, vetėm pasi ka fituar trofeun evropian ai mund tė pėrballet pėr titullin madhor. Dhe tashmė kushtet pėr Krasniqin janė pjekur. Pak muaj mė parė ai rimori trofeun evropian, pėrballė turkut Samil Sam.

Njė javė mė parė, nė njė intervistė pėr “Epoka e Re”, Krasniqi deklaroi se ėshtė gati tė synojė trofeun botėror. “Gjithnjė mendoj se kam potencial qė tė arrij deri te titulli i kampionit botėror, por gjėrat kanė ndryshuar. Lenoks Luis tani ka mbaruar karrierėn e vet, Klitēko nuk e di as vetė se sa do ta zgjatė karrierėn dhe se kur do tė boksojė pėrsėri.

Me tė gjithė kampionėt qė janė nė fuqi po tė mė jepet rasti, qė nesėr do tė boksoj pėr titull tė botėrorit dhe kam besim se do tė triumfoja, por duhet pritur rastin dhe duhet ta mbaj atė qė e kam fituar”, deklaroi Luan Krasniqi nė intervistėn e tij. Por, tashmė gjėrat kanė lėvizur dhe njė ndeshje Krasniqi-Klitēko ėshtė e realizueshme. Ndoshta mė 29 korrik tė kėtij viti? Do tė ishte zgjidhja mė e mirė pėr kosovarin, pasi edhe fizikisht ėshtė nė gjendje tė shkėlqyer.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė